KUR ME KUJTOHEN DUART E NENES
![](https://static.wixstatic.com/media/9188e2_1bbd6217e465440d8e935bd993e198d9~mv2.jpg/v1/fill/w_720,h_960,al_c,q_85,enc_auto/9188e2_1bbd6217e465440d8e935bd993e198d9~mv2.jpg)
Edlira Jorgji Doko
23 luglio alle ore 17:14 ·
KUR ME KUJTOHEN DUART E NENES
Kur me kujtohen duart e nenes me ze nje trishtim i holle Dhe syte e kripur gurgullojne neper dhimbje qe eshte larg Sa renkoj prej mallit e kaloj vale e dallge lumenjesh me lot, Perendia ime, dhe drita e kthjellet prej malesh te lashte
Ne cdo mendim qe bej fytyra e saj lundron simfoni e varg Ne cdo heshtje merzie e lumturie qe sjell era, qe kendon zogu, Sikur shkelqejne fushat derdhur me lule nga hena ne diellin e pare Si deget e selvise mbi trungun e gjere i shkundej floku. - Fragment
KUNDERSHTARET
Ne fillim feniten si miq, me kult te dendur, zjarr e gjak, Te veshin tokat, me perla deti, te bejne kurore, me yje henak. Ngren keshtjella me lavdi buze gremines dita me dite, nata me nate Dhe ne poeme derdhin helmin me te fuqishem qe shpirti u mban.
Me pas, sikur te mos jene me ata i shikon me pasqyre te thyer! Te ngulin copezat e qelqit ne sy, ne rrekete e loteve, cpojne mishin ne trup! Vjedhin tjegullat e hapave, guret e metafores, malet e cuperise - Dimrin ta shkrijne ne dege dellenjash ne dyert e stergjyshve,
Me pas ngarkojne jeten tende, ne buzeqeshje te vrara si Auguste Renoir, Si Claude Monet mullinjte e eres e si Salvador Dalì peisazhin real, Te tundin ne dremijte rrufesh ne ritual me magji vodù, Sakaq kafshet e pyllit turren me pishe ndezur ne altar.
Te vjen ndot! ndot! ndot! neveri e plakur qe trazohet neper kembe! Hijet, bejne gosti hirin e eshtrave! Vale e mall pasuri e vjeshtes! Mbas varrosjes, vdekjes se gjalle ne shpelle gjarperinjsh, Fillon cjerrja e cipes se rreme, e prishja e paqes se heshtjes.
Keshtu zgjerohet horizonti, e dielli largon rete e zeza, Zbutet zemra e hyn ne sintoni me mire me veten e i fal; Njeri pas tjetrit i mban ne shenjester, ne lunder e ne kopsht, Mjere nese i humbet nje minute nga orbita, se te bejne gjemen, e te takon dyfish te luftosh!... - fragment
SHPIRTI I SHENJTE
- kur je krijese e qiellit
Nese mendja perserit nje melodi, nje stil ne te shkruar, pa perfunduar, Nese zemra zhytet serish ne kujtimet e harruara e te vjetra, Do te thote se shpirti kembengul me etje persosjen e fjales, Pse jo, kerkon graden me te larte emocionale te dehjes.
Do te thote po ashtu, se heren e pare s'kishte fryme, lot, e dhimbje, O gjendja e motit ne qiellin tend s'ishte bombe, atom ne delir. Se dashuria e cmendur, per te endur nje copez delikate te jetes? Ishte e menget! per dallge deti, per bore mali, per nje pike shi!
Do te thote, se historia nuk ka shteruar pusin e dijes, orakullin e saj, Se kullat e yjeve, nuk eshte derdhur me ar e argjend ne muze; Te rrefej ndodhine ornok, dhe plagen e mbuluar me kenge e me gjak, Qe lotet e femijerise te digjen si kashte, me denese ne buze, -
Eshte njelloj si nje ingranazh ne levizje me kembana te shpejta Qe bien, bien, bien e s'kane te sosur nga zgjimi ne zgjim, dite-nate; Gjersa pranvera te shperthej e korrit cdo qelize, arome e mjalte, Gjersa toka te shkrihet me endje nga flaka ne llave. - fragment
KUR NJE MIK IKEN PA E LENDUAR
Kur nje mik iken pa e lenduar ose interesin nuk ia prek, Nuk ka qene kurre miku yt, as do te behej ne te ardhmen. Oh, fareshuari te ka urryer qe diten e pare si armik vertete? Te ka shfrytezuar! pa ta bere te ditur, c'zjente ne mendje!
Dhe mbasi ka mbaruar aktin e Otellos, iken... Iken jo se e debon, iken si qeni te gjej kaliven nen shi; Iken se ndjen neveri per veten, s'perballon dot friken, Iken se nuk eshte mesuar ne jete me djerse e ndershmeri, Iken, se aq kohe i duhej te hapte varrin mbi kurrizin tend. -
Mos u ndjeni keq ose te zhgenjyer nese jeni njerez te Zotit... As mos e mallkoni, as ta pergojoni me te tjere se ia thone! As te vet-denoheni pse fati ju qellon ne miresi e ne kokerr te lotit, Bukowskin e shkrete e dogjen ne kryq, me pas, u be hero.
Po ju i fusni nje te share, jo per ta perbuzur ne ndjesi, Se nuk i prishet cipa e virgjerise, as skuqet e as zverdhet; Por per te mos mbajtur hirin e vjeshtes, vrerin e meduzes brenda jush, Dhe si brumi i bukes se re lereni te bymehet.
