EPOPEJA E NJEREZIMIT
![](https://static.wixstatic.com/media/9188e2_37354fb4dfe94f8185681533f7c2f49c~mv2.jpg/v1/fill/w_720,h_960,al_c,q_85,enc_auto/9188e2_37354fb4dfe94f8185681533f7c2f49c~mv2.jpg)
Ka njerez qe plaken e nuk behen dot njerez te tjere ndajne pergjysem nje pik gjak ne zemer
Te tjere flene me bakun bosh e me lot ne sy te tjere veshin mish e lekure te huazojne nje trup
Te tjere flamurin e kombit e bejne prone private e tapi te tjere mbeshtjellin shpirtin nga dimri ne kalldremet e qytetit
Te tjere ngrihen ne demostrat e pasurine e popullit dieg te tjere shpetojne nga vdekja per te jetuar dhe njehere
Te tjere ikin ne peligrinazh ne qiej te larget te detyruar te tjere kryqi i krisht dhe percia e allahut i ka pushtuar
Te tjere qajne shume heret ikjen e nenes ne parajse te tjere e ofendojne e peshtyjne e rrahin para dynjase
Te tjere lindin jetim si ishull i vecuar mes detit te tjere me fat perkedhelur nga rrezet e diellit
Te tjere ne dallge e ne stuhi per nje cope toke te mbjellin jete te tjere me qindra kufoma e miliona eshtra behen deputet
Kudo e ngado ka njerez kjo bote te pjekur, tumba, te kalbur, e pa koke.
-fragment
"Puthja eshte e fundit qe te kerkoj, them une ngadale. Puthja jote eshte e embel si jeta, thua ti gjithe drite. Ne kraharorin tend dua te vdes, them duke qeshur. Parajsen e gjere hape vetem per mua, thua pa dyshim. Syte e tu me ringjallin cdo sekond, them kur mungojne. Fle dhe zgjohem me veshtrimin tend, thua gjithe mburrje. Mua me mjafton te shikoj te lumtur, te them une. Lumturia ime varet vetem nga ty, thua ti i perlotur. Une te besoj verberisht tej vdekjes, them me zemer ne dore. Mos u largo asnjehere nga qielli im, thua, me shpirtin e paster. Une nuk e peshoj dot dashurine qe kam per ty, them une e sigurt. Pa dashurine tende s'mund te jetoj, thua ti dhe me puth, me puth e me puth." - fragment
BAGAZHI IM POETIK QE U SOLL PER HERE TE PARE NE LETRAT SHQIPE
Mendjekrisur, mendjebukur, mendje e gjak shprishur. E\i bukur ne 360°. Brum, burim, kroi poetik. Hene e shastisur. Hene fytyrengrene. Hene e re. Diell i ri. Diell vjeshtak. Qiell pa drite. Diell pa zjarr. Diell i shenjte. Syth ne trungun e thare. Syth ne horizont. Jam te gjitha grate e botes, shkruaj per gjithe grate e botes, me te gjitha gjuhet e dashurise te dhimbjes e te dhunes; shkruaj ne emer te tyre qe nuk mundin te flasin te qeshin te martohen me liri. Shkruaj per femijet e varfer. Ne emer te lotve te virgjer, ne emer te luftes, te paqes, shkruaj per dashuri me dashuri. Arratisje nga vetja. Shtigje lulesh, drite, endrash. Dyzete mbreterite e vjeshtes. Agime te zbardhura. Iku bota e vjeter erdhi bota e re. Balada e dashurise se perjetshme. Divini i moralit. Une jam gjithkund. Elegji e dhembur. Kur deshiroj ty. Nuk do te them kurre. Mos ndalo zjarrin. Jam une ajo. Fryme nga shpirti. Stuhi qe nuk njeh kufi. Vitet e mia. Trishtimi i nje gruaje. Trokellima kuajsh. Ngrohu me shpirtin tim. Sifonia e vivaldit. Si te dashuroj une, si me dashuron ti. Ne tendin ti. Une besoj ne ty. Kur ti vuan. Mos ma merrni diellin, detin, muzen. Poet nuk te ben politika, poet nuk te ben miqesia, nje cmim etj.... Mundesh? Mundem? E puthme sonte. Puhize. Kenga e fundit. Vdekje e embel. Melodi vjeshte. Ndryshe nga ju, une jam ndryshe, shume ndryshe. Ti nuk erdhe kur une te thirra. Ti nuk do jesh kurre i imi. Mos me pyesni, s’e di. E ndjej dimrin e eger dhe lotin e acarte. Bij qe pjell toka, bij qe pjell hena. Fare e vjeter, e deshtuar, e humbur ne brazda jete. Te hesht, a te luftoj. Rixha te kam. Bij ne sokaqe ajri. Kam ecur zbathur, me kepuce te grisura, me taka te larta te firmes; kam vuajtur urine, kam ngren buke misri, kam ngren ne restorant ku te fshijne buzet kamarieret; kam fluturuar dy qiej pervec