top of page

BABAI - Edlira Jorgji Doko


BABAI Babai eshte nje burre me trup mesatar. Ai eshte me pak se shtatdhete e pese vjec. Eshte i gjate jo me shume se 170 cm. Ka floke te zinj me onde dhe thinjat qe trazohen mes tyre. Syte e tij geshtenje te ndezur, te thelle dhe qerpiket te shkurter e te dendur. Ka lekure te bukur. Eshte esmer. Ballin e vogel, pak rrudha dhe buzet e holla me forme. Ka lindur ne .. gusht te vitit .... Nena i vdiq pak me pas lindjes. Eshte jetim. Kishte nje baba autoritar, te mencur qe nuk i gjendej versniku. Gjyshi quhej Nikolla. Nje figure idhull per te tere ne. Raporti mes babait dhe tij ishte i qete, komunikativ dhe me respekt reciprok. Nuk mbaj ment te jene grindur ndonjehere. Babi ka punuar gjithe jetes, buzagaz e plot jete. Ka nje tip qe te ben per vete, shakaxhi i madh, i hedhur ne bisede dhe ne tavoline kavalier. Eshte kaq i bukur sa qe prezenca e tij te ben te ndihesh rehat, ne sinoret e tua. Une i ngjaj pak. Zakonisht (kur isha e re) punonte me kenge ne goje, ose fershellente lehte, packa se nuk i dilte mire, por nuk e cante koken, ishte padron i vetes. I pelqente vetja. Ka nje natyre te hapur, liridashes, qortues kur duhet por edhe tolerant. Nuk e njeh armikun, edhe ne dite te zeze. Kjo eshte gjeja me e bukur qe kam trasheguar. Merzitet rralle, por kur merzitet do te thote qe ke mbushur kupen. Nje here ne vit, ama per t'u mbajtur mend. Bukuri qe nuk ia vodha dot. Kam marre nga nena. Babai eshte burre besnik, nuk besoj ta ket tradhtuar ndonjehere nenen, po edhe ajo shkemben kete gjest hyjnor po me te njejtin cmim. Eshte i padjallezuar fare. Ne jetojme ne jug(Vlore), dhe jugu ka traditat te forta neper gezime. Ai ulej ne tavoline, me dajallaret e mi qe e donin shume, po ia punonin gjithmone. Ne vend te rakise ata pinin uje, babai raki. E vinte ne nje dore halli ne shpi. Nena e kuptonte dhe e shante disi neper dhembe. E bente te nxirte gjithe ate qe kish ngrene e pire qe te qetesohej. Po babushi eshte frikacaku i madh. Me urdheronte te therrisja xhaxhain qe jetonte perbri hyrjes tone. Zgjaste ky renkim nja nje ore. Aq sa vellai te ishte prane. Jorganin(bere nga duart e nenes) e mblidhte rreth kokes, kembet i linte jashte. Sipas tij i zinte frymen. Nuk zinte vend. Here-here, ngrihej neper dhome, por prape me jorganin zvarre. Kishte ethe. Ethe frike. I mbaj ment si tani fjalet, skenen te tere: - shpejt, moj cupe, po vdes babushi. Oh, oh, i vafri,.. i vafri une...oo..ohh.. -nuk vdes jo,- i pergjigjej nena duke me shkelur syrin. Une kaloja gardhin, ne pese minuta xhaxhai ish aty. Eh, kur vinte vellai, o Zot, o Zot kush e mbante. E ngrinte zerin me shume. Renkonte e fillonte nga amanetet: -Andrea, vellai. Vellai po vdes. Kujdes nusen me femite. Po vdes i varfri, i vafri..po vdes... -O vella, do ti therrasesh vetes, apo si ke hallin! Ca jane keto fjale se i tramakse femijet. Ca e ben kaq tragjike se nje gode ke pire, po he..! Nuk e mban stomaku yt, pse e pi?,-vazhdonte embelsisht ai. -Opo nuk desha une, o nuk desha...ma ben me hile, ma ben...ma hodhen dhe kesaj here Andea vellai...ohh..po vdes.. Xhaxhi qeshte nen buze. E fillonte terapine me fjale qetesuese. Se aq donte babai, ilaci i tij ish xhaxhi. Fjala e tij sherim. Mendoj ngaqe ishte jetim, vellane e kishte figure prindore. Dhe nene dhe babe. Ndaj kishte fuqi te menjehershme cdo gje qe thonte. Eshte brishte kjo skene, shume e brishte, si vet babai.Te pik ne zemer, te pik ne shpirt. Ah, me shpetuan ca lot. Xhaxhai eshte nje burre i bukur, i fisem ne te gjitha dimesionet. Kane karakter te kundert. Te adhurueshem te ty. Ja, keshtu, e qetesonte babane. Ai falenderonte me minuta te tera: -Andea, vella, me sose jeten. Shpetova se do kisha vdekur. Rrofsh, rrofsh..ta paca hua. -mire, mire,-i pergjigjej bute ai. Ika, tani! Befshit naten e mire e gjume te qete. O nuse, po patet nevoje me beni nje ze. -Te bejme nje ze? -pergjigjej babi vetetimthi ne vend te nenes. Jete i thone kesaj, jo shaka. Xhaxhi ikte gazplot, duke qeshur gjer tej kangjellave prej druri. Babai nuk e pinte rakine edhe pse e bente vete. Nje raki qe nuk e gjej asgjekundi ne Itali. Raki safi, si thote ustai. Nje gote, ose trazuar me kafene e mengjesit. Neper bankete, ose kur vinte ndonje mik. Ky eshte dialogu vllazeror e njerezor. Nje kujtim qe e freskoj sa here dua.Me ben te qaj, te qesh me shpirt, shpirt-femije. E imagjinoj tim ate ne lufte. Gezon titullin kapter. Per koke te Zotit, po te mos e dorezoj armen, mos me thencin ne emer. Vdeksha tani po ju genjej. Dukej qe nuk kishte zemer. Ai dhe kur priste gjelin e detit per vitin e ri, na therriste te tereve. Benim mbledhje ju them.Ta preste mos ta preste. Vetem kur ne i thonim mos e prit, merte hov. Edhe kur ja kepuste koken, na urdheronte "trimi" te futeshim ne shpi. Do bente kasaphanen e madhe, de. Ca degjonin, ca shikonin. Ishim gjashte mendje. Nuk ishte shaka. Une isha kureshare, po dhe ajo qe bindej me pak. Rebele. Ai kthente koken nga ana tjeter dhe kepuste koken shpendit te gjore: -Na, ja, ku u be dhe kjo punee..,- thoshte me ne fund. --------------- Por edhe kur dehej, (dy a tre here ndodhi) besoj nga frika zemra shkonte ne tilt. Me goden e dyte ishte ful. Cuditerisht kjo ndodh edhe mua, sepse gezimi eshte me i madh nga kenaqesia. Lumturohet zemra. Kemi dashuri te tepruar. Perballojme me mire hidherimin se sa gezimin. Njerez te tille lindin te dehur, te dehur me jete. Jane specie e bukur njerezore. Lindin rralle. Din vetem te japin, pa asgje ne kembim. Durojne dhimbjen qe u japin, kane turp per gjestet e huaja. Po po, i kam ngjare ornok, qe paste drite e jetegjatesi. Dehja ishte nje fare dashurie qe kishin dajallaret per kunatin. Ai nuk hapej kurre, por bente te tjeret te flisnin me ore. Cfare durimi! Eh, jo, ketu i ngjaj nenes. Une them gjerat e mia. Degjoj e ndihmoj te tjeret, por shikoj hallin tim. Nuk mbaj dot ne bark dhimbje te huaja. Babi, aleate te mire kishte dhe tezen (motren e nenes). O zot sa duheshin. Nje dashuri qe nuk reshti kurre. Babi eshte i dashur nga natyra. Te ben per vete kurdohere. Mbaj ment kur shkonte, nuk priste ti thonte tezja ca do pish, po i thonte vete cfare donte. Po dhe ajo, pik ne kembe. Eshte nikoqire e madhe. Zonje me te tera hyjnite e gruas. E dua dhe une fort. Nuk kane shkembyer kurre dy fjale me njeri-tjetrin. Babi rrefehej bukur tek ajo. Nje sintoni qe ndodh me shpirtrat e bukur. Me ben krenare kjo tezja ime, ashtu si edhe xhaxhai. Jane dy figuara te rendesishme ne vogeline time, qe me pas shoqerojne daje Andrea, dhe nusja e kusherit (nga ana e babait) Zilua. Andrea-dajo, ishte nje burre shtate larte, i bukur, te merte ne qafe. Yll, diell i vertet. Linte koken per babane, por edhe babai per te. Nje lidhje qe e ndau vec mortja. Dajua vdiq i ri fare. La gruan dhe tre femije. Ai vinte sa here ne shpi, vetem te bente shaka me babane. Cfare sintonie! Ende e kam fytyren e tij prezent. I biri (djali i madh) i ngjan komplet. Ndoshta nga ajo vdiq. Thone kur binaja te ngjan shume, te ha koken. Po mua qe me ngjan im bir? po atij qe i ngjan djal i madh. Bah! Eshte nje zakon qe ka dale kot nga zerat e fshatit. Nejse, dajua dhe babi kishin nga nje emer super qe kishin vene njeri-tjetrit. Dajo e quante " i pa mulle" dhe babai e quante" pecengo". Por nje dite, dajua nuk na gjeti ne shpi. Nuk mbaj ment ku ishim. Po qe te mungonim te tere duket te ket qene sezon i mbledhjes ne arat prane Vjoses. Vellai i nenes, duke mos pare njeri, shkuajti mbi deren e bardhe mes dy xhamave ne ristelen ndarese me stilolaps te kuq: "O i pa mull, erdha dhe nuk te gjeta.I pa mull ishte, i pa mull mbete.Po iki.Perqafime Andrea." Aq, kjo qe ardhja e fundit ne pragun tone. Kur u kthyem ne shpi, i pari qe e pa dhe e lexoi qe im ate. Dhe nuk pertoi te shfrynte hidhur, zot, sa hidhur! Pastaj leshoi nje klithme: -oh, malukati, paska kaluar. Degjove ketu o pecengo, degjove...disi i helmuar. Nuk po kuptoja kete gjest te vogel te babait, po asnje nga ne nuk foli. Kishim uri, e filluam te hanim me shpejtesi. Tamam si njerezit punetor. Mbaj ment babai nuk hengri per tre dite. Rrinte rrinte dhe thonte vetem keto fjale: -Mos, o Andrea, mos shko! Babai e ndjeu vdekjen e tij. E kishte ndjere me kohe, ndaj e keshilloi mos te operohej. Dajua vuante nga zemra. Po nuk ishte nje nderhyrje kaq urgjente qe ta bente. Po dajua ngjan me babin, frikacak e zemer bute. Dajua ishte nisur per ne Tirane. Cdo gje ishte gati. Te gjithe njerezit nga ana e nenes kishin vajtur. Ne nuk mundem, nuk kishim forca ekonomike. Im ate punonte e ime meme gjithashtu. Ishim gjashte femije, e nuk dilte e shkreta rroge. Ja. ashtu, e shynim muajin gjithe sakrifice. Asnje nga ne nuk bente numra. Dihej, kuptohej, cdo gje ne heshtje. Ata qene kaq te medhenj sa qe te gjitheve na cuan ne shkolle, dhe kete nder nuk e shlyej dot. Zot sa e vogel ndihem para tyre. Jane idhuj, pik! Nga Tirana arriti lajmi qe operacioni kishte dale me sukses. Te gjithe gezuan. Ne tren e ndezen me kenge labe. Sa arriten ne Vlore, vjen nje telegram i mallkuar, qe kengen e ngriu ne buze, dhe syte i mbushi me lot. Dajua kishte vdekur. Doktorin e kishte paguar me florinj, me gjera fshati plot. Dajua kishte nje gjendje te mire ekonomike. _________VAZHDON___________

