REVOLUCIONI-Edlira Jorgji Doko
O cfare me vjen ndermend, te them ne kete cast! Jo vetem une! Te gjitha sharjet qe mbart gjuha shqipe e tej, Ne dialektet, e zonave te ndryshme! Jug e veri! Hak per demokratet e vertete qe u vrane! Hak, per njerezit e mbytur ne det! Hak per te rinjte e droguar! Per nenat e dhembura, per mjerimin aktual, hak per hak! O njerez, buzet s'i kemi me qumesht! Iku vahti i adoleshences! Fluturoi nje pjese e rinise, larg ne qiej te huaj! Dhe tokat tona, me lulekuqe, kane arome droge! Fabrikat, hidhen ne ere! Renkojne lumenje! Gjakosin detet! Qajne malet !Vdesin fushat! Naimooo, ngrehu nga varri! Po ti Migjen pse habitesh? Ngreji burrat e lashte nga fjetja, GJERGJ! Ja, ja plaku me tabore,
Thurr kenge me dasmore! - Hej, te prifte e mbara, fol nje fjale te heshtin te gjallet! Te gjallet, pa cipe e pa namuster- se shikon?- jetojne per meshire! - Hesht Dritero? Hesht Lasgush? O Zot, i plot fuqishem, beje nje pune! REVOLUCION! Varrezat hapi te tera te ngrihen shenjterite ne gjithe boten, Eshtrat, luftojne! Qendrojne, fisnik! Ndjejne, dashuri! Vjeshta, rrezoi gjethet! Natyra e gjalle nudo! Por nata qesh, por lulja vyshket, ne sy nuk ka lot! O Zot, i plot fuqishem, beje nje pune! REVOLUCION! Mungon kaq shume oksigjeni ne planetin tim! Verona me 3 prill, 2017 8:40