KUR U LINDA UNE-Edlira Jorgji Doko
![](https://static.wixstatic.com/media/9188e2_27181b0e52584a88a5ffbcc159ff485f~mv2.jpg/v1/fill/w_342,h_516,al_c,q_80,enc_auto/9188e2_27181b0e52584a88a5ffbcc159ff485f~mv2.jpg)
Kur u linda une ishte dimer; fillim shkurt i vitit shtatedhjete e tre e babai kishte te prera me shume se nena. Renkonte si grua lehone, me ngjyrat e henes, lart e poshte neper korridor qe fliste e fershellente... - Tre vajzat e para i priti me gezim: zemer plot mbolli nje peme te katert; e luti nje diell per ditet ne perendim, pritja e muajve fluturonte nga dimri tek pranvera, aty ku dilte lulja, e aty binte gjethja... -.- Ne qarjen e pare, vrapoi drejt deres i ndricuar, me duart e mbledhur si nje bekim ne shpirt. Luftonte, mamia, mes tufanet e eres... Here i jepte shtytje, here i jepte force nga pervoja vjecare, qe sillte jete e jete ne drite qeshte me femijet, e qante me grate... - He! cfare beri nusja...pse kaq vonese? dridhej nga meraku, fergellonte nga frika: - T'ju rroj pellumbesha qe qan kaq embel eshte kater kile, gjithe shendet! - O Babai, babai plot zjarr, qe dhimbje mbarte brenda ne fjale: - Jo jo, Zoti im, themelet do prish! Me gra me mbushe shtepine? -.- U mblodhen njerez, beren te tere urimet, e me duart me peshqesh, raki, e llokume, zakoni i jugut neper vaki e gezime gjeja e pare te bejne petulla: nje pjatance te madhe. E sheqer sheqer e mjalte mbi embesirat, e keni ndermend aromen nga dhoma ne guzhine?... - kenga qe shtohet, eshte gjumi qe iken, eshte ninulla prej perendie ku flene engjejt, si shushurima e eres ku flene zogjte, ngjitur ne trupin e saj pijne ne qetesi!... - Per mua - nuk u be brumi me uje, As emrin se vendosen, as qielli s'foli, ne heshtje; tek nena me shtrengonte si lisi dheun.... -.-
- O grua lind vetem hena: - nuk di te besh yje. E mallkuar qenke! - e faren do me c'dukesh!... Emrin do ma shuac pa trashgimtar! - c'fat pata i ziu. O grua lind vetem hena: - nuk di te besh yje; nena e lenduar qante, ja me zgjaste ne syte e zhgenjyer Edhe njehere, te qepej familja, nje jete ne paqe... si bota ne gjelberim qe leshon fryme; -.-
- O Babai, babai plot zjarr, qe dhimbje mbarte brenda ne fjale: - Jo jo, Zoti im, themelet do prish! Me gra me mbushe shtepine?
- ah! nuset e fisit si zanat ne perralle! Pyeten, per emrin, nese e gezoja ne nje fjale me pagezuan nunat e mira, nen shperberjen e babait, zbutjen e ngadalte, keshtu e kendoi nje kenge femije, filloi te me tund, filloi te me mbaj ne preher! Nga c'me tregoi nena mua, nga gjestet e hijshme, moti u ngroh, mbas dy vjetesh... Pastaj, nje trendafil tjeter u shtua, nje kopesht, si nje pyll i larte ne mal, qe rritej nga dite ne dite e zbukurohej, ne syte e mengjesit nje feste e madhe... O Babai!...Babai plot zjarr...ne kohe, sa endrra e dashuri mbarte ne fjale!