BABAI (vazhdimi) Kur vinin frymezimet ne dyqan, dhe nena (dore shthurur sic e quante babai), shkonte te blinte kabash uji, o vere, bere prej qelqi, nje beze per carcafe te qepte me duart e saj, po ndonje fustan neve, perparese per guzhine. Mirpo, sa e shikonte ne dere, babai, fillonte e renkonte: - oh, moj cupe, i ka prishur te tera leket. - me drejtohej mua e me pas nenes. - moj grua, moj dore cpuar, pse moj te ka bere Zoti keshtu? c'fat pata une i ziu? Opo po, i vafri, i vafri une, - e ngrihej e fliste me vete neper oborr, ose ikte e qante hallin nga tezja. E kam parasysh fytyren e nenes. oO, si i ndisnin ato syte e bukur, ato floket e gjata sa te mijat i kishin kaq hije, kaq e embel, kaq grua. I hapte gjerat dhe thoshte: - po ja, moj cupe, dhe kjo duhet ne shtepi, dhe kjo duhet .. ku di burri punet e gruas ne shtepi!? Pastaj, merte gersheret dhe i futej punes plot entuziazem. Dhe i qepte me dore. Makine qepse, ju them. Nga mesi i punes kthehej babai, efekti i fjaleve te tezes ishte terapi: - po i prishe te tera te tera, moj ?? (Nena quhet Ollga. Po babai nuk e thirri kurre ne emer. Nuk i therriste, dhe aty prane. Ishim ndermjetes. Besoj nga emri. Kishte nje turp te pashpjegueshem.) -shiko, - ia bente nena - c'kabash te bukur. - s'ke faj, kur i lashe sheshit, mire bere - pa ardhur akoma i preve? Edhe gersheret do ti fsheh une, mbaje mend! pse moj prefsh koken , pse i preve,- vazhdonte, sikur te kishte gjynah per bezen. - Aman, o Xhoxhi, -nena - te tera shoqet atje ishin , asnje burre nuk futet ne punet e gruas, vetem ti. - grua, mblidh mendjen, te them! Ti kur vete ne dyqan, nuk shikon me as majtas as djathtas, i do te tera. Punoj une, ndaj. Mes kesaj klime, une merrja kabashet e trembura dhe i thoja babait: - o ba, ti mbush me uje ne cesem? - po ik, tani u be drecka. u prish leku. Shkoja zbathur, se nuk me zinte rradha mua per shapka. Kisha nje lumturi impresionuse. Tamam si Aidi ne karton. Por kur i mbushja, nuk shikoja nga jashte po nga brenda, kudi une c'shejtan me mesonte. Xhami me uje zvogelonte retinen time, e shtyeja kabashin me force me poshte. Me ngelej bishti ne dore. Dhe me te dytin, bishti tjeter. Nuk ju tregoj te qaren. Edhe hunda e shkrete kullonte, beni hesap. Me dy bishtat shkoja ne shtepi. - oh, oh, - degjohej zeri i babait sa hyja ne oborr - mos e diskuto fare! - i ka thyer - e shikon moj grua sa ters- ja ja,si iken leket iken, i varfri, i varfri, - prap nena e kishte fajin e shkreta. - ti ke faj, - ngrite ze nena - tersus! Une qaja me denese, se vertete nuk doja. Ai me mblidhte fort ne kraharor: - hajde, moj cupe, mos qaj me. iku , cu be u be - po dhe ti prej druri i ke te shkretat? malukate! Kishte nje grindje te bukur babai. Nena po ashtu. -.-

