dashuri,
![](https://static.wixstatic.com/media/9188e2_fccbe00c728649898a96e4a1d00e4702~mv2.jpg/v1/fill/w_417,h_600,al_c,q_80,enc_auto/9188e2_fccbe00c728649898a96e4a1d00e4702~mv2.jpg)
dashuri, kur unë kam mall për ty kur dua të bëj dashuri emigroj në zemrën tënde dhe lulëzoj në heshtje për shembull në këtë moment dëshiroj të të puth, aq shumë buzët e tua, aq pamëshirë dhe aq athët kështu me guxim në një mijë dyshime sikur të isha një mëngjes në mes të gushtit dhe nuk do të ndalem vetëm aty me emocionet e mia as do të pushoj së qari përballë një trupi të zhveshur të prek lëkurën thellë dhe të qesh pa arsye pas stuhisë që godet qiellin tonë për shembull ti mund të mbyllësh të gjitha dyert e shpirtit tënd nëse do gjithashtu mund të mbyllësh dritaret e zemrës por nuk mund të përzësh as të mohosh dashurinë time sepse jetoj brenda në venat tua unë të jap gjak unë të ngroh e ti shkëmben plot dritë bëhesh ëngjëlli im mbrojtës më jep krahë më bën të pavdekshme, për shembull ti e di që s'mund të jetosh gjatë në mungesën time, ti e di.... për shembull unë ty, dashuria ime, nuk do të lëndoj kurrë... preferoj të vdes sesa të të shikoj që vuan Verona më 6-7.2.2018