atdheut tim per te dhene nje te ardhme femijeve te mi;flas kater gjuhe pergjithesisht; kam tre atdhe ne shpirt, te gjitha nderohen me te njejtin respekt sepse nuk e kthej kupen ku ha; kam bere shume gabime ne femijeri nga impulsiviteti e nga mos dija o per te shpetuar baltes se fshatit, nuk di te them, por sot e rritur me japin mundesi te mos gaboj me; te gjitha keto vuajtje materiale nuk me ndryshuan aspak mua, perkundrazi me ben nje grua te fuqishme, brilante dhe teper te vendosur ne jete. (pjese nga testamenti i hapur lene fshatit tim ne video te publikuar.) Kush te rreh ty grua, nene, femer… Heshtja, dashuria, vdekja dhe dhimbja flasin nje gjuhe per gjithe njerezimin. Heret a vone njeriut i dalin briret. Te dashuroj gjer ne dhimbje, gjer ne palce. Nje dite ne do ikim qe ketu… Iku dhe kjo dite..iku dhe kjo nate…
BAGAZHI IM POETIK QE U SOLL PER HERE TE PARE NE LETRAT SHQIPE
Natyre e gjalle. Nene natyra. Gruaja prej flake. Mariamadalena. Tradhetia, tradhetaret flasin nje gjuhe. Manipulator. Sharlatan. Trillim. Stalking. Bipolar. Dua te rrefehem, rrefim. Qiell i gjakosur. Gjahtar ndjenjash, shpirtrash, zemrash. Te ngjajshmit. Autentik. Gjak i paster. U zhyta ne shpirtin tend…ne syte e tu. Hene pa qiell. Fantazma pa flatra. Universi im. Jam orbita jote. Turbine e qiellit. Yjet pa shkelqim, yje te rreme. Ritual. Trash. Asgje nuk eshte si me pare, gjithcka ka ndryshuar. Asgje s’ka ndryshuar, gjithcka si me pare. Hiene, hienat. Figuracion. Brenda meje eshte engjelli dhe djalli… brenda meje je ti jeta ime..brenda heshtjes ka muzike, ka dashuri, ka vdekje. Me falni, me pikuan dy pika lot. Dy ishuj jeshil syte e tu. Moli i pritjes, moli i heshtjes, fanar, Me gjakos shpirti tek shikoj..sonte kam mbeshtetur koken ne gjoksin tend, mos kij frike, nuk iki. Kalores i reve, i furtunes, i eres, i nates. Sonte, eshte e pamundur mos degjoni simfonine e qiellit dhe valsin e yjeve. Pergjunjem para prinderve, atdheut dhe Zotit. Homofobik. Dhunues ne grup. Musht, muze, shpirt i\e virgjer. Kur u linda une. Nuk ka njeri me te lig se ai qe te ben keq e te ben te ndihesh ne faj. Vjeshta e pare, mesvjeshte, vjeshta e trete. Me dhimbsen ata.. nuk pendohem per miresine time. Nuk do pushoj asnjehere te jem mirenjoese familjes se origjines, familjes se re… Nuk do lodhem kurre te kerkoj njerez te ndershem. Besimi fetar dhe ai dashuror jane ceshje private- edukimi, kultura dhe prona e popullit jane ceshtje kombetare. Me fal nje puthje e te fal universin. - fragment
BAGAZHI IM POETIK QE U SOLL PER HERE TE PARE NE LETRAT SHQIPE
Shenjtor. Madheri. Armike e urrejtjes. Nuk kam armiq. Diferenca mes gruas dhe femres, burrit dhe mashkullit. Diversitet. Integrim. Pervetesimi i burrit o bashkeshortit me “i dashur”. Liri e harbuar, pa shale e pa kapister. Turme. Doreputhesit. Pushtetar. Paqeprishesit. Deliresi. Gjethe e kuqe. Jam atena -athena -athina. Vera e vonuar. Pranvere e deshtuar. Deshtaket. Mijera ngjyra – mijera ne nje. Psheretimat e heshtjes. Ka heshtje qe bejne zhurme me shume se klithmat e fuqishme. Se dhe une njeri jam, nuk jam kafshe- ju kuptoj. Trafik , trafikant shpirtrash. Korrja e poezise. Njeriu i lig me te ligun, i ndershmi me te ndershmin. Je i\e pa deshiruar ne jeten time. Te fal jo se e meriton, por se bera paqe me veten. Dashuri pa dashuri. Fjolle e shkrire. Te besoj verberisht. Shi i vrullshem. Perulje-pergjunje-mirenjohje. Dimer i trisht. Zemerlehte. Shtellunge -dige lotesh. Populli im. Revolucion poetik. Olimpi poetik. Bagazh poetik. Fllad jeshil. Nil, antraktid, ekuador. Zemer pa gjak. Akull ne palce. Nena, babai, gjyshja “me mesoi”. Me mesuan te vogel se... Humba une. Te thash, te thoja, me thoje. Une nuk kuptoja pse silleshin keshtu. Hene e diell anemik. Koral. Xhada. Zmerald.