BABAI (vazhdim) Babai ishte kryetar fronti. Kishte teser kominsti. Ishte komunist. Ai nuk dakordonte me sistemin, ruante koken, emrin e familjes, fisit, e cila ishte me e rendesishme se cdo ngritje ne nivel shoqeror. Me kujtohet, isha postjere. Mblidhja taksen e shtetit tek te gjithe abonuesit, disa i jepnin, disa jo, pastaj ishte normale se paga e atehershme nuk ishte kushedise cfare. Kur shkoja ne shtepi i dorezoja te tera, monedha me shume qe i lija ne tavoline, se dhe rrogen e muajit e mbanim ne dollap pa celes, ngaqe asnje nga femijet nuk kishte dore, e kete u mesova dhe femijeve te mi. Babai, edhe pse kishim nevoje per ndonje te holle s'i ngacmoi kurre ato. I quante "lek te mallkuara", qe me te drejt, pak halle kishin fshataret do jepin dhe qindarka!? Ai ikte me nje kafe ne mengjes te shoqeruar me pak raki dhe kthehej ne dreke, me interval te shkurter. Gjella ishte si gjithe te tjeret:gjelle patate, fasule, gjelle me qepe, byrek, kishte raste peris, buke me sheqer, o me krip mes vahtesh, e ajo qe mungonte kurre ishte spora, buka e mistrit. Mungonte mishi. Vetem neper festa; - Fshatar e mos kesh pula? Fshatar e mos kesh nje liter qumesht? Fashatar te mbjellesh grur e miser e te hash buke misri?- thoshte neper dhembe babai nenes, - koministe shokeni, komunist te internuar. Une isha me vogla nga kater vajzat. Por pas meje shoqeroronin dy vellezerit e mbyllet cikli i femijeve si nje qiell me gjashte yje, dielli dhe hena. Plot shyqyr. Babi shkonte ne mbledhje partie, gjithmone me ironin gati, por gazmor, i perqendruar dhe shakaxhi sa kapte veshi biseden e pare ishte gati, te fliste kunder gjithckaje, por duke e ditur se shoket nuk do te merrnin masa qe fliste hapur e drejt per drejt. Duke e kapur per xhakete, iu luta njehere te veja me te ne mbledhje. Oh, heren e pare rrefuzoi. Te dyten pranoi. Salla ishte ne mos gaboj, nja njezet metro e gjate dhe dhjete e gjere, "vater kulture" emerohej. Aty shikonim filma, teater, skece, kenge dhe vallezimet e mbremjes. Mbushej me te rinj, e perfytyroj si tani. (mua nuk ma varte asnje nga djemte, ngaqe motrat ishin me te medhaja, per mua priste radha.) Isha e lumtur, jo se shkoja ne mbledhje (ku dija une), ah, kuriozitet femije. Isha me babane. Kryetari nje burre i mencur fliste dhe babai pergojonte nga avash shokeve djathtas e majtas, e degjohej nje e qeshur ne grup. Dhe ne fakt asnje ne fshat, nje ndergjegje te mykur, nuk do ta perqafonin kurre. Neve jemi fis i lire. Nuk hyjme ne mekat. Shteti na gjakosi. Na trajtoi keq, pothuaj ishim shtresa e fundit e shoqerise, e megjithate nuk mungonte dashuria per jeten. E cuditshme. E adhurueshme gjer ne palce. E dini?! Kur lexoja autore te medhenj nga vendi e te huaj, une kisha turp per fshatin, e thoja: - c'te shkuaj!? Partizane te famshem nuk kemi. Autore te medhenj nuk kemi. Artiste nuk kemi. Te genjej? Nuk mundem , -thoja. E nuk fsheh brishtesine e perlotur sot. Pertyp shtellunga lotesh, se ndihem ne faj. Kam hyre ne hak. Si thashe nuk kishim partizane? E ata qe shkonin me barkun bosh ne pune, e me rroba te vjetra e cisme te grisura, -fare ishin? Po doktoret dhe infermjeret, mamite, cfare ishin? Djemte tane qe veshi shteti te gjithe me uniforme, cfare ishin? Partizane? heronj? artist? Te gjitha i kishin, te gjitha. Ata ishin me partizane nga partizanet, me heronj nga heronjte, me artist nga artistet; oh, qava, oh... Ishte nje sintoni mes nesh, nuk di ta shpjegoj me fjale, kuptoheshim ne sy: - asnje nuk do ta turperoj fshatin! Fjalkalim nga brezi ne brez. E cuditshme. E adhurueshme gjer ne palce.