Ka nga ata, qe kthehen pa piken e turpit, Sikur te mos jete permbysur bota, sikur mos kete ndodhur asgje; Nje keshille? mos u hapni me shpirtin, deren jo e jo, Se behesh fajtor ndaj vetes, se nje gaf e dyte s'te falet me. - fragment
BAGAZHI IM POETIK QE U SOLL PER HERE TE PARE NE LETRAT SHQIPE
Rrokaqiell - rrokaqiejt. Bubullima vjeshtake. Lavdite e rreme. Merreni shpirtin, lotin, dhimbjen, dashurine etj, dhe bejeni ... (poezi) Tinguj te serte. Enderr e andruar. Shtrydh mbi gjoksin tim lotet nga syte e diellit. Sot shikohet qielli me sy lakuriq, sy te lire. Ne duart e tua zhvishet shpirti im. Si ikin vitet nje e nga nje. Nje britme shpirti. Nje grusht dhè dua, nje grusht dhè... Dhia kur ecen ne asfalt rreshket (fabul) Njeriu i eger do dashuri te zbutet. Do ngre nje monument mirenjohje per te gjithe kundershtaret e mi... Therrita kaq shume brenda vetes, sa solla paqe. Kaltersi e tejdukshme. Nje burre mundet fare thjesht nga nje grua. Si? me nje puthje. Siqeriteti eshte pashaporta dhe leje qarkullimi ne familje, miqesi dhe dashuri. Pa te? ndalohet hyrja. Ai qe nuk do kombin e tij, nuk do asnje tjeter. Ai qe eshte tradhetar i kombit, nuk ka patur nje edukate te mire, as nene hyjnore. Nje tradhetar eshte ne gjendje te vras dhe nenen qe i ka bere koken. Eshte i pa fe. Kriminel i lindur. Ai qe rreh gruan, nenen e femijeve, ka patur te njejtin fat ne femijeri. Ai qe ushtron dhune mbi femijet e tij, i kujtohet dhimbja qe i shkatuan te tjeret ne femijeri dhe nuk e kalon dot kete fatkeqesi pa ndihmen e psikologut ose nje gruaje me horizont te gjere, me durim, dhe me dashuri te madhe. Nena qe braktis per arsye qejfi femijen e saj, eshte destinuar te mohohet nje dite nga vete femija. Po flasin gjahtaret e shpirtit per sinqeritet. Ne kembe zoterinj. Edhe kjo duhet cumar, eshte nobel. Nuk ka poet mendjemadh. poeti eshte mendjemadh. E verteta...jeta, dashuria dhe liria...mua keto gjera me konsumohen te gjalla. Edhe grate e mira e duan nje shuplake, jo se kane bere gabime, por se jane kaq te mira dhe fisnike.
MESAZH PER TE GJITHE - miremengjesi plot dashuri
Une e di…kam karakter te fort, te bute, e teper te fuqishem. Veshtire te behesh shoqe me mua. Ta perplas te verteten ne sy. Te vjen keq, te vjen mire, eshte efekt personal. Cfare duhet te jesh ne orbiten time? Asgje pervec sinqeritetit. Cfare te duhet te hysh ne universin tim? Asgje vec drejtesise, dashurise dhe lirise. njeri, o robo, njeri. E ben dot?Kaq pak kerkoj une. Jam nje grua qe ngopem me ajer, me diell, me uje dhe me zjarr, por qe te jep lavdine e sukseshme per te qene vetvetja. Po arrite te futesh ne shpirtin tim, betohesh mbi koken time.
YJET E MI… Te mi doni kundershtaret… Eren e poleve te kunderta… YJET E MI… Ti mi vishni me guret me te shtrenje… Deren lereni hapur gjithmone… Ne diell, ne diell e ne shi… Shtrojuani tavolinen me mish e me vere… Cdo dite i ftoni Te thone c’mendojne per ju Mburruni E do shikoni trishtim.. ne sy. YJET E MI… Tregohuni te sinqerte dhe dashuror… Tregoni krahet, zemren dhe shpirtin … Ah…pa mbaruar fjalen ju…vyshken nga zilia… YJET E MI… Te mi doni kundershtaret…
DHE DRAME DHE KOMEDI DHE TRAGJEDI
Drama per nje nene
nuk eshte semundja e femijes
as larja bregut te lumit
as zhytja thellesive te detit
komedi eshte kur e rremben vjeshta
dhe i thote: o nene e cmendur, meqe e linde e nxorre ne drite nuk te perket me.
ai eshte i turmes...
pa cka se hedh mitren ekografine e shpirtit
shtirret
zvarritet
dhe hiqet i ndershem
duke ndezur nje qiri si " kristian i devote" perse? per dhunen qe ushtron!?
nje tragjedi...
Ka "mesues" ka "psikiater" ka "profesor" e ka "gazetar" ka "poet" me cmime gjigande ne kete bote te frikshme me palce e tru te kalbur qe qajne per kaloresen legjendare se frymojne dita dites dashuri e jete dhe te jane mirenjohese nese hesht e vjedhur e dhunuar e vrare.
ABSURDITET
Me beni te kuptoj
lumturine
krenarine
dhe gezimin
qe ndiejne krijesat e vogla
kur qeshin tek nje femije i plagosur ne lufte.
