top of page

NESE KE VLERE – Edlira Jorgji Doko


Nese ke vlere do jesh gjithmone marre ne shenje nga cdokush, do jesh luftuar, do jesh vjedhur, do jesh keqtrajtuar, do jesh nje maje te ajzbergut gjer ne ditet e fundit te jetes tende;

mos shpreso se do te ndihmoj dikush; as burrat e as grate; do jesh ti te perballosh dhimbjen.

Do jesh aty te qash nje “perse”, nuk e meritoj, une nuk dua armiqesi me askend”…ne fakt jane ata qe duan te keqjen ty, te shikojne pertoke, te vuajtur, si vdes ngadale;

dhe besomeni;

nuk ka njeri me te shpifur se nje pushtues injorant qe te kalon tmerin e ferrit e me pas te flas per pafajesi, te shkruaj per nenen, per atdheun, deri ne ate pike sa te bej edhe viktimen;

kam pare burra e gra te zhvishen lakuriq per nje cmim; te shesin trupin per te qene te famshme, e te zhgenjejne veten per te arritur.. per te arritur ku? Nuk ka vend ne parajse qe ti pranoje;

e gjitha kjo do t’u ndodh atyre qe kane vlere, thjeshtesi, talent, drite, shpirt te virgjer, dashuri te pashtershme, deshire per te ecur perpara dhe vetem, pa kerkuar asgje askujt;

dhe e gjitha kjo nuk ndodh rastesisht;

nese ke vuajtur ne rinine e pare; nese ke ndare nje kafshate buke me vellezerit dhe motrat e tua; nese kundershtove prinderit per idealet e tua, nese degjove gjer ne fund shpjegimin e mesuesit ne klase; nese gabove cfare ishte per te gabuar ne moshe; dije, je bere nje krijese e persosur;

nese ke vlere, krahe te verteta, e kush thote te verteten ne sy

do kete pak miqesi; do jete admiruar edhe nga kundershtaret …

-.-

PARA SE BOTA T’JU NDRYSHOJ RRENJET – Edlira Jorgji Doko

Para se bota te prish ndergjegjen tuaj, mos e jepni akoma fjalen e fundit ne menyre qe te ndertoni nje aspekt te vuajtjes;

kerkoni te keni nje profil te ulet edhe njecik te njeriut te vogel, per te pare deri ku duan te arrijne;

sa te felliqur jane; sa te keqinj jane; sa te pa turp e te pa shpirt jane;

jepuni atyre gjithe dashurine qe keni, sepse ne fund te fundit nga ajo vuajne per afekt, afekt qe shkakton kete qark te mbyllur mendor psikologjik;

nje renie vjeshte ne vazhdim; thua se u keni borxh jeten kur per ate u detyroheni vetem prinderve;

nje stuhi me pasoja tragjike me keto shira dimerore qe ju qepen si balta poshte kepuces e nuk ju shqiten me;

sa me shume t’u jepni drite, aq me teper egersohen;

se ne fakt nuk ju urrejne, nuk e kane me ju, duan te te jene per ate qe jeni ju…

para se bota t’ju ndryshoj rrenjet, ruani te gjitha vlerat njerezore, mos humbisni dhimbjen dhe mos punoni te qani;

Ne castin qe ju ikin keto ndjenja? ndergjegja ju ka braktisur, dhe nuk kthehet me.

Featured Review
Tag Cloud

© 2023 by The Book Lover. Proudly created with Wix.com

  • Grey Facebook Icon
  • Grey Twitter Icon
  • Grey Google+ Icon
bottom of page