-.-

BABAI (vazhdim) -.- Sic thashe, isha me e vogla nga vajzat, ashtu sic trajtohen me te vegjelit kur babai kete situate e shfrytezonte, atje ku nuk mund te shkonin te medhajat. E me conte te blija buke, pa leke perkohesisht, se nuk dilnin te shkretat, por kur hynte rroga e re i shlyenim. Shitsja nje grua e beshme, dhe njihte situaten tone, e jo vetem, kishte shume si ne me tollon. Babai me pregatiste psikologjikisht dhe moralisht perpara. Po ju nuk e dini pse-ne. Zonja kishte bere djem. E babai me fuste xixat te ngecja diku. Ishim kater. Oh, o Zot, krekosesha mire dhe yxhym. Rradha behej e madhe ne dreke, dhe punetoret vinin nga puna, e kisha nje cik pisk punen. Ah, kisha turp. Rrija nga fundi. Ajo si mencme qe ishte dhe eshte, bertiste: -e shypet vajzen, e shtypet vajzen - Eda? sa buke do? Sa xhan?- pyeste plot dashuri. Ngrohesha, me vinte cerja sa degjoja"xhan". - dy! pergjigjesha gjithe kenaqesi duke ngritur dhe doren , dhe me ate ngazellimin nga brenda kaq te coroditur, po e lumtur, se ne fund te fundit kishim buke ne tavoline. Rrugen gjer ne shtepi e beja me fryme. E picoja fort. Haja nje gac plot me uri. Nje magji e tille nuk me ndodh sot. -.- Ka qene nje cam i mire shume. Ne fund te fshatit. Ai punonte ne ferme. Babi e shkembente kete nder duke i bere ndonje tavoline ose divane me nje cmim me te aryeshem. Dhe cami nuk lodh asnjehere ti thonte babait se sa here qe kishim nevoje te shkoja. Xhanan njeri. - sa te porositi babi? - me pyeste pa me cuar ne siklet. - 100,- i thoja, me ze te dridhur. Nderkohe qe shkonte brenda, ne te dyja anet e rrugices ishte plot kumbulla, hemm, cfare lengu kerciste nga goja. Nuk mund te enderroja aspak ta provoja nje. Kisha vajtur per hall. Vonohej nja ca minuta. Dhe keshtu, une, sa beja hapin e pare, me thirrte nje te dyte: - hajde ketu, moj vajze! na te jap xhaxhi kumbulla. Kumbulla zemerkuqe, vishnje te mbyllur e te verdha. Per zemerkuqet me shkonte ne cack, i haja shume. I mbushja xhepat e fustanit sa s'mbanin me edhe gjer ne shtepi kisha korritur disa. Nepsi, uria, rinia, benin te veten. Oh, c'kenaqesi qe e rrefeva. -.- Babai bente korniza. Une me vellane e madh conim porosine ne vend. Mblidhnim lule ne vere. Kur mbaronte kooperativa sezonin e fasules, o patates, shkonim me shat te gjenim te mbeturat. Asgje nuk shkonte dem. -.- Babi po te donte i kishte cuar vajzet ne pune. Ishin kater krahe, plus dy ata, beheshin gjashte. Nje ushtri. Nje banke me leke behej. Posi kishte vuajtur vete, e nuk shkoji dot ne shkolle per doktorature, ishte betuar se do na ndiqte te gjitha kapriciot. Ne fakt motra e madhe vazhdoi industrialen ne Vlore. Motra e dyte gjimnasin me burse ne Himare. Motra e trete dhe une ne Llakatund. Vellai i madh shkollen e piktures ne Vlore, nga ku dhe une, bera konkurs per kanto, nuk fitova, AH!. Fitoi nje vajze nga Llakatundi. Peng mbeti vellai i vogel. Ishte me dhjeta. Vinte duke qare per nje nente: - He..he..hee..., o baaa, mesuesja ma beri me hilee, me coi nentee. - E te keqen babi, nuk ka gje! nuk ka gje! Heres tjeter merr dhjete. - o ba, - hidhesha une - une sot mora tete. - e tu befte babi, po te gjithe te mecur nuk do dilni. Ku ka shume femije ca jane te cakes , e ca te ngordhjes. oH, cfare kunje! :) Nejse, e hajde ta pushoje me te voglin se. Zheniu i familjes, e kapte dore, e do ta conte me se s'ben te ndryshohej nota. Nga klasa e pare e gjer ne teten, mesataren e kishte DHJETE. Ishte, dhe eshte ndertuar mjaft bukur. E zuri demokracia. Peng e kam, peng! - TE GJITHE. -.-

BABAI BABAI

Babai ka fytyren e gjithe poeteve te famshem, babai ka sjelljen nobel te nje sang Real, eshte nje artist, eshte i gjithanshem, babai mbart dashuri si nje dishepull ne zemer sa gjithe bota e lakmon, babai kishte oksigjen, per lulet, per trandafilat, pa sosur, pa shkembim te jepte jete, ne cdo stine, ne cdo ngaterim fjalesh e ingranazhe hijesh, ne cdo dhimbje, ne cdo lot, ne paqe, ne dite te veshtira ishte si diell, ne netet e ftohta ishte zjarr, ishte strehe, ishte shprese e ne trishtim si nje yll plot meteorit, babai kishte force te natyres se embel, ne qortim i drejt, me Zot, ashtu si, ne erresisen e thelle, jeton nje fije drite.

Babain nuk e njeh njeri, po une, do ta ngre, ne kup te qiellit: - Ky eshte babai im! babai im ! babai im!

