GJYSHJA IME SOTIRA
![](https://static.wixstatic.com/media/9188e2_59b4c7ca55874f47890345b8ba597ce4~mv2.jpg/v1/fill/w_960,h_720,al_c,q_85,enc_auto/9188e2_59b4c7ca55874f47890345b8ba597ce4~mv2.jpg)
(nena e nenes)
Gjyshja ime ishte fjaleembel cdo here Kraharorin e hapte sa nje det i gjere Me syte geshtenje te medhenj sa nje diell Behej njehere toke e tjeter qiell
Neper duart e saj, te rrudhura nga pleqeria Fshihte karamele per dy male e kater fusha Neper xhepat e medha qendisur ish shamia Oh!kaq hijshem i varej kryqi tek gusha
Buzeqeshja e saj na ngrohte zemrat e vogla E perkedhelja e saj na jepte flake ne dimer Dhe loti i saj ishte i rende sa bota Dhe pesha e saj thelle ne shpirt ndihet.
Gjyshja ime ishte shoqe me driten e lare Sa ngrihej ne mengjes si flutur neper shtepi Gatuante, vesen, me lule ne pjate Te tirte leshin e dheneve e kishte tradite
Sa qe gjalle ishte stuhi e furtune Dhe shprese dhe enderr dhe lume E bukur e dashur sa Shen Maria Me ate hene te plot percon udhet e mia
Gjyshja ime ishte vllahe me nur E kam himn hyjnor per cdo flamur E kam kenge e vuajtje te dhembur ne mish Nje korcare me gjak te shenjte ne fis
Gjyshja ime jetonte pertej Shushices Larg nga ne, ca ore ne kembe Kur vinte ne fshat ishte pranvere rrugices Atje ku kullosin te mijat mende
Dhe sinqerisht me mungon Gruaja e Arte E me mungon qortimi i saj prej nene Ja pse e kujtoj me deshire e me mall Ja pse me gjakos shpresa e nje endrre.
Verona me 27 mars, 2018 7:54