VETËM PËR TY
![](https://static.wixstatic.com/media/9188e2_0abd282d86ec4e45a2fa8c606a391a2d~mv2.jpg/v1/fill/w_960,h_960,al_c,q_85,enc_auto/9188e2_0abd282d86ec4e45a2fa8c606a391a2d~mv2.jpg)
- nuk është kurrë shumë - Për Ty kam zgjedhur yjet më të mëdhenj në qiell Lule më të bukura në botë Erërat e pranverës Zogjtë me këngën e revoltës Pyjet e gjelbra Hijeshinë e Venerës Me ishujt me tokë të virgjër Me zjarrin e Etnës Me frymën e Olimpit Perënditë e pavdekshme Duart e universit Sytë e horizontit Për ty zgjodha stuhitë me të fuqishme Katedrelet më të vjetra Kryqin më të dhimbshem Me errësirën që bën dritë Luftrat me damkë legjitime Për kollonat e perandorisë së qëndrueshme Për kështjellat me themel historik Për ty gjeta Epopenë e kapitullit të ri Lumenjtë e fjalëve me një kyç segret Detet më të thella që të thashë Që liqenet e Sibarit, Terranova të kenë plazhin më të bukur Shkruaj e këndoj këngët më të mëdha të dashurisë Kështu e kuptoj ndjenjën Për shirat më të dendura të verës Për poezitë më të famshme që ekzistojnë Kam berë ëndrrat më të trishtuara Kam bërë edhe me zbavitëset Qava e qaj, qesha e qesh, në heshtje Se kam dhimbje pa shpjeguar pse Pa të pyetur as kërkuar asgjë, sigurisht Pa më mohuar një përqafim, një buzëqeshje Unë të kam dashur Vazhdoj të të dua Ashtu siç dine grate e vërteta Si edhe mendjet e mençura Zemren time e hapa vetëm Ty Të dhashë jetën time E jetojmë E jetoj për ty E jeton për mua Të shtrëngoj Për të mos humbur mes turmës së gjatë Dhe se koha është e frikshme Oh sa e bujshme Kur dëgjohen zërat e mbytur Që të mbysin Nuk lëviz që këtu Pa të thënë Nuk iki që këtu Pa një arsye Ne jemi krijuar për njeri-tjetrin Dashuria Dhe e vërteta janë planeti ynë Të përshkrova si një engjëll Të kam emëruar Zot Të kam thirrur Diell Por kjo, nuk është kurrë, e mjaftueshme Të të them sa shumë që të dua O Shpirti Im Verona me 9 dhjetor, 2018 1:40