Më duaj
Më duaj pa kufij Më duaj pa nxitim Më duaj pa vello Më duaj pafund
Më duaj fuqishëm Më duaj me sukses Më duaj me dashuri Më duaj me jetën tënde
Më duaj më shumë, tej të pamundurës Më duaj me mendje, zemër dhe shpirt Më duaj me vetveten Më duaj me urrejtje, por më duaj
Më duaj pa frikë Më duaj me liri Më duaj që unë të të dua çmendurisht Më duaj si një perlë te rrallë
Më duaj si një perëndi Më duaj si hëna dhe si dielli Më duaj me dëshirën e pasionuar Në gëzim dhe në dhimbje - fragment (poezia është publikuar në një blog me poet dhe artist të njohur italian)
BAGAZHI IM POETIK QE U SOLL PER HERE TE PARE NE LETRAT SHQIPE
Sublime. Djej. Djaj. Heneza. Laureshe. Qiej te huaj - qiej te larget. Nje cope qiell. Pergjatedetit. Puro. Zarigoge. Fis. Originare. Perri. Kodrina. Pertypje. E dhimshme gjer ne madheshti. E besueshme gjer tej vdekjes. Altar. Vrastar. Aleat. Baron. Vjeshte tinzare. Hijet e nates. Lendina e yjeve. Primar. Druge. Nje gllenjke jete. Farmak i zi. Hambari poetik. Fushat djerre. Renimi i malit. Diellin dhender. Diell ne shpirt, diell ne zemer. Harbutet e vjeter, harbutet e rinj. Pranvera e pare. Rinia e pare, mesmoshe, dhe rinia e trete. Kenget: e fshatit, te babait, te shpirtit, te dhembura. Lule pa fare. Fluturo moj shqipe. Kukutic. Shpirtvyshkur. Truthare. Epshet e nates. Shegeplasur. Dashuri e marre. Full. Dehje poetike. Enderr e cmendur. Marrsh nga jeta ime. Gjuha e dashurise. Te dua cmendurisht. Te kam dashur, te dua e do te dua pergjithmone. Dhimbje e fuqishme. Fllad. Ere ne dallgezim. Fuqi perendie. Perle e ujit te embel. Dhimbje e embel. Te puth gjer ne kafshim, gjer ne dhimbje. Ninulle - feminore, atdhetare, dashurore. Dashurore. Ti erdhe tek une. Kthehem tek ti. Te puth pak, pak, shume pak. Me jep nje enderr te thur njemije, etj. Me prit sonte. Me puth qe te puth. Betim i perjetshem. Dashuri hyjnore. Delir. Une besoj se.. besoj gjithashtu, etj. Sonet. Kuvendi i gjetheve. Lirike e vone. Te dua fuqishem. Mjalt ne buze. Je i bukur te pata thene. Krushqia e trojes. Duel dashurie. Me ler aty. Klonim mes hijesh. Atdheu im. Romace. Mallin dot se shova. Epope leshi. Udhekryq. Te thashe shpirt mos me sill trendafila. Bombe poetike. Une dhe ti. Bote e grisur. Kjo qe ndodhi mua. Ti je fati im. Kur e njoha diellin. Bie shi i imet ne shpirtin tim. Atdheu ne ankand. Shpirtra ne tregun e zi. Zemra te gjakosura. Do te vije nje dite. Tersus i vetes. Shpresvdekurit, shpirtmarret, shirat e dhimbjes. Anormalet. Mos me shani ferren. Himni i botes moderne. Atje pertej ne mungetire. Dekade. Zhvaten yjet , zhveshen henen dhe varrosen diellin. Sataniket. Gjuha e zotit, e poetit, e nenes, e zemres, e shpirtit, e lotit. Une dhe perendite. Sygeshtenje. Mos me prekni atdheun. Ndodh qe. Shktetetire - sahara, kalahari,namib. Ujevare- niagara. Me merr malli per ty. Trendafil ne kopshtin tim. Eshte arratisur dielli. Heshtje e vranet. Heshtje vrastare. Kundershti. Vjeshta eshte nje grua e zhveshur. Sy prej dielli. Femijeri e brishte. Fytyre e pafytyre. Dallge e eger. Lumenj dhimbjesh. Nate e corientuar. Vallezim ne ajer. Te puth buzet ne ajer. Te dergoj nje puthje me dallget e detit, te dergoj nje puthje me ne krahet e eres. Frikohem – frikoj. Terbim i clirte. - fragment