Verona me 9 mars, 2017 KALORESI I AGIMIT ("BABAI")

Babai ishte bukedhenes qe therriste cdo udhetar, babai qe kafshaten e ndante me driten e henes , plot bujari te priste, me zemren e madhe, babai kendonte neper shi e bore ku e zinte bresheri nuk fshihej, babai kaq i thjesht, kaq i mire, sa nuk gjendet versniku nuk lind nena nje te dyte, nuk do ndodhe kurre, me ate buzeqeshje, me ate ironi, ate fishkellime, me ato floke te dendura geshtenje ne te zi, me syte e vegjel sa oqeani, me ate grindje sarkaste, ate ciltersi, ate gjalleri nuk lind nena nje te dyte, nuk do ndodhe kurre, babai punonjes gjer ne agimin e pare, si deti ne batice, kaloresi i reve, nje uragan, ate shpirtin ne gjoks, dhe te ngrohte, te gjere.. sa nje parajse...

Babain nuk e njeh njeri, po une, do ta ngre, ne kup te qiellit: - Ky eshte babai im! babai im ! babai im! Verona me 9 mars, 2017 NJE SHUPLAKE NE KUJTESE("BABAI")

Ne kujtese e gjalle. Jeton nje shuplake ne faqe: per nje leter dashurie ne token prane kroit, prane mullirit te fshatit nga duart e lodhura me kallo, kur genjeva, se po beja detyrat, vapa qe digjte, ne ate fund vere e fillim vjeshte, e dashuria, trokiste ne zemer, bota pushtohej me nje puthje, fryma, nata, mendja, ishin nje vorbull mes furtunash pa fre qe fluturonin drej lirise. Thuaj babai, e kish ndjere, rrymen e flladit nga letrat pertoke, kaq sa nuk mbaj mend numrin, nje fletore, "i dashur... shpirti im... jeta ime... te shkruaj..."

Kur i hap nje nga nje, te tera toka me iku poshte kembeve nuk isha me, kur nje shuplake, beri syte shkendi ne trup nuk pata me gjak, ah, as oksigjen ne tru, ah, as fjale per te thene, vdekja doja te me rrembente ne ate cast, m'u duk sikur e kisha tradhtuar, sikur e kisha vrare, mbajti meri plot nje jete, gati per nje jave; e as syte me hodhi, nga mengjesi ne mbremje, per nje leter, leter dashurie.

Verona me 9 mars, 2017 NJERIU I ZOTIT "BABAI"

Babai ishte komunist i kohes si gjithe yjet e qiellit, babai me fjalen tij helmonte nje diktature ne ajer, prangat e shtrengonin, litari e mbyste, babai rebel qe shperthente si nje dige ne gjithesi dhe kur deti s'bente zhurme, babai nje jetim, per nene, per ninull femije, per Zot betohej, per fene e tij, ne varre kur kalonte nuk rendohej, per kishen e prishur, per eshtrat pa emer, per mermeret, ne kodrinen e fshatit ne perendim, per selvite dhe dafinat, te prera, gjithe urrejtje e shikoja te pikelluar diellin ne syte e tij, babai nuk vuri duart ne mekat te lahej, ne kurban, jo e jo, as shiti, koka njerezish, te ngrihej ne detyre.

Babain nuk e njeh njeri, po une, do ta ngre, ne kup te qiellit: - Ky eshte babai im! babai im ! babai im! Verona me 9 mars, 2017 NA DEGJON ZOTI ("BABAI") - shenjtorja e panjohur - .......................... - pikerisht ne ate vend. Perendesha e qiellit ecen si engjell mbi toke dhe ne cdo agim derdh lot gjaku te medhaja sa dhimbja e lindjes, te vogla sa tradhtia, dhe historine qe flitet nuk e njoh ne ato sinore, ne ate kembane, kenge nuk degjova. Po ti a beson ne perendi frymen e saj, ne bekimin e qiellit beson? Jam e cilter une besoj nuk praktikoj, kristianizmin mbaj ne shpirt. Kur isha e vogel, kishat i prishi komunizmi, e beri popullin pa fe dhe une pyesja atin tim: - Baba, a ka Zot?, - ai, me gjysem zeri pergjigjej ne fshehtesi: - Oh, moj cupe!- c'me bene pyetje te tilla, sa nje kalamake, se na degjon... ........... 2016 - 2017

BABAI (vazhdim) Nena, ne vere, punonte triket e leshit per ne dimer. Ajo bente pune kryqi ne stofe doku per mbulese tavoline, per jastek ne divan, per priken e vajzave, dhe ne thasesh sargji, qe i bashkonte e bente qylima te gjate e te gjere me bollek, kater x kater, e ndare ne kater pjese, e ne fund nje bashkim i copave, ndersa rrugicat kishin permasa te ndryshme: kater metra, tre, dy, o nje meter e fundit qe vendosej ne pragun e deres. Leshin, qe ishte produkt i vendit, e krihte me kreher, e me pas e tjerrte te holle o te trashe sipas punes qe do te bente. Leshin e lyente vete ne shtepi. E mbaj mend, merrte levozhgat e arres e ca gjethe dhe i zjente per ore te tera. Edhe pellemba e dores merrte ate ngjyre. Nuk kishte doreza. Te gjitha keto punet e gruas, na mesoi te gjithave. Gjyshe Sotira(nena e nenes)ishte esnafe. Sa here na shikone kur vinte ne te pare, na pickonte si me shaka, dhe na thoshte ze ulet: Cupani, mos mendoni se burri, ju do per kukulla, - gjithe ironi . Thoshte dhe dicka tjeter me kunje, po nuk kam deshire, ose gjuha ime nuk e lejon. Ajo na mblidhte sic ishim. Gjente nje vend ku binte dielli, me gersheret, gjilpere, e me fil dhe te gjitha corapet e grisura. I andronte si te reja. Mjeshtre. Une dhe motrat mesuam te tera. Kishte nje metode fituese, na conte ne gare. Mjeshtre. Edhe tezja ime, nikoqire me patent, keto punet e shtepise, si:per te gatuar, e per te andruar, ishte bere nje ekspertiste e gruas shtepiake. E them pa ndrojtje: me e mira ne fshat. Mirpo, babai, keto gjerat e vogla i donte shume. Sidomos fanellen e leshit kur e punonte gjyshja, ai e bente nje histori duke e ngritur lart vjehrren e vet. Kishte nje raport paqesor, miqesor, si dy shoke lufte qe kujtojne cdo gje nga jeta. Gjyshja, jetonte ne fshatin pertej Shushices. Ne fshatin Armen. Ishte nje grua e vuajtur. Burri i vdiq shpejt. E la ne mes te kater rrugeve vetem e me tete femije. Ndenji fisnike kurores se saj, nuk u martua me. Pra, babai i nenes vdiq nga minat. C'vendoste minat nga toka mbas luftes. Fatalitet edhe gjyshi i tim shoqi, ka pase nje vdekje te tille. Cfare fati! Ngjan pa behet krushqia, - thote populli. E shteti? Me dekoroi te gjalle e te vdekur, te shpifur e te bukur, partizane e tradhtar, e harroi kete pakice qe ishin heronj? Do flasim dhe per kete gjere e gjate, njehere tjeter. Ja keshtu, babai jetim per nene, nena jetim per babe. Ajo gjente figuren prindore tek babai, babai gjente figuren memore tek nena. Nderkohe, babai e bente ndonje pune neper shtepi. Nje artixhane jo i kualifikuar, thjesht nga nevoja. E them me plot bindje:shkolla eshte e vlefshme, por nese jeta te trasporton ku deshiroj ajo, behet detyrimisht nje universitet i dijes. Babai e kishte kete dhurate, qe rrembente cdo gje te bukur nga te tjeret, pa u bere nje klloun; mesonte shume shpejte. Kete e percolla, edhe femijve te mij. Bukuria e babait, i ka rrenjet ne shpirt. Eshte i bute dhe le te shkojne gjerat - elastik. Kurse nena, drejt e drejt. Pa kthesa, pa stop, pa vend pushimi. Babai e gjente pa mendje ei fuste ndonje kunj tek-tuk: - Grua! ndalo, merr fryme. Do ta thyesh zverkun ndonje dite. - Ti, xhan, e ke punen te terezi me te gjithe, - thoshte nena - dhe me e drejte, jam une. - Te mungon takti grua, te mungon - pranoje! - Sa ti vi anes e anes muhabetit une, burre, u ngrys jashte - kam gjashte per te rritur, - vazhdonte nena duke i bere me shenje magjen plot me rroba t'ja ngrite mbi koke. E nena, per te mos ndjere dhimbje nga pesha, nje bluze e bente unaze, dhe e conte poshte magjes. E beja dhe une kete gjest. Funksiononte perfekt. Babai ndjente ligesht ne zemer, dhe e ndihmonte. E percillte ne cesem, poshte tek"fusha", por ne mbremje vone, se mos e shikonte ndonje shok dhe e perbuzte. Eshte dhimshme kjo skene. Per te adhuruar. Me beri qaj.