Cfare eshte ky bulizem?
Ju e dini; loti i nje femije eshte plumb po s’keni mundesi ti ndihmoni mos i perbuzni…
eshte gjest i ulet, thote Perendia.
ABSURDITET
Me beni te kuptoj
lumturine
krenarine
dhe gezimin
qe ndiejne krijesat e vogla
kur qeshin tek nje femije i plagosur ne lufte.
Cfare eshte ky bulizem?
Ju e dini; loti i nje femije eshte plumb po s’keni mundesi ti ndihmoni mos i perbuzni…
eshte gjest i ulet, thote Perendia.
Të dua sepse .......... Të dua, sepse ti je i njëjtë me mua. Të dua, sepse nuk mund të të harroj dekadë e tani je berë pjesë e imja. Të dua, sepse më bën të shkruaj gjëra që kurrë nuk kam shkruar. Të dua, sepse ti më bën të çmendur më mban në gjembat e tua. Të dua, sepse fluturoj në qiell me krahët e dashurisë hyjnore. Të dua, sepse më jep dhimbje brenda zemrës. Të dua, sepse të kam zgjedhur si Zot të përjetshëm si diellin e ditëve të mia. Të dua, sepse nuk mundem të jetoj pa ty, ose të imagjinoj një nesër pa ty. Të dua, sepse jeta ka kuptim dje, sot, tani që je këtu. Të dua, sepse je një dashuri e sinqertë e vërtetë nga ajo që jetohet vetëm njëherë. Unë të dua, sepse edhe ti më do. Të dua kështu siç je. Nuk do të ndryshoj asgjë. Nuk të dua për emrin tënd ose nga origjina nga vjen Të dua, sepse ndihem mirë, sepse ndihem keq, sepse ndihem e dashuruar. Të dua sepse ke shumë pushtet mbi mua, më trazon dhe më trasporton ku dëshiron ti. Të dua, do të të dua deri në fund, përtej tokës si një perëndeshë e vërtetë e meriton këtë sakrificë, e meriton shpirtin tim në kryq. Të dua, sepse më bën të qaj, më bën të qesh, më jep emocion që më merr frymën nga mushkritë. Të dua, sepse qenia ime është skllave e qenies tende keshtu siç nuk ka qenë kurrë. Të dua, sepse nuk mund të më duash kurrë ashtu siç të dua unë. Të dua, sepse ti je parajsa ime, ferri im, mollë e pa ndaluar, dëshira e çmendur në bark dhe në palcë, se je kopshti i ëndrrave. Të dua, sepse ti je kënga e vargjeve të mia atë këngë që nuk munda të këndoj askujt tjetër. Të dua, sepse ti lufton edhe për mua. Të dua, sepse nuk mund ta shpjegoj as me fjalë as me poezi vetëm me zjarrin tënd brenda meje. Do të ndaloj së dashuruari nëse një ditë do të zbuloj se i përket një gruaje tjetër. - fragment https://youtu.be/4NnfPeBRT94
FËMIJËT E LUFTËS JANË SI FËMIJËT TANË.
Fëmijët e luftës janë si fëmijët tanë. Janë mish e gjak e ëndërr nga qenia jonë, krijuar me dashuri, për dashuri. Gjithkush ka të drejtën të jetojë në paqe, të qeshur, dhe plot jetë. Ata janë gëzimi ynë, bekimi i Perëndisë, janë rinia jonë, e ardhmja jonë. Askush nuk ka fuqinë për të vjedhur pafajësinë e tyre. Askush nuk ka fuqinë të abuzojë fizikisht, mendërisht dhe moralisht. Askush nuk ka fuqinë për të vrarë pranverën në këtë tokë, sepse bën të lulezojë lulet më të bukura të planetit. Askush nuk ka fuqi që t'i lërë të vdesin nga uria, sepse nuk janë fajtor per asgjë. Askush nuk ka fuqinë për t'i vënë në shitje sepse nuk kanë kërkuar ata të vijnë në botë. Askush nuk ka fuqinë për të bërë luftëra të ftohta në botën e tyre të fëmijërisë, sepse edhe të mëdhenjtë ishin dikur fëmijë. Askush nuk ka fuqi t'i hedhë në fund të detit, sepse nuk janë skllevër, as krijesa të së keqes, as të mëkatit. Fëmijët e luftës janë si fëmijët tanë. A e dini si qajnë? ... me zemër të thyer A e dini si jetojnë? ... në mjerim Ne dhe ju mund të bëjme kaq shumë Te flasim për padrejtësinë duke rrëfyer të vërtetën, për të mos qarë viktima të reja rrëmbyer nga flakët, për të mos varrosur tjetër dhimbje në heshtje, të vdekurit nga bomba mos ti lëme në harresë… - Fragment
ESHTE NJE QIELL I KTHJELLET NE VERONA
Eshte nje qiell i kthjellet ne Verona me diell mbuluar, pa re, pa zhurme...
Ne kopshtin e Giulietes fershellen simfonia e lashte, degjohen tamburet me dallgezim...
Fryn ere Shekspiriane, puhize fund korriku...
Tunden trendafilat... fustanellat si petale, te fresket, dhimbje e tragjedi ndjej, rrenqethje, puthjen e tij mbas veshit.
Ne kete kohe, feniten yje te larget e te afert ne ballkon, dhe flasin e qeshin me gjuhen e nenes se tyre normalisht.