NJE PERRI NE FISIN TIM
- nuses me te bukur te fisit ZILO
Erdhi si pranvera thelleza ne fshat, me bukur nga shoqet me mira nga grate. Bobo per floket e saj si ujevare ne mal, pema me qershi e fruti ne thane.
Ta mac me pellembe nuk mbarohet kurre, ti kendoc nje kenge duhen gjithe simfonite, na mori ne fisin dok diellin me te mirin burre, dhe ja, dhjete metra na ndanin te dyja shtepite.
E shpejte si furtuna ngado ishte levendja, e bukur si perendi e ne toke si parmenda. Hene e martuar, por yjeve ua kish enda, me nje "miremengjes" benin filma e endrra.
Ishte e zgjuar vajza nga pertej kodres se vogel. Dinte pikat ku te lozte te lumturonte lot e vaj. Ate vuajtje e dhimbje te thelle, qe pertypte fukarai? Si e bente te ndihej zot ne qiellin e shtate?
Uleshin e flisnin me ore mbas gardhit, partia ime partia jote dhe te dy e shanin. Oh, kunja qe i hidhnin te voglit e te madhit, Mbledhesit te bagetive, qeverisjen e luanit.
Ajo paste…Bekimin e perendive gjithmone… Ma bente atin tim te qeshte me pahir! Te kerkoni ku te doni s'do gjeni kusherinj e gjitone qe ndajne dy mendime, qe ndajne nje kafshite.
Tre pranvera, tre perri si vetja, solli ne drite, njera me e mire se tjetra ne syte e saj i shikoj e me mbushet shpirti me mrekulli si trendafilat e kopshtit ne maj.
NE ENEN E VOGEL KA VERE TE MIRE
- tezes Aleksandra
Ne enen e vogel ka vere te mire Ka grade te larte qe deh e persos njerine, Kokona e vogel si nje gjeraqine Oh si ajo grua tjeter s'ka nikoqire!
Ngrihej qe me nate per pune Njehere ne tezja e njehere papuce, Shtepia e saj njeqind e nje pasqyre Rrobat i lante me uje ne puse!
E lehte si penda, e embel si mjalti Po po cobanka trabiat e zanat, Dy gershetat dherdhur tek fustani Perendi e florinjte njezet e kater karate!
Kete moter vetem kishte nena Per ne dimer per ne vere, dy perandoret qe beri hena dhimbja dhe loti, per mire e per keq!
Kur ia merte kenges ne nuseri Capet i hidhte allafrenga nje e dy, Valle dyshe me gjashte krushqi Shamine e beqarit digjte me raki!
- fragment
Amore mio, Fammi vedere la tua anima... Che fai, piangi ? Adesso mi fai piangere anche me... - frammento
E THJESHTA SI PERENDI
- halles Marga
Halla nje grua e thjeshte E gjate sa selvia ne qiell, Beri yje e beri hena Shpirtin e kish drite ne diell!
Cdo vere vinte ne te pare E buzeqeshur per babane e saj, Me ecjen e lehte porsi zane Ne lekure si bore ne mal!
E etshme si ujte e pakte ajo Si shiu binte ngado, Dhe nje cicerime me zogj, E bekoi i madh Zot.