BABAI (vazhdimi) Por nena kishte dhe nje hob tjeter. Qethjen. Puna e babait nga e nenes ishte dy tre minuta ne kembe. Kur linte punen babai, i dilte para dhe e porosiste te shkonim tek puna e saj se do na priste floket. Te gjithe shtremberonin turinjte. Une jo. Jo se isha me e mira, po se nena me kishte thene: - ty, t'i pret nena, se nuk te shkojne te gjata. Je esmere. fytyre rrumbullaket. e del ne shesh. - e mire, - i pergjigjesha gjithe entuziazem. Keshtu, e dorezuar fatit, isha ne marrsh e para, dhe e para qethesha. Naaa, shyt fare. Edhe delja ishte me e bukur, e nuk mbaron ketu, dhe peshtymen siper mos merrja sy. Koken e coja ne preher, tamam si "cjapi tek kasapi" Nuk prisja oren te mbaronte. Eh, kur shkoja ne pasyre, o Zot, o Zot me shpifur nuk behej. Shkalle-shkalle. "karre" , "kaperlon" "djalerisht", "bishtpellumbi"i quante modat nena. Me mua e kishte zene damari "djalerisht" . Degjoni.. dhe patizanet ne cete e kishin nje cufe me te gjate, une jo. Por nuk qaja. Edhe vellezerit nuk kishin problem. As motra e madhe , e as e dyta. Ajo, qe vinte kujen, ishte motra e trete. Mjere dhe majat. I kishte te gjata. Kur vinte ne shtepi e shikohej ne pasqyre, me ore duke qare, me ore. I bente ato balluket ne grusht e nese nuk i shkonin tek gjysma, prerja ishte e keqe. Ja, pse qante: - Pse qan, o Lu , i thoja. - Hee, sa mi ka preree, heee.. E po, kur qante per majat, zemra ime e vogel, po une, c'duhet te beja!? Nejse, ikja une, te beja detyrat me shoqet nga "berbeliku" E, cfare ajri i paster! Ato lulet ne dritare..kaq te beshme, plot arome. Sa mbaronim, loznim me top, me pandalle, me pafka. Nje miqesi pa intriga, vertete feminore. Kur kthehesha, babai dhe nena ishin ne shtepi. Gjithmone te zene me pune, o duke pire nje kafe, o duke bere ndonje yckel te vogel. Sa futesha, nuk me pyeste ku isha, cfare bera, po direkt ne plan te pare: - Oh oh, c'i ke bere cupes? pse ma ke shemtuar keshtu, moj grua! Oh, dor' florirja! ah, ti marte dreqi ato duart, ah! - Mesove si presin gersheret dhe yxhym!? Do ti fsheh, moj do ti fsheh, se ndonje dite do na presesh dhe neve - moj, nuk shikon me ti, moj.. - Shoqe mbi shoqe e ka nena - tpu, sy mos marte, - thoshte, e ikte ne guzhinen e jashtme te gatuante. - Pa hajde ketu, moj te keqen babi! me je shemtuar fare! Me perkedhelte si me meshire, ose me mire me dhembshuri. Por nena kishte dhe nje hob tjeter. Bakllavane dhe kadaifin.

