AUTOBIOGRAFI - Edlira Jorgji Doko
![](https://static.wixstatic.com/media/9188e2_1bbd6217e465440d8e935bd993e198d9~mv2.jpg/v1/fill/w_720,h_960,al_c,q_85,enc_auto/9188e2_1bbd6217e465440d8e935bd993e198d9~mv2.jpg)
- E TRETA
(dhe shyqyr qe nuk kam pushtet)
Jam nje krijese e bekuar, nje grua e lashte qe te them te verteten pa frike, mbroj njerezit hyjnor, s'xhelozoj vdekatar por perendite, e sfidoj bukur Zotin ku besoj sepse jam formuar prej zjarrit, prej drite, prej endrrash; se jam nje kryqezim i bukur mes lashtesive, e nuk di ke te zgjedh me pare cilin mal o cilen fushe
cilen patria o cilen gjuhe
cilen kembane o cilin flamur
cilen paqe o cilen lufte; jam nje ushtri me brohoritje e nje oqean me dhimbje, sa nje horizont i gjere e gjate, pa kufi e mbushur e derdhur, plot e perplot me dashuri; kush poet shkoi dhe mbeti indiferent; kush poete nuk do te quhet une; jam shume korrekte, jam shume kombengulese.
Nuk di te vras, nuk di te vjedh, e nuk di nuk genjej; dhe kjo persosmeri shkakton shume armiqesi, shume kundershtare, e eshte e kot qe hapin zjarre betejash; eshte nje lufte e fituar qe ne zanafille; eshte pak a shume njelloj, si kur shikojme nje shtepi luksoze
e mos ta kemi per vete, nje vajze te mrekullueshme
e mos ta kesh te dashur, nje peme te shendetshme,
e te lengezosh ne heshtje; dhe i shajme i mburrim ose i lakmojme, ngaqe nuk mund ti pushtojme posedojme; jam nje grua e fuqishme, plot ciltersi ne cdo aspekt; Jam.. made in Ed Dok. Me degjoni ju hije?E dini cfare eshte te jesh e te kesh? Po te kishin gjitha grate nje fytyre nuk do kishim emra, o gabohem? Nese zogjte do kendonin nje kenge, do ishin zogj, e jo specie te ndara? Nese atdheu do kishte nje burre nje grua eshte, pamundesi, te quhej popull, me kuptoni?
Fragment