Mbajne nje flamur si pike takimi, i pari ne rrugetim, i fundit ne liste dhe i bien kryq e terthor qytetit te dashurise sikur bejne zbulimin e Amerikes, te Polit te Veriut...
Ulur ..ne restorantin qe shkojme gjithmone bejme mengjesin ne ajer te hapur, nga nje kafe te ngrohte, me brioshin me mjalte... - fragment
GRATE SI ERGITA
Ajo eshte ndertuar prej inteligjence, prej gjaku te bekuar, prej drite te perjetshme qe eshte e domosdoshme ne cdo kohe, e lavdishme ne dy atdhe, e embel dhe e forte, teper e vendosur per te cuar stafeten me tej. Dhe jane grate si ajo, qe shkruajne historine e kombit. Nje grua e sukseshme ne cdo aspekt; dhe, nje nene e mrekullueshme, kerkon ate qe i duhet te lulezoje ne jete, kerkon drejtesi ne nje bote te rreme, ne dimer e ne vjeshte, kerkon te jete si nena dhe babai i saj, ku luftuan me mish e me shpirt ne komunizem per te qene keta qe jane, kerkon te reflektoj mbi male larg vendlinlindjes, kerkon me te miren per Shqiperine, qe, ne moshen e saj veshtire se gjendet nje molle kaq te shijshme ne Eden, me te gjitha te mirat e lindi nena, me te gjitha bukurite e stolisi babai, e kerkon te jap kete bukuri ne token e Arbrit. Ah, dhe nuk e them se dua te shkruaj, e them se eshte nje privilegj te shkruaj per gra me te gjalla se une, me te mesuara nga une, me te bukura nga une! Ajo eshte vete pranvera, e dashur si Nene Tereza, me nje pushtet te vetdijshme, qe mund te kthej boten permbys te sjell liri, ajo eshte nje grua e rralle, me fytyre te ndricuar, me nje qiell plot diell…
Love you Gita, love!
BEKUAR ATDHEU IM I SHENJTE
Bekuar qofte magjia e qiellit, drita e henes, dhe toka qe na mban, dhe lutja e mirfillte e Zotit, dhe kenga e engjejve, me perendite e lashta, dhe shiu i bute e i eger, dhe era e lire ne horizont me orteqet ne mal se dimri ne pranveren e re do shperthej sythet me polen e mjalt;
dhe bekuar gjysherit e gjysherve te gjysherve AMIN qe mbollen dashuri ne lufte pa u bere kodard e tradhetar, dhe pushka e Nolit, dhe marshi i jetes ne mjerimin e Migjenit, dhe derdhja e lotit e dhimbjen e vrare.
Bekuar qofshin dhe krijuesit e mi; e bukura nene, i miri baba, drita e paster e gjakut tim me damar e rrenje alfa, dhe fisi im dhe fiset e mekatqotsve, dhe gjuha e vendit, dhe endrra e mallit;
dhe bekuar TRUALLI I SHQIPONJES, nder shekuj, bekuar cdo klithme shpate e Gjergj KASTRIOTIT, dhe Zeri i Ismail QEMALIT harbuar, nga klarineta e fushave, tek ciftelia e kullave te gjelberuar.
Bekuar qofte fshati im Mekat i ri ne Vlore, dhe plaku, dhe femija, dhe dielli, dhe lumenjte, dhe livadhet, dhe lulet e mia, dhe rrugicat e vogla, dhe fryma qe dergon me endje perendia, ne kopshtet qe derdhen mbi gardhe plot me trendafila;
dhe bekuar puthja e tij ne buzet e flakes qe shkrin zjarrin e ferrit me kaq pasion e dashuri, dhe fjalet e d'lira ne udhetim me rremat e barkes, dhe tornadi ne dukje, e furishmja stuhi.
Bekuar mishi nga mishi yne i shtrenjte yjet e lindur nga zemra e tij dhe zemra ime, dhe njohja, dhe veshtimi me nje mije ngjyra ne vjeshte.
dhe bekuar qofte bota ne cdo cep pacin uje ne burim, dhe ne tenxhere gjelle, dhe larg nga lufta; si edhe nga nata e zeze. - fragment
Ama sempre
Ama il tuo amore lascia che ti amano alla follia. Ama la vita cosi com'è ama la bellezza dei fiori ama la pioggia. Con il tuo amore dona l'universo più bello senza chiedere niente. Ama con tutta la forza: per dare un senso per essere amato come il sole nel cielo. - frammento
Dy personalitet ne nje trup - Psiko terapi
Kur njeriu ndjek femijerine nga shpirti Jeton i ndare pergjysem ne dy qiej I arratisuri deshiron te shpetoj dhimbjes Ndersa i mjeri rrefuzon drite e diell
Behet torture e sakrifice si ne kryq Beteje e ashper gjakosje ne nje trup; Te iki mbi re e ne hene pa lene gjurme, O te qendoje e te sfidoje jeten me lufte?
Eshte nje keshtjelle me dy hyrje – lindje e perendim Qe mendja e dehur ne vjeshte e thur me fantazi Dera e pare eshte shpetimtare pa asnje qellim E dyta nuk vendos dot zemren ne peshe e barazi
Por a ka nje rruge shpetimi? - do thoni ju - A ka nje menyre rebelimi percarjes ne damar? A ka kavalier nga ky delir, e dyel me veten? A eshte e mundur mbijetes ne ferr..?