Halla kishte kater klase, Zonja e madhe e sevdase, Dikujt i mbeti peng e maraz, I miri nuse e coji ne altar.
Per dashurine qe kish ne gji, Per femije e prokopi, Lum kush e shijoi ne rini, Lum kush e mban ne pleqeri.
SHENJTORI
- xhaxhait ANDREA
Xhaxhai nje burre i beshem e shtatlarte Baroni i fshatit me ballin e ndritur, Kater vajza e dy djem kishte per fat Dhe shortin e jetes nje grua te bukur!
Kur kalonte pergjunjeshin yjet Hena shkrihej ne qiell, oh medet! Edhe fjala ishte ligj ne kuvend Ne fisin tone i vetmi mbret!
Kaq shume beri per fshataret Sa emri i shkruhet dere me dere, Kaq shume beri per fshatin Sa kater stinet i quajti pranvere!
Te fisem ishin burrat e vjeter Burra qe nenat lindin njehere, Qe kur vdesin te mbeten ne zemer Kenge ne muze e trendafil me ere!
E mbaj ne mendje te qeshur e plot sharm Ne gadishmeri kur semurej im ate, I shqetesuar e kthente dhimbjen ne shaka, Por brenda fshihte frike e merak!
Pervec babait kishte dhe nje vella tjeter, Pervec tyre kishte dhe dhe dy motra si drite, Dhe ja, si me beri te qaj me germa ne leter, Ah ah! Ma rrembeu Zoti xhaxhain e mire!
Fshati im monument i demokracise fshati im permendore e lirise. fshataret i genjenin "hajde, behu komunist" qe te quhesh bir i shtrejte i partise
dhe shkonin si delet ne mbledhje flake degjonin me ore por zorren thate ne shi e ngrice ne ftome e ne vape qymshti i nenes nga syte u dilte gjake
me buke misri ne barkun e shkrete ngriheshin ne mengjes qelizem ne are si te internuar qindra e mijera vjet por s'u beme spiun e tradhetare
Kjo eshte nje fitore, nje revolucion nje heshtje qe permbys cdo klase perversitetin o semundje ne kohe ne qender te ngrihet me broz nje lapidar
Nuk do pushoj kurre te shkruaj! E dua t'ja bej te njohur gjithe botes! Fillova ne 2011 e mos pushofsha kurre! Ky fshat meriton cdo nobel qe marrin poetet, cdo orkar qe marrin aktoret ne hollivud. Love you <3. Respekt ne maksimum per te gjitha familjet!
SHKRUAJ PER TY, PER MUA.
Shkruaj per ata qe mundohen te shpetojne semundjes per te mbetur edhe pak ne jete. Shkruaj per ata qe fluturojne me lart se zogjte e se rete. Shkruaj per ata qe buken e perditshme e fitojne me djerse, shkruaj per ata qe mbeten integro perpara cdo padrejtesie e ligesise. Shkruaj per babain tim, qe hante ate pak per te na cuar ne shkolle gjashte femije. Shkruaj per nenen time qe gatuante per tete veta por racionin e saj e ndante neve. Shkruaj per gra te fuqishme si une qe rebelohen skllaverimit modern e gerthasin per liri. Shkruaj per popullin tim. Shkruaj per femije te dhunuar, per gra te torturuara, per varferine ne bote, per luftrat qe behen ne heshtje. Shkruaj per atdheun tim te shtrenjte, shkruaj per dashurine hyjnore, shkruaj per yjet ne qiell, per gjithe universin. Shkruaj sepse kam simfoni kengesh, se gjithe kjo stuhi brenda meje me qeteson shpirtin, me zbut dhimbjen, me largon vjeshten, me cmend, me persekuton, e nuk kam shpetim. Diten qe do ndaloj, dijeni kam vdekur, nga pertej qiellit ju buzeqesh. Fle me frike, e ngrihem me endrra. Sikur nata te me riperteris, sikur dita te me ndricoj, e dielli te me ngroh fryme e tokat pranverore. Shkruaj per mua, per ty, te dua. ZOTI IM. -fragment
DO BEJA GJITHCKA QE KAM BERE