poezi autore KUR U LINDA UNE-Edlira Jorgji Doko March 12, 2017 | Edlira JorgjiDoko Kur u linda une ishte dimer; fillim shkurt i vitit shtatedhjete e tre e babai kishte te prera me shume se nena. Renkonte si grua lehone, me ngjyrat e henes, lart e poshte neper korridor qe fliste e fershellente... - Tre vajzat e para i priti me gezim: zemer plot mbolli nje peme te katert; e luti nje diell per ditet ne perendim, pritja e muajve fluturonte nga dimri tek pranvera, aty ku dilte lulja, e aty binte gjethja... -.- Ne qarjen e pare, vrapoi drejt deres i ndricuar, me duart e mbledhur si nje bekim ne shpirt. Luftonte, mamia, mes tufanet e eres... Here i jepte shtytje, here i jepte force nga pervoja vjecare, qe sillte jete e jete ne drite qeshte me femijet, e qante me grate... - He! cfare beri nusja...pse kaq vonese? dridhej nga meraku, fergellonte nga frika: - T'ju rroj pellumbesha qe qan kaq embel eshte kater kile, gjithe shendet! - O Babai, babai plot zjarr, qe dhimbje mbarte brenda ne fjale: - Jo jo, Zoti im, themelet do prish! Me gra me mbushe shtepine? -.- U mblodhen njerez, beren te tere urimet, e me duart me peshqesh, raki, e llokume, zakoni i jugut neper vaki e gezime gjeja e pare te bejne petulla: nje pjatance te madhe. E sheqer sheqer e mjalte mbi embesirat, e keni ndermend aromen nga dhoma ne guzhine?... - kenga qe shtohet, eshte gjumi qe iken, eshte ninulla prej perendie ku flene engjejt, si shushurima e eres ku flene zogjte, ngjitur ne trupin e saj pijne ne qetesi!... - Per mua - nuk u be brumi me uje, As emrin se vendosen, as qielli s'foli, ne heshtje; tek nena me shtrengonte si lisi dheun.... -.- - O grua lind vetem hena: - nuk di te besh yje. E mallkuar qenke! - e faren do me c'dukesh!... Emrin do ma shuac pa trashgimtar! - c'fat pata i ziu. O grua lind vetem hena: - nuk di te besh yje; nena e lenduar qante, ja me zgjaste ne syte e zhgenjyer Edhe njehere, te qepej familja, nje jete ne paqe... si bota ne gjelberim qe leshon fryme; -.- - O Babai, babai plot zjarr, qe dhimbje mbarte brenda ne fjale: - Jo jo, Zoti im, themelet do prish! Me gra me mbushe shtepine? - ah! nuset e fisit si zanat ne perralle! Pyeten, per emrin, nese e gezoja ne nje fjale me pagezuan nunat e mira, nen shperberjen e babait, zbutjen e ngadalte, keshtu e kendoi nje kenge femije, filloi te me tund, filloi te me mbaj ne preher! Nga c'me tregoi nena mua, nga gjestet e hijshme, moti u ngroh, mbas dy vjetesh... Pastaj, nje trendafil tjeter u shtua, nje kopesht, si nje pyll i larte ne mal, qe rritej nga dite ne dite e zbukurohej, ne syte e mengjesit nje feste e madhe... O Babai!...Babai plot zjarr...ne kohe, qe endrra mbarte brenda ne fjale!

---

BABAI (vazhdim) -.- Babai kishte metoda te buta edukimi sikur te kishte studiuar ne universitetin me lluksoz te Evropes, e i lindur me parime shendosha ose percillte ate ushqim te nevojshem per cdo femije. Nuk ishte i vetmi ne fshat;nje privilegj te tille e kishin shume koka familjesh po sinqerisht si vinte reforme vetiake e perbashket eshte mister. Ishte sistemi? Mos kamja? Dukuria e virtyteve? Nuk di te them, nuk jam ne gjendje. Ne fshat kishte cifte (prinder) te adhurueshem per te cilet ndjen vetem krenari, por edhe bekim. Flas per Gervenajt, Balliajt, Qirjajt, Koretallaret, Lerajt, Dokajt, cifti Saranxhiu, fise te bollshme e te medha, qe edhe mund te gjeje ndonje difekt siper, disa fjale boshe ku mund te qortosh sot, por e pamundur. Jetonte, mes nesh, nje respekt reciprok i pervecem, ajo gjuhe e perbashket, nje besim. Duheshin shume pleqte, krijohej, harmonia normale, ne gjeste e perulje, ne fjale e ne peshe, ne heshtje e ne degjim, ne te mesuar gjithe sekretin e jetes tone. Po prinderit tane, nuk shijuan asnjehere muziken ne diskoteke kur ishin ne kohen e pranveres. . Nje udhetim ne krocere nga ato gjigandet dhe plot njerez, pese dite pushim per clodhje, per semundje, nuk paten kohe, as te ardhura. Ne ato fytyra, me ajer te cilter disi te lumtur dhe plot gjalleri e entuziazem per jeten, jetonin shpirtra te vuajtur e te munduar;por pa ndaluar rritmin e zemres ndaj pengesave te kohes ne vazhdim. Me kujtohet, kishim nje makine te madhe ne fshat qe percillte dasmat, duke stolisur te gjitha vajzat dhe djemte per martese, shkonim ne pune afer Vjoses. Nuk di te tregoj me saktesi sa here e kane shqetesuar shoferin naten per ndonje urgjence, duke e ngritur nga shtrati me ngut si e mernin me e mira. Nuk kishim Ambulance, ai ishte shpetimtari qe dhuronte miresi me ato mundesi me ate buzeqeshjen e tij si shtojzovalle lulezimesh. Per te shkuar ne Vlore, duhej te shkonim gjer ne Llakatund ne kembe te merrnim autobuzin, e me kujtohet nena kur bivinte, e kishte blere simite me ate gezim feminor: - hajdeni, ju befte nena - thoshte e kenaqur. - mblidhuni te hame te gjithe bashke. - nje lutje nuk do ta bejme? per mire, mendoj, o kalamajte e mi, - psheretinte babai. - sot, mos i mblidh therrimet qe bien ne tavoline, leri ti hedhim jashte, - hidhej motra e madhe nga une. - ajo do behet nikoqire, zonje per shtepi, - gjallerohej babai. - qe aty duket gruaja e mire, qe mbledh mundin e saj, vazhdonte ai. Isha shume e zene te ktheja pergjigje ne ate vale te uris, e them padjallezi, kisha teorine time ne ngrenie: - E di qe te ka blere nena sandale? - me ngacmonte nena. - Sandale! - i dua, i dua - nemi! po c'ishte ajo pyetje? une e shkreta ate doja. Ajo i blinte me ngjyra te ndryshme qe mos te ngaterroheshim njera me tjetren, vetem ti gezonim. E kam bere nje poezi nga te parat fare, i coja mbi komo, para se te fija, duke me zene gjumi., i laja gjate dites nga pluhuri dhe i fshija me ndonje lecke. Me lluster i beja qe mos griseshin ngaqe i trajtoja mire, me deshire, kisha pasion. - o baa, pse u grisen? - thoja gjithe trishtim - une i hoqa kur luajta. - epo te reja nuk do rrine te keqen babai. Edhe, do grisen, se nuk prodhon me fabrika. Gjithsesi me fjalet qetesuese te babait, une isha e trishte nga kjo situate, dhe ankohesha neper dhembe per punen pa cilesi. Ky ves i sandaleve, me mbeti dhe sot.

