top of page

PESHKATARI - Edlira Jorgji Doko ("BABAI")


- tregim - Babai na i tregonte duke qeshur historite. Cdo here, kur shtypnim rrushin ne magjen prej betoni, ishte i pari qe rrefehej. Sesi i lidhte fjalet puna e tij, nga e sajonte prap puna e tij. Keshtu, ne vajzat, sforcoheshim me shume. - Hajde, cupani. Sot... ju pret pune e madhe. - E mire o ba, ne jemi ne forme sot - hidhesha une, - sa fuci do mbushim sot? - Sa me shume te bejme me mire eshte, per ta hequr qafe e kemi. - Gjithe ate grumbull ?Nuk jepte pergjigje, por fillonte te pergatitej per te na mbajtur me te temena qe puna te ishte plot volum sic e deshironte ai. -Ishte nje peshkatar - tha babai - njeriu i Zotit, edhe i ati i tij po ashtu. Quhej, Andoni. E dini cfare i ndodhi? Ishte ora dy e mengjesit:mbodhi rjetat ne barke sic bente cdo dite. I kenaqur. - C'dua me teper? Nuk shikoj oren te shkoj ne shtepi e te shtrihem. Po nje kafeje nuk them jo. Nga dje e sot e nxora kotheren time. Nuk jam nje peshkatar i madh si shoket. Po ja, as qesharak, qeshte me vete. Si thua ti qe lart? Kur arriti nuk bere asgje nga ajo qe tha. Por u fut me zell te pastronte peshkun. Kishte nje djale te vetem. Gruaja i kishte vekur nga dhjete vjet. Ashtu e shtynte diten. - Oh, oh, oh oh... sa me thumboi nje hale? Shpresoj te mos jete ndonje gje serioze. Ku do shkoj do kaloj dhe kjo, - renkoi plaku. - Si u gdhive, baba. - Mire, po ti? mu fut nje hale e vogel, sa per bela, qefull i madh ky qe kapa. - Kujdesu per doren, pa lere qefullin, ne jemi qe jemi, nuk do pasurohemi per nje qefull. - Nuk me dhemb - i tha - sa here me ka ndodhur, tani do kem frike une, per nje plumb pa barut, hahaha. Kane pare shume kete duar biro, o biro. Ama as u lodhen, as u ankuan, as bene greve ndonjehere...gjithmone ne gadishmeri...Nuk u lyen me pune te ndyre kurre ne emer te Zotit te betohem - Ah, moj, grua, ah! Ike e gjore, me le vetem. Kaloi nje jave , dhe plaku filloi ti fryhet e qelbezohet dora, e kishte tempeature, te larte, qe mund ti kushtonte dhe jeten. Ja, beri autostop makinen e pare dhe u hodh ne qytet. Njihte nje shok, shkollen e mesme e kishin bere bashke, ishin si dy vellezer. Te pandare, nje kafshate kishin ndare, ne nje gote kishin pire, mish e thua..gjithmone e kudo , i ngaterronin si binjake, nje veshje - I varfer ishte njeri, i varfer dhe tjetri. Shoku i tij, Naroni, iku ne universitet per doktorature, ndersa Andoni, qe notat i kishte me te larta, ndihmoi nenen e ve, martoi motrat me radhe. Ishin pese. - O..miredita, o Andoni. - Si te kam? A mbahesh mire? - Ja, me zuri belaja me malukaten e peshkut. M'u fut nje hale. - Natyrisht mor Andoni, ate profesion zgjodhe, - hodhi nje kunje doktori - peshku peshke te ben, mor vella. Ne me duart e pastra e prap behemi pis, - brockulliti serish. Po nuk ka gje - pse jemi ne shoket ketu - kot jemi ne, e?. Shkolla Andoni - shkolla . Dhe i ra nje shpull ne shpatull. E megjithate,- them une - nuk eshte serioze. Kaloi nje jave e ca, e plaku i la leket larte e poshte e tek Naroni. Ishte bere mavri. Dora po i qelbej. Po sikur te vente tek nje doktor tjeter do prishte qef me mikun. Pisk i kishte punet. Dhe diten tjeter, ashtu u nis, me dy mendje. Te shkoj mos te shkoj. E vendosi po. Piu nje kafe tek bari i fshatit, qe mos ta pinte ne qytet ngaqe kushtonte me shume. I bie ziles. Nuk pergjigjet njeri. I bie nje te dyte. Nje ze i pergjumur degjohet. - Jo - me fal, o vella te zgjova - ika, po vij njehere tjeter! - Erdha, erdha! jam ketu. O nuk eshte babai, iku ne nje mbledhje... urgjente. Po dora eshte fryre shume! Duket e kalbur fare. - Ma nxiu jeten o djale! - Zoteri - ulu ne salle, te marr veglat e operacionit, dhjete minuta pune duhet... Djaloshi filloi punen menjehere. Plaku u hutua. Nuk kishte me fjale. - Ja zoteri, mbaruam! Do ta shikosh ? - Po , - u pergjigj me ne fund. Ishte goxha e madhe. - Une nuk e di, - vazhdoi daloshi cili doktor ju ka kuruar kaq keq. Vetem pomade ju ka cuar gjate javes. Heshtja e plakut ishte ne fare menyre e detyrueshme. Sakaq, bie zilja e deres. - Lere shkoj une, - i tha Andoni - eshte miku im i femijerise ati yt. - Oho, oo Andoni vella pata nje mbledhje sot - jam cope - cope.. - Aleksander? coi pak pomade Andonit ne dore, se po shkoj te fle. O ba,une ia hoqa. Sa turp, nje sharlatan e genjente me pomade. - Une jam ai. - Po pse? - Tani shko ha te s...... Plaku u ndje i teper ne ate shtepi. U ngrit puthi djalin, dhe mikut i tha ne vesh: - Ke bere nje djale te ndershem, qe nuk te ngjason aspak. Diten e mire befshit - faleminderit! Gjate kesaj kohe ne kishim mbushur fucite te tera. Ne vaske nuk kishte me rrush. Babai na pergatiste nga nje gote vere te fresket safi, e na bente me koke te pinim. Une ndjeja ligeshti nga te dyja anet: nje, qe mbaronte tregimi, dhe dy, qe mbaronte rrushi. Ishte kohe vjeshte. Aroma e rrushit ishte sheshit e fuqishme, edhe moskinat e saj ishin te mira. Babi mbas shume ditesh (nuk mbaj mend) lante kazanin prej bakri. Merte njezet e ca kg. Ishte kohe vjeshte. Rakia ishte e klasit te pare.

Featured Review
Tag Cloud

© 2023 by The Book Lover. Proudly created with Wix.com

  • Grey Facebook Icon
  • Grey Twitter Icon
  • Grey Google+ Icon
bottom of page