top of page

TE MOS ISHE TI SHPIRTI IM-Edlira Jorgji Doko


Te mos ishte ti shpirti im Te ndricosh rrugen e nates ku kaloj Te me japesh doren tende te me ngroh Une do isha vyshkur me kohe.

Te mos ishe ti zemra ime Te mbledhesh lotet nga syte e mi Te me buzeqeshesh kur me ze trishtimi Une do isha thare ne vetmi.

Te mos ishte ti jeta ime Te me japesh paqe ne ditet me shi Te me besh te ndihen embelsisht mire Une do kisha vdekur pa ceremoni.

Te mos ishe ti dashuria ime Nuk do isha kjo qe jam Nuk do quhesha grua me fat Fat, qe me mbush me zogj…peme… Natyre te gjalle…

Te mos ishte ti Zoti im Bota do ishte nje asgje Dielli do ishte nje llambe ne erresire Dhe une nuk do egzistoja. - fragment -.- Ngjyra e zemres eshte kuqe

Mbas syve te ty Qe djegin si diell e mbulojne …tokat e mia. Tokat e mia me pranvere Qe vetem ti i puth Krahet e mia me endrra qe vetem ti i perqafon. Mbas atyre buzeve te nxehta Qe flasin ne heshtje e pambarim …vdekja ime. Zjarrjet qe na trazojne Dy planetet tona. Ku nata na therret e na magjeps Per te na kujtuar se jemi gjalle Parajse…eshte dashuria Nje dashuri e madhe… Nje enderr qe enderrojne te gjithe… Nje enderr qe besojne pak… - fragment -.- Me ke dhene gjithcka

Me ke dhene gjithcka nga ajo qe ke mundur njezet e pese vjet drite njezet e pese vjet dashuri…

Me ke dhene gjithmone nje jete te re dhe nje familje me dy djem te mrekullueshem ne nje bote te veshtire, ku rreziku eshte pas dere qe pret nje gabim, per te hequr buzeqeshjen e ta zevendesoj me vuajtje.

Me ke dhene liri qe e mbroj jo se kam frike nga ty, respekti dhe mirenjohja eshte themeli… per mos prishur kullen qe ndertuam te dy nuk e thyej ndergjegjen qe mbeti femi… ashtu si ti.

Me ke dhene cdo gje…cfare ke mundur dhe jo… nje qiell te gjithin per mua… por ajo qe me cmend me teper eshte menyra si kaleron dallget e detit ne ere, ne shi, pa mbytur anijen del ne mol… fragment

Featured Review
Tag Cloud

© 2023 by The Book Lover. Proudly created with Wix.com

  • Grey Facebook Icon
  • Grey Twitter Icon
  • Grey Google+