top of page

NESE ATDHEU IM DO ISHTE NJE TEMPULL - Edlira Jorgji Doko


Nese atdheu im do ishte nje tempull,

do hyja me kembet zbathur, syte ulur perdhe,

pa bere zhurme,

pa shqetesuar perenadorine e shenjte,

e do ti beja pergjunjen me te hijshme.

Do beja shume pyetje, do ta shikoja ne sy Zotin,

tek ai lum i gjakut qe pershkon cdo qelize ne trup.

Do rrija ne heshtje ne liturgjine e fundit,

tek parakalojne luftrat, shekujt, kenget,

nga epoka bizantine ne ditet e neserme

nga pergjakja e shpatave, pushkes, ne gjakosjen e yjeve.

Sa shume deshire per liri e te jetosh ilir,

sa kurthe t'u bene e asnje nuk te kerkoi falje,

te vrane femijet, nenat, burrat e tu hyjnor,

sa here te tradhetuan, sa here te nderuan,

sa shume gjakderdhje te eshte bere padrejtesisht,

lumenjte i mbushe me gjak nga zemra,

detet i mbushe me lot nga shpirti,

por nuk mbarove ti ATDHE.

Te gjithe armiqte i hodhe andej nga erdhen,

me force memesore, me shprese prindore,

edhe plagosur i mblodhe ererat i bere shi qe gezove

akoma dhe njehere.

U zgjate doren atyre qe te hodhen ne gremine, pa u kursyer,

u bere ure te kalojne hijet e nates se zeze,

i bere arinjte e maleve te kercejne mbi zjarr,

dhe pyllin e mbushe me zogj, me lisa,

ngaqe eshte ne natyren tende bujaria qe anashkallon cdo mur te grisur,

neper pilastrat e tu gjysemthyer e me shenja ne koke.

Kam shume per te thene, kam shume dhimbje,

kam shume per te rrefyer, kam shume endrra.

Eh, sikur te kisha nje shkop magjik si Mose, te ligjeroja per pak jete

ne tokat e tua,

dhe te ngrija disa burra nga lashtesia,

e nga lashtesia te vihej ligji ne cdo keshtjelle e principate.

Eh, sikur te kisha njecik pushtet te huazuar nga qielli,

te ndizja zjarr me fryme ne cdo vater shqiptare.

Do doja sinqerisht te ndryshoj mendjet qe zvogelohen pa turp,

qe te vrasin pa turp,

qe te vjedhin pa turp,

sikur te mos kene dashuri, sikur te te urrejne perfundimisht.

Dua te shikoj grate e fisit te bukura,

si dikur gjyshja ne druge e ne tezja duke qendisur

ne tempullin tend madheshtor,

e gjyshin si azgan dy metra te gjate,

hijerende, e besetrasheguar,

te gjitha heshtjet ti ndija nje kenge.

Nje iso labe te pershkonte zemren,

nga dashuria, nga dashuria, te plaste hena.

Cfare nuk do jepja Atdhe per te pare te lumtur,

nga buzeqeshja gjer tek fluturimi i mendimit.

Ah, cfare nuk do beja per ty Atdhe...

Featured Review
Tag Cloud

© 2023 by The Book Lover. Proudly created with Wix.com

  • Grey Facebook Icon
  • Grey Twitter Icon
  • Grey Google+ Icon
bottom of page