----------------

PESHKATARI - Edlira Jorgji Doko ("BABAI") - tregim - Babai na i tregonte duke qeshur historite. Cdo here, kur shtypnim rrushin ne magjen prej betoni, ishte i pari qe rrefehej. Sesi i lidhte fjalet puna e tij, nga e sajonte prap puna e tij. Keshtu, ne vajzat, sforcoheshim me shume. - Hajde, cupani. Sot... ju pret pune e madhe. - E mire o ba, ne jemi ne forme sot - hidhesha une, - sa fuci do mbushim sot? - Sa me shume te bejme me mire eshte, per ta hequr qafe e kemi. - Gjithe ate grumbull ?Nuk jepte pergjigje, por fillonte te pergatitej per te na mbajtur me te temena qe puna te ishte plot volum sic e deshironte ai. -Ishte nje peshkatar - tha babai - njeriu i Zotit, edhe i ati i tij po ashtu. Quhej, Andoni. E dini cfare i ndodhi? Ishte ora dy e mengjesit:mbodhi rjetat ne barke sic bente cdo dite. I kenaqur. - C'dua me teper? Nuk shikoj oren te shkoj ne shtepi e te shtrihem. Po nje kafeje nuk them jo. Nga dje e sot e nxora kotheren time. Nuk jam nje peshkatar i madh si shoket. Po ja, as qesharak, qeshte me vete. Si thua ti qe lart? Kur arriti nuk bere asgje nga ajo qe tha. Por u fut me zell te pastronte peshkun. Kishte nje djale te vetem. Gruaja i kishte vekur nga dhjete vjet. Ashtu e shtynte diten. - Oh, oh, oh oh... sa me thumboi nje hale? Shpresoj te mos jete ndonje gje serioze. Ku do shkoj do kaloj dhe kjo, - renkoi plaku. - Si u gdhive, baba. - Mire, po ti? mu fut nje hale e vogel, sa per bela, qefull i madh ky qe kapa. - Kujdesu per doren, pa lere qefullin, ne jemi qe jemi, nuk do pasurohemi per nje qefull. - Nuk me dhemb - i tha - sa here me ka ndodhur, tani do kem frike une, per nje plumb pa barut, hahaha. Kane pare shume kete duar biro, o biro. Ama as u lodhen, as u ankuan, as bene greve ndonjehere...gjithmone ne gadishmeri...Nuk u lyen me pune te ndyre kurre ne emer te Zotit te betohem - Ah, moj, grua, ah! Ike e gjore, me le vetem. Kaloi nje jave , dhe plaku filloi ti fryhet e qelbezohet dora, e kishte tempeature, te larte, qe mund ti kushtonte dhe jeten. Ja, beri autostop makinen e pare dhe u hodh ne qytet. Njihte nje shok, shkollen e mesme e kishin bere bashke, ishin si dy vellezer. Te pandare, nje kafshate kishin ndare, ne nje gote kishin pire, mish e thua..gjithmone e kudo , i ngaterronin si binjake, nje veshje - I varfer ishte njeri, i varfer dhe tjetri. Shoku i tij, Naroni, iku ne universitet per doktorature, ndersa Andoni, qe notat i kishte me te larta, ndihmoi nenen e ve, martoi motrat me radhe. Ishin pese. - O..miredita, o Andoni. - Si te kam? A mbahesh mire? - Ja, me zuri belaja me malukaten e peshkut. M'u fut nje hale. - Natyrisht mor Andoni, ate profesion zgjodhe, - hodhi nje kunje doktori - peshku peshke te ben, mor vella. Ne me duart e pastra e prap behemi pis, - brockulliti serish. Po nuk ka gje - pse jemi ne shoket ketu - kot jemi ne, e?. Shkolla Andoni - shkolla . Dhe i ra nje shpull ne shpatull. E megjithate,- them une - nuk eshte serioze. Kaloi nje jave e ca, e plaku i la leket larte e poshte e tek Naroni. Ishte bere mavri. Dora po i qelbej. Po sikur te vente tek nje doktor tjeter do prishte qef me mikun. Pisk i kishte punet. Dhe diten tjeter, ashtu u nis, me dy mendje. Te shkoj mos te shkoj. E vendosi po. Piu nje kafe tek bari i fshatit, qe mos ta pinte ne qytet ngaqe kushtonte me shume. I bie ziles. Nuk pergjigjet njeri. I bie nje te dyte. Nje ze i pergjumur degjohet. - Jo - me fal, o vella te zgjova - ika, po vij njehere tjeter! - Erdha, erdha! jam ketu. O nuk eshte babai, iku ne nje mbledhje... urgjente. Po dora eshte fryre shume! Duket e kalbur fare. - Ma nxiu jeten o djale! - Zoteri - ulu ne salle, te marr veglat e operacionit, dhjete minuta pune duhet... Djaloshi filloi punen menjehere. Plaku u hutua. Nuk kishte me fjale. - Ja zoteri, mbaruam! Do ta shikosh ? - Po , - u pergjigj me ne fund. Ishte goxha e madhe. - Une nuk e di, - vazhdoi daloshi cili doktor ju ka kuruar kaq keq. Vetem pomade ju ka cuar gjate javes. Heshtja e plakut ishte ne fare menyre e detyrueshme. Sakaq, bie zilja e deres. - Lere shkoj une, - i tha Andoni - eshte miku im i femijerise ati yt. - Oho, oo Andoni vella pata nje mbledhje sot - jam cope - cope.. - Aleksander? coi pak pomade Andonit ne dore, se po shkoj te fle. O ba,une ia hoqa. Sa turp, nje sharlatan e genjente me pomade. - Une jam ai. - Po pse? - Tani shko ha te s...... Plaku u ndje i teper ne ate shtepi. U ngrit puthi djalin, dhe mikut i tha ne vesh: - Ke bere nje djale te ndershem, qe nuk te ngjason aspak. Diten e mire befshit - faleminderit! Gjate kesaj kohe ne kishim mbushur fucite te tera. Ne vaske nuk kishte me rrush. Babai na pergatiste nga nje gote vere te fresket safi, e na bente me koke te pinim. Une ndjeja ligeshti nga te dyja anet: nje, qe mbaronte tregimi, dhe dy, qe mbaronte rrushi. Ishte kohe vjeshte. Aroma e rrushit ishte sheshit e fuqishme, edhe moskinat e saj ishin te mira. Babi mbas shume ditesh (nuk mbaj mend) lante kazanin prej bakri. Merte njezet e ca kg. Ishte kohe vjeshte. Rakia ishte e klasit te pare.

Featured Review
Tag Cloud

© 2023 by The Book Lover. Proudly created with Wix.com

  • Grey Facebook Icon
  • Grey Twitter Icon
  • Grey Google+ Icon
bottom of page