Do beja gjithcka qe kam bere Per te qene gruaja qe jam sot. Do shkoja serish ne cesem per te mbushur uje, per te blere buke gruri dy km ne kembe per babain tim. Do kundershtoja serish nenen qe me ka bere koken per te krijuar personalitetin qe kam. Qe te ecja nje dite e sigurt mbi token qe shkel. Qe te humbja ndonje beteje por te fitoja luften. Do ta ndaja serish racionin e pjates time me vellezerit dhe motrat e mia, se nje luge te me jepnin, u falja te gjithe ushqimin. Do laja serish trupin me uje shiu te mbledhur ne nje vaske betoni. Dhe nje tufe rroba te familjes ti laja me nje sapun e me duar. Dhe zjarrin ta ndizja perjashta me dru per te gatuar cdo dite. Do punoja serish tokat rreth shtepise per te mbjell verdurat e sezonit. Do ikja serish vjedhurazi prinderve me shoqet tek "arra". Qe kur vinte uji i lumit i "shushices" te vadiste fushat, Une do beja koronxhile mbi dege o ne ure e te caja ballin. Keshtu e gjakosur e me shume qortime me conin tek infermjerja e fshatit. Do ta duroja serish acarin e ftohte ne mishin tim te njome Qe te ndjej bukurine e veshjes moderne me kepuce te reja te markes. Do te doja te kisha te njejtet profete(profesore) qe kam patur, Do doja te njejtet engjej(shok e shoqe), ne klase fillore e te mesme Se qe te gjithe krijojne universin tim. E s'do ndryshoja asgje nga cronologia biologjike, as origjinen, as fshatin e lindjes, as pranveren e pare, Sigurisht as kembet zbathur me gjemba, dhembet e qenit ne kofshe, dhe barkun thate, Sepse do te mohoja nje pjese te identitetit tim! - fragment
DO BEJA GJITHCKA QE KAM BERE
Do beja gjithcka qe kam bere per te qene gruaja qe jam sot. Do beja prinderit e mi te dashuroheshin ne qershor. Do beja te njenjtat hapa ne vjeshten e pare. Qe te ndertoja nje fortese lashtesie ne mua qe jeton. Qe te merrja nga prinderit e te jepja tek femijet e mi, qe mos harroj nga vij e ku shkoje. Do beja gjithcka ta dashuroj nga fillimi te bukurin diell dhe te jem i vetmi ishull tokesor qe do te pushoj tej plakjes. Per ti ofruar nga trupi im pyjet e mbetura pa asnje shperblim qe te mbetem ne syte e tij e vetma drite hyjnore. Per ti kenduar kenget e shekullit njezet e nje gjer ne fund, te bertas emrin e tij ne kupe te qiellit, te puth buzet e tij tej vdekjes qe te le ne shtigjet e shpirtit nje zemer plot zjarr. Do futem sic jam futur ne dhimbjen e tij te shenjte, Si oksigjen, mendim, nje orgazem, ne kulmin e gjelberimit, Te me perqafoj sic ben, nga gjethja ne dege, gjersa kthithma e fundit te shuaj gjurmet e dimrit! - fragment
Do doja te ishit te gjithe atje:dje. Nje gote e asgje me teper, por vetem jete. Kudo qe te hidhje syte ne bregdetin e reres, nuk mund te mbeteshe indiferent, as te rrije ne heshje, pa kapur qiellin me dore. Per rreth kishte perde, lidhur me fjongo ne kater cepet e drurit lyer me ngjyre kafe. Ajo rini e shfrenuar te cmendte te bente per vete e te shtonte etje lakmitare. Mendoni dhe pulebardhat e Adriatikut fluturonin shume afer tokes nga zilia per tu bere njerez, atopollantet ishin prane veshit larg nga tribuna, shurdhuese si klaksoni i trenit me avull. Kostumet ishin ngjitur pas trupi sensuale sikur te provokonin ndjeshmerine e ndjeshme. Nje buzembremje qe binte ne perendim te diellit binte nga zemra ne zemer. Yje, heneza, simfoni, DJ e reggaeton kercim ne piste, qeshje me ze te larte, peshperitje pa te keq. Ajo rini ishte universi, pothuaj nje adrenaline nen lekure. Shikoja cdo levizje, cdo prekje isha nje poete ne poezi, nje puhize e lehte, nje cast ne memorje, nje njezet vjecare ne vitet e nje njezet vjecare. Ne ate fund qershor e fillim korrik te vitit 2019 ishte gesti me i dhene per te shpetuar ferrit. Kjo natyre e re e gjalle ne nje bote qe digjet nga kolera, te jep forcen e duhur, kur gjendesh ne nje bivio. Dy gjerat per te kujtuar:gjeta muzike, kercej, gjeta grindje, iki.