Sigurisht , po. Mblidhet femijeria ne gjoks E qorton per braktisjen per humbjen ne kohe E mbledh te madhin e te voglin ne nje kopsht E dy qiejt i ben te qendrojne fuqimisht ne toke.
Kur i vogli qesh, i madhi eshte i lumtur. Kur i vogli qan, i madhi eshte i trishtuar. Kur i vogli kerkon hapsire, i madhi mbas tij Kur i vogli rritet, i madhi eshte sheruar.
NJE SHEKULL PA DRITE
- doktrina e tradhetarve
Kur shtrengon dimri ne pyll, hienat perdridhen atje ketu: ne s'jemi si ju - thote, nje luan, atdheu yne eshte ne Savane.
Per ne, or mik - hidhet ujku plak, qe s'kemi kopsht e s'kemi hambar, jemi mesuar me mish e me gjak, s'e perypim kollaj te shkretin bar.
Tani qe qielli eshte mjegull e gri, edhe dielli emerohet armiku yt, ne shi te dendur, e ne mot te zi, pihet shampanje e dridhet zinxhir.
Ju befte mire - klith nje shqiponje, nje dite do fenitem si plake e gjore, kafsheve ne qafe t'u lidh kembore, qe luani mbi lis te mbreteroje -
Gjer atehere, beni feste. Cdo ere qe fryne, pranga e plumb do kete...
PA TITULL
Kaq dashuri ka ne zemren time Sa ushqej yjet e cdo gjallese ne toke, Malet te ngrihen furtune ne fluturim Dhe fushat te derdhen me lulekuqe plot!
Kaq dhembshuri te embel ka ne shpirti im Sa qiejt i mbledh ne pellembe, i mbush me drite, Dhe zogjte te kendojne dymbedhjete muaj ne vit Jo jo, pyll e korije mos ngelte pa gjelberim!
Kaq hapsire te gjere ka ne boten time Sa shtreterit e lumenjeve shuajne etjen, Dhe detet i bej vale e dallge malli Jo jo, pa diell asnje hije mos mbetet!
Jam perendeshe me gjak vdekatari Dhe si gjithe vdekataret e kam nje ves; Nese me vret, dihet, je pjelle e hasmit, Nese me do, nga goja e vdekjes, te heq!
Nuk ishte pare ndonjehere ne atdhe Nga shekulli ne shekull, nga brezi ne brez, Nje shqiponje me krahe endrre prej hekuri Nje perandore demoniake e fuqishme mbi dhè.
Nje evolucion rrenjesor ne Olimp Si ky qe po ndodh ne kete fillim shekull XXI, Lumturoni qe keni mundesi ta shikoni me sy Se nuk do t'ju ndodh ta lexoni ne tjeter jete... - fragment
Kemi nevoje per njerez pozitiv, qe na bejne te shkruajme paster e me pasion, qe na bejne te ndihemi bukur me nje fjale o qoft edhe me nje heshtje, mjafton, te jete konstrutive. Kemi nevoje per qortime kur gabojme, se jemi te gjalle, e te gjalleve u pelqejne sfidat, pse jo te vihen dhe loje. Kemi nevoje per fytyra te qeshura per te sheruar plaget, kemi nevoje te shikojme njerez qe vuajne per buken e gojes per te falenderuar buken qe kemi ne tavoline, kemi nevoje te jemi te drejte me veten qe te gjykojme drejt, kemi nevoje per nje puthje, nje perqafim, nje lot, nje dashuri..kemi nevoje... gjithmone Miremengjesi plot dashuri
MONUMENT MIRENJOHJEJE
Dua t’u ngre një monument mirënjohjeje, atyre që më deshën. Por ca më tepër, atyre që më qeshën, atyre që më zhveshën, që më hidhëruan, që më poshtëruan, që më tradhtuan, që më coptuan, që akoma vazhdojnë gjer sot e kësaj dite...
Vuajtje! Të falenderoj, që stekën lart ma ngrite! - fragment
BAGAZHI IM POETIK QE U SOLL PER HERE TE PARE NE LETRAT SHQIPE, MADJE DHE NE ATE BOTERORE - vitet e fundit e perserish shpesh
Ne atdheun tim ka poet me te mire nga une, ka redaktor me te mire nga une, ka kritike me te mire nga une, por jane te korruptuar gjer ne dhemb, dhe shpesh here deklarojne e hedhin firmen e tyre pa frike tek krijesat e vogla duke u bere me te vegjel se te vegjlit.
Nuk kam nje mik poet te ndershem ne miqesine time.Te gjithe (ata qe njoh) jane tradhtare te famshem. Nuk e kam per fat nje poete shoqe si vetja. Nuk ka ne nivelin tim. Une krijova gjithe dashurine platonike. Dhe mbeti tek endrra - erdha, erdhe, ike, ika, te puth, me puth, te kerkoj, te deshiroj, dashurite e medha, etj.
Dhe ketu nuk ka te bej as mendjemadhesia, as egoizemi. Ketu flet puna ime. puna ime. puna ime.
Pra t'ia bejme te qarte gazetarit hajdut dhe trillues se asnje autor me fame boterore duke perfshire edhe Shqiperine ka thene: ka autor me te medhenj se ne, filozof me te medhenj nder nesh, as Bukovski, as Konica, e as filozofet greke. Eshte nje thjeshtesi egoiste e imja qe qellon drejt e ne zemer mafien poetike. E kuptoni shqipen Mark Simoni? Nuk eshte hera e pare qe ben trillime te kesaj kategorie.
MADHESHTIA E NJERIUT
Madheshtia e njeriut eshte ne ndershmeri, ne thjeshtesi, ne drejtesi, dhe ne vetedije, dhe ne liri, dhe ne shprehje, dhe ne dinjitet, dhe te besh emra ne favor te krimit shpirteror e politik, dhe te thuash te verteten per nder te kombit qe te dha nje identitet;
dhe per qumshtin e bekuar te nenes qe te ushqeu me dashuri ne nje qiell te kuq, e madheshti, e fisnikeri eshte mos marresh mikun e mikut tend, e mos vjedhesh yjet ne qiell, e mos pranosh drite pa e merituar.
Madheshti eshte te jesh njeri rrofshin njerezit e pandershem ne boten e vogel, qe te detyrojne me force te shkruash me gjuhen e diellit;
e madheshti eshte te rrefuzosh medalje kundershtaret ti besh te kene etje, te duan emrin ne krye te ylberit e te bejne moral, se ne thjeshtesine e thjeshte, eshte mbreteria e madheshtise.
- fragment
O JU TURME E VDEKUR PER MADHESHTI - Heshtja keshilltarja me e ndershme
Liria eshte nje fitore mbi pregjykimet fetare njerezore e politike ne cdo shkalle qyteterimi e civilizimi dhe ajo kultivohet si nje peme biologjike qe ka nevoje per toke, per uje, per oksigjen e nese nuk e kujdesim rrezikojme te vjetersohemi te neneshtrohemi cdo pushteti, cdo rregjimi e cdo skllaverie. Pershembull nuk kemi liri kur tjeter themi e tjeter bejme kur bejme te pamunduren te qellojme frutat me shendet kur u japim pushtet njerezve pa karakter e pa dinjitet, kur na komentojne plagiatore e flasim per madheshti kur ne njekohe nuk meritojne cmimet dhe pozicionin social ku punojne kur jemi te varur per gjuhe me punen qe bejme dhe bejme te larin per sy e faqe.
Te gjitha keto nuk na i mesuan prinderit zonja e zoterinj keto na i mesoi jeta per te mbijetuar dikush me djersen e ballit, dikush me djersen e tjetrit. Gjithsesi eshte legjitime fjala e lire por jo kur je i burgosur gjer ne kocke Je ne kundervajtje, e ben nje figure qesharake ne publik! Kur zgjedh rrugen e pasurise se thjeshte mbi kurrizin e huaj, heshtja eshte keshilltarja me e ndershme… - fragment
Madheshti eshte mos marresh mikun e mikut tend, mos vjedhesh shpirt pa leje mos marresh cmime pa i merituar; madheshti eshte te jesh njeri. po flasin per madheshti trojanet qe s'lene fjale e metafore pa i shijuar - te madherishem si e mashtojne veten. Te flasesh per madheshti e te komentojne plagiatoret? kjo eshte vdekje poetike! kjo troje po i ve flaken atdheut. nuk zihen autor te medhenj bio ne goje o ne bisede poetike kur fedina jote poetike eshte pis nje deshmitar i rreme qe mbron plagion duhet te mbyllet ne azil. Ka nje diference te madhe te hiqesh e madherishme e mos pranosh cmime o hotele lluksoze se te cmohesh kur je hici e te hiqesh i madherishem o e madherishme - nje netto qe ka dukshmeri te madherishme...
TOKA
Pushtetarve U vjen gjynah per qindarkat qe u jepen te shkreteve emigrant sesa miliona euro e dollar vjedhur popullit, U vjen gjynah per te gjithe qiejt e huaj se per atdheun e tyre, Kane interes per cdo kalimtar e yll te panjohur se per femijet ne jetimore, per njerezit pa strehe. Pushtetaret jane bullist, egocentrik, qe flasin per gjithcka, per te gjithe, pervec vetes se tyre. Cfare doni te jete? Kjo eshte politika moderne. Cina? Amerika? Rusia? Ndoshta. Jo. Ni. Po. E shkreta njerezia! E shkreta bota! Toka e Zotit. Toka e qametit Toka e shpendeve dhe kafsheve gjigand (dinosaur) Toka e oqenave, deteve, liqeneve, lumenjeve, oazeve, e pyjeve, e akullit , e shiut, e bores, e bresherit, e uraganit, e gjemimeve.. Toka e Tutankhamit, toka e demokracise Helene, toka e Giul Cezarit, toka e Trojes, toka e Astekeve, Toka e Aleksandrit, toka e Gjergj Kastriotit, Toka e Mikelangelos, toka e Leonado Da Vincit Toka e Papes ne Vatikan, toka e mbretereshes Elizabeta ne Angli, Toka e zotrave. Toka e intrigave, toka e magjive, toka e vampireve Toka e revolucioneve, toka e domostratave Toka e ideve te medha Toka e luftes se pare, se dyte boterore Toka e Hitlerit, toka e Musolinit, Toka e Partizaneve, Toka e Heronjve Toka e varreve pa emer, toka e shpellave te bujshme Toka e sakrificave njerezore ne mase, Toka e mijerave veterane. Toka e semundjes, toka e ringjalljes Toka e luleve, toka e gjetheve Toka e varferise e mjerimit, toka e lluksit e madheshtise, Toka e projekteve, toka e deshtimeve Toka e mizerjes, toka e parajses Toka e mashtruesve, toka e te ndershmeve Toka e vipave, toka e te pastreheve, Toka e dhimbjes, toka e dashurise Toka e lindjes, toka e vdekjes Toka e termeteve, toka e vullkanit Toka e te varferve, toka e pasanikeve, Toka e zogjve, toka e diellit Toka e yjeve, toka e henes Toka e peligrinazhit, toka e shpirtit te shenjte Toka e qershive, toka e fiqve Toka e vjeter antike, toka historike Toka e bekuar, toka e sakrilegjit Toka e kishave, toka e xhamive, toka e budes, toka e gjithe besimeve shpirterore. Toka e kryqit, toka e gjakut Toka e shteteve, toka e idealeve. Toka? trashegimi e te gjithve!.. -fragment
KUSHERIRAT E PARA - Vajzave te xhaxhait
Kater sorka ne nje lendine Lozin e qeshin gaz e lot, Sy e drite per Shqiperine Bej ti kap e si kap dot!
E madhja quhej Aleksandra, E dyta quhet Natasha, E treta quhet Dhoksia, Dhe e katerta Mimoza.
Te madhen, jo jo, Zoti im Nuk e prek, nuk e ngas Se e mori dhendri i ri E nga dhimbja sa s’pelcas!
Doktoreshe ishte ne Fier Dhuroi zemer e shpirt ne qytet Farmaciste ishte ne Amerike Perendeshe pa asnje te mete.
E dyta zoge, hene e arte, Krahu i djathte i mamase, Ketej ne shkolle e ketej ne are, Embel betohej per babane.
E treta thone si e verteta Kur me qesh nuk pushon kurre, Perandore me fuqite e veta Fat e nder, det dhe lume.
E katerta shume e cakes Syri i vetem i pleqerise, Ajo per dite ajo per nate Derehapura e vllazerise… - fragment. DY KUSHURINJTE E PARE - djemve te xhaxhait
Xhaxhai mbolli thelle ne rrenje Dy lisa madheshtor me dege ne diell. Kostandini, trashegimtar i denje, Vladimiri, permbat plot nje qiell.
I madhi – Admiral ne beteje, Dallge e vale e yje kish shoke ne det. I vogli - trup - mburoje ne pushtet, Atdheun e mbron me te tijen jete.
Te dy kolloset neper furtune, Qe nga era s’perthyhen kurre… - fragment
GOJA JOTE NE FORME TE ZEMRES.
Goja jote ne forme te zemres E ndertuar Nga mijera male, nga mijera fusha, Qytete, fshatra, nga lumenj e liqen e dete Me mbush koken me mendime te zjarrta Me ngroh shpirtin Me cmend nga dashuria… Goja jote ne forme te zemres Me fton ne duel sy per per sy Dhemb me dhemb si nje lufte kunder fuqise se brendshme… Eshte ai uragan dridherues qe Nuk mund te shikohet, as te fluturojet nese Nuk kalon zgjuar naten e pare per te pritur agimin Mengjesin e ri. Goja jote ne forme te zemres Sjell shi, ere, stuhi shume etje, por edhe shume, shume dhimbje… (poezia lindi ne italisht dhe eshte publikuar ne nje blog te njohur me poet italian.)
BAGAZHI IM POETIK QE U SOLL PER HERE TE PARE NE LETRAT SHQIPE
Koria floreale. Leksing. Me dhemb dhimbja jote. Gushkuq. Volgar – latinishtja (gjuhe e thjeshte popullore). Nje njeri qe pret peme per arsye politike, per divertiment, eshte ne gjendje te vras edhe nje njeri. Valezore. Cupeline. Deshmitar i rreme..i qiellit..i penduar… Me duaj, me duaj. Jam ende ne kohe te shperthej muzen ne ajer, jam ne kohe e me duhet kohe… Eja, i dashur, te pushtojme qiellin, token, nendetin… Une perandoria e perandorise se gjelbert… Nese e keni inat nje poet, lereni vetem, mallkojeni, denojeni ne ferr, beni si te doni, por muzen mos ia prekni – tregoni dobesi. Superb. Erera te cmpleksura. Thelleze e armenit. Une qava, qesha, nga lumturia…nga tristimi… Njeri i “paarsimuar” u shtendrua nga une me “njeri i thjeshte”. Disa njerez te thjeshte tregojne arsim me te arsyeshem se disa petagoge o gjykates o pushtetar ne qeveri te korruptuar sepse kane shume dashuri ne zemer dhe ndergjegjen te paqte. Kur te shikoj ne sy, mua, shpirti im, me ikin fjalet, behen lemsh lot ne gryk, me dridhen gjunjet, sikur nga casti ne cast do bie ne toke, me qarkullojne cicerima te cuditshme ne bark, me pritet veshtrimi dhe mjegulla eshte kudo, e nuk shikoj tjeter vec tej qe ndricon si diell, me djeg ne lekure… Tre ndershmerit njerezore: shpirterore, mendore dhe fizike. Dy te fundit jane ceshtje personale. Do, qendon fisnik. Do, e jep dashurine kujt deshiron. Do, mendon gjera te mira. Do, mendon gjera te liga – po mendove mire, i ben mire vetes, po mendove keq, keq i ben vetes, kur veprohet mendimi, ben keq edhe te tjereve. Por ajo qe vret sot opinonin publik dhe boteror, eshte shitja e shpirtit; Dhe, nje njeri qe shet dicka qe nuk i perket, qe nuk mendon pertej vdekjes ta coj shpirtin te virgjer, nuk mund te jete i dobishem per asnje, as per vetveten. - fragment
poetit te djallezuar
or qe te beri ese r,m hajdutja me patente, or qe te mori ne blog f.t. mjesher hajdut me nder, or qe te mori woal ne blog qe s'di ku ka koken, nuk te duhet nje psikolog as nje psikiater te duhen 100 ezorcite te clirojne nga djajt e nuk e nxjerrin do vrerin e zi. or ti poet i djallezuar qe fjalet moderne i poston ne te shkuar - eh, te tille shqiptare na nxijne faqen, or ti pis!!
BAGAZHI IM POETIK QE U SOLL PER HERE TE PARE NE LETRAT SHQIPE
Profet. Iden, idem. Patriark. Akuarel. Lem dashurie. Lem pranveror. Nje lem me gjethe. Shtrydh sekondat, minutat, ditet, vitet e shekuj, cdo kujtim e cdo legjende, cdo lot e cdo dhimbje. Eter, eterit. Mjere ai njeri qe s’beson ne fjalen e ndershme, ne njeriun e mire, ne udhetarin e uritur. Une nuk dua miqesi, une pretendoj miqesi te paster sepse miqte i dua si vetja, sepse une te ofroj miqesi te shendetshme. I vetedijeshme per fajin, per hakmarrjen, per dashurine. Ka kaluar shume kohe nga ajo dite, kur… Kalova furtuna te fuqishme, kalova det me dhimbje, per te ngritur nje perandori me pyje, me zogj. Te dua ne qiellin tim, te dua vetem per veten time. Me eshte e veshtire te kuptoj tradhetine dhe tradhetaret. Dy tre fish. Etje per jete. Qelize e qelize, hene me hene, yll me yll, nga toka ne qiell dhe nga qielli ne toke, nga mbreteria ne kasolle dhe nga kasollja ne mbreteri. Meze poetike. Autopsi poetike dhe shpirterore. Dashuri mishtore. Poezia eshte orgazma me e cmendur qe mund t’ju ndodh ne jete sepse te jep kenaqesi baraz me dashurine trupore te nje burri me zjarr demoniak – pervelonjese gjer ne qelizen e fundit – e harrueshme per t’u riperseritur nga fillimi. Ka nje fillim fund dhe nje fillim te pa fund. Nje nene qe lind femije ne cdo moshe, gjersa te mbyll syte. Eshte nje adrenaline teper e fuqishme me fuqi perendie. Po bere njehere dashuri, do kerkosh gjithmone e gjithmone, gjithmone - Kjo quhet dashuria shpirterore. Diferenca mes nacionalizmit dhe patriotizmit eshte teper e dukshme, teper e thelle me arsyetime. Shume gazetare, poet, artist, o politikane e bejne corbe me turuli kuptimesh. Ne fakt, nacionalizmi ka te bej me njerez te vegjel, qe hiqen demokrat por nuk njohin rregullat e demokracise, ka te bej me mendjengusht qe nuk mbartin dot nje horizont te gjere ne qiellin ne te cilin ben pjese, ka te bej me rracist te kulturuar por te ligj ne shpirt, ka te bej me narcizist qe mbrojne me cdo kusht kolltukun per nje kothere, ka te bej me diktator te famshem qe llogarisin veten para popullit. Dhe ja ku eshte e fresket perandoria romake, faraonet ne egjipt, ……nazistet, fashistet, komunistet dhe demokratet e rinj qe shfaqen ne sistemin kapitalist. Ndersa patriotizmi eshte nje shumice nga shtresa popullore – liberal – mendjegjere – demokratik dhe liridashes. Cmojne shume atdheun e te tjereve sepse dashurojne me shpirt te vetin – respektues te kanuneve njerezore dhe zoterore. Nje anark i dal nga gjiri i popullit eshte i drejt ne gjykim dhe nuk njeh gjuhen e dhunes.
NE EMER TE DASHURISE
Ne emer te atdheut, ne emer te kombit, ne emer te popullit, ne emer te flamurit, ne emer te historise, ne emer te origjines, ne emer te eterve, ne emer te luftes, ne emer te paqes, ne emer te endrrave, ne emer te shpreses, ne emer te lavdise, ne emer te mjerimit, ne emer te jetes, ne emer te Zotit, ne emer te tokes, ne emer te ujit ne emer te zjarrit ne emer te lirise gjithcka qe flitet e veprohet behet me mish e shpirt ne emer te dashurise. - fragment Populli shqiptar kur deshiron te sjell paqe ne atdheun e tij, ngrihet nje trup nje mendje nje shpirt e lufton me gjak sa e nxjerr lirine nga nen toka eshte shume superb i flakes dhe i pushkes por e ka nje plage te madhe e te pasherueshme kur eshte i lire i lire si shqiponja nga prangat zgjidhur nuk di te vetqeveriset nuk deshiron shume koke mbi koken e tij - eshte monark – dhe humbet toruan ne vetvete sikur ishte nje mallkim nga goja e armikut sikur te mpleksen ererat dhe te trazoj gjakun gjer ne palce. -fragment