DIVINI I MORALIT
https://www.youtube.com/watch?v=YchbOiWWwm4
Kur del hena e plot, nga mali shemben orteqet; Prishen gjurmet e dites, e ujqerit jane te lire.
Futen ne rrethaken e gjere, keshtu te uritur; Dhe kafshojne delet eger, pa kanun e ligj.
Por nuk hesht bariu, nga goja heq vdekjen;
Njeri shpeton jeten, e tjetri gjakun ka etje.
Paqe e djegur, lufte e madhe;
Bombe atomike, oqeanet ne ndotje.
E shkrihen akujt, ajri u be me qira;
Shtypen me kembe eterit, e ndryshohet historia.
Ca duan mbreterit, shitesit e dheut arberor, helenas, romak;
Te tjere bejne ortak Amerike e Evrope, e mbeten pa Zot
Mediat ne konkurrence, zogjte ne ikje; Dhe gazetaret hipokrit, shesin zemra njerezish.
Mbas stuhise se vjeter, pse qielli u nxi? Dhe traktatet i varrosen, nen rrenjet e lisit?
A vritet dielli, a shuhet galaksia; A ecet pa drite, edhe kryqezohet dashuria.
Tani eshte turma, tani u arratis liria; Nuk ka me turp, u kthye skllaveria...
Verona 15 shkurt, 2018 7:43
DIVINI I MORALIT (2)
Nga larg veshtroj nje det ne mjegull e hije neper shi Dhe ulerima kufomash fotografojne permbytjen e anijes
Dikur kisha pare filma, me pirat, ne femijeri Qe hidheshin ne zjarr per nje senduk flori
Dhe tymi i endrrave merte qiellin lart Por shpresat tempull ne barkun e thate
Tani mbi flamur valeviten dallget e jetes E tradhtaret grisin e cjerrin varret e vdekjes
Shikoj barken e vetme ne perendim Dhe kalaja e madhe me mburoja plot shkelqim
Ushtaret hipur mbi kuaj. Mbrohet mbreteresha e Anglise Nderkohe qe Diana vritet ne Pris
Dhe ererat e Atlantikut mbytur ne mekat Mbi keshtjella vetmish, mbeti kurora prap
Brigje lotesh e copeza sysh flene ne internet Derrasat e kalbura qeverisin te shkretin milet
Dje nje qen piu uje ne pellgun e ndotur Ne lehjen e fundit renkoi i lodhur
Fluturoi satira ne kullen Eiffel. Pastaj Terroristet u revoltuan, e pren pemet
Kapitalistet, quajne "prone" tokat e lindjes se mesme E bejne prova atomike, si vdes nje foshnje
Stoqe me poezi te vjedhura, shiten nen dritat e kuqe Si madamat ne "moulin rouge" nudo me buzekuqe
Dhe blihen peshqit e helmuar tek tregu, e kushtojne Sa paga e nje nene, qe pastron nevojtoren pasanikut
Dhe gerthasin gjethet, u prishet qetesia
Vyshken lulet u rrembehet fryma
Dhe perplasen yjet, kur moti nxihet dimri e sjell?
Uagani i kohes si percart me flet?
Qe atehere tundet dheu nga termeti, tundet
Dhe vajton pranvera se e pengojne te kthehet
...Nga larg veshtroj nje det ne mjegull e hije neper shi Dhe ulerima kufomash fotografojne permbytjen e anijes
Verona 15 shkurt, 2018 10:53