KALORESI I DRITES-cikel me poezi-Edlira Jorgji Doko
MBRETI ("BABAI")
Babai ka fytyren e gjithe poeteve te famshem, babai ka sjelljen nobel te nje sang Real, eshte nje artist, eshte i gjithanshem, babai mbart dashuri si nje dishepull ne zemer sa gjithe bota e lakmon, babai kishte oksigjen, per lulet, per trandafilat, pa sosur, pa shkembim te jepte jete, ne cdo stine, ne cdo ngaterim fjalesh e ingranazhe hijesh, ne cdo dhimbje, ne cdo lot, ne paqe, ne dite te veshtira ishte si diell, ne netet e ftohta ishte zjarr, ishte strehe, ishte shprese e ne trishtim si nje yll plot meteorit, babai kishte force te natyres se embel, ne qortim i drejt, me Zot, ashtu si, ne erresisen e thelle, jeton nje fije drite. Babain nuk e njeh njeri, po une, do ta ngre, ne kup te qiellit: - Ky eshte babai im! babai im ! babai im! Verona me 9 mars, 2017 KALORESI I DRITES
("BABAI")
Babai ishte bukedhenes qe therriste cdo udhetar, babai qe kafshaten e ndante me driten e henes , plot bujari te priste, me zemren e madhe, babai kendonte neper shi e bore ku e zinte bresheri nuk fshihej, babai kaq i thjesht, kaq i mire, sa nuk gjendet versniku nuk lind nena nje te dyte, nuk do ndodhe kurre, me ate buzeqeshje, me ate ironi, ate fishkellime, me ato floke te dendura geshtenje ne te zi, me syte e vegjel sa oqeani, me ate grindje sarkaste, ate ciltersi, ate gjalleri nuk lind nena nje te dyte, nuk do ndodhe kurre, babai punonjes gjer ne agimin e pare, si deti ne batice, kaloresi i reve, nje uragan, ate shpirtin ne gjoks, dhe te ngrohte, te gjere.. sa nje parajse... Babain nuk e njeh njeri, po une, do ta ngre, ne kup te qiellit: - Ky eshte babai im! babai im ! babai im! Verona me 9 mars, 2017 NJE SHUPLAKE NE KUJTESE("BABAI") Ne kujtese e gjalle. Jeton nje shuplake ne faqe: per nje leter dashurie ne token prane kroit, prane mullirit te fshatit nga duart e lodhura me kallo, kur genjeva, se po beja detyrat, vapa qe digjte, ne ate fund vere e fillim vjeshte, e dashuria, trokiste ne zemer, bota pushtohej me nje puthje, fryma, nata, mendja, ishin nje vorbull mes furtunash pa fre qe fluturonin drej lirise. Thuaj babai, e kish ndjere, rrymen e flladit nga letrat pertoke, kaq sa nuk mbaj mend numrin, nje fletore, "i dashur... shpirti im... jeta ime... te shkruaj..." Kur i hap nje nga nje, te tera toka me iku poshte kembeve nuk isha me, kur nje shuplake, beri syte shkendi ne trup nuk pata me gjak, ah, as oksigjen ne tru, ah, as fjale per te thene, vdekja doja te me rrembente ne ate cast, m'u duk sikur e kisha tradhtuar, sikur e kisha vrare, mbajti meri plot nje jete, gati per nje jave; e as syte me hodhi, nga mengjesi ne mbremje, per nje leter, leter dashurie. Verona me 9 mars, 2017 NJERIU I ZOTIT "BABAI" Babai ishte komunist i kohes si gjithe yjet e qiellit, babai me fjalen tij helmonte nje diktature ne ajer, prangat e shtrengonin, litari e mbyste, babai rebel qe shperthente si nje dige ne gjithesi dhe kur deti s'bente zhurme, babai nje jetim, per nene, per ninull femije, per Zot betohej, per fene e tij, ne varre kur kalonte nuk rendohej, per kishen e prishur, per eshtrat pa emer, per mermeret, ne kodrinen e fshatit ne perendim, per selvite dhe dafinat, te prera, gjithe urrejtje e shikoja te pikelluar diellin ne syte e tij, babai nuk vuri duart ne mekat te lahej, ne kurban, jo e jo, as shiti, koka njerezish, te ngrihej ne detyre. Babain nuk e njeh njeri, po une, do ta ngre, ne kup te qiellit: - Ky eshte babai im! babai im ! babai im! Verona me 9 mars, 2017 NA DEGJON ZOTI ("BABAI") - shenjtorja e panjohur - .......................... - pikerisht ne ate vend. Perendesha e qiellit ecen si engjell mbi toke dhe ne cdo agim derdh lot gjaku te medhaja sa dhimbja e lindjes, te vogla sa tradhtia, dhe historine qe flitet nuk e njoh ne ato sinore, ne ate kembane, kenge nuk degjova. Po ti a beson ne perendi frymen e saj, ne bekimin e qiellit beson? Jam e cilter une besoj nuk praktikoj, kristianizmin mbaj ne shpirt. Kur isha e vogel, kishat i prishi komunizmi, e beri popullin pa fe dhe une pyesja atin tim: - Baba, a ka Zot?, - ai, me gjysem zeri pergjigjej ne fshehtesi: - Oh, moj cupe!- c'me bene pyetje te tilla, sa nje kalamake, se na degjon... ........... 2016 - 2017