NESE NJE DITE BOTA TE DUKET E VOGEL - Edlira Jorgji Doko
![](https://static.wixstatic.com/media/9188e2_d7c58b33f76f4c2fbb118ae3cf7dddeb~mv2.jpg/v1/fill/w_408,h_505,al_c,q_80,enc_auto/9188e2_d7c58b33f76f4c2fbb118ae3cf7dddeb~mv2.jpg)
Nese nje dite merzitesh me veten,
Dhe toka te shket nen kembe,
Mos qendro heshtur ne heshtje,
Fol, qaj, shaj neper dhembe o me ze!
Nese nje dite merzitesh me boten
Dhe ke turp se pas shpine c’thone,
Mos i vrit brenda ne ty gjithe zotet
Shendeti per njeriun eshte partenon!
Nese nje dite e gjen qiellin gri
Dhe shiu te pikoj gjak ne shpirt,
Mos mendo se Zoti te braktisi
Lutu tek nena, ndiz nje qiri!
Nese nje dite te rebelohet femija
Dhe nuk te degjon o merr rruge te keqe,
Futu menjehere ne rrobat e tija
Behu perendi, dhe rrembeja vdekjes!
Nese nje dite miqte te kthehen armiq
Dhe versulen e te fajesojne pa shkak,
Coju nje e dy e tre ultimatum si fisnik
E kurre mos u pendo me pas!
Nese nje dite te dhemb trupi
Dhe ndonje celule del nga binari
Mbaje te gjalle nervin e trurit
Mos e mendo udhen e varrit!
Nese nje dite te lodhen kepucet
Dhe deshiron te ecesh ne toke,
Beje; se gjen kontakt me gjyshet
Dhe natyren mbi barin e njome…
Nese nje dite te kujtohet femijeria
Dhe familja mbledhur ne fole prej drite,
Hidhi syte nga Kosova tek Cameria
Do gjesh historine nder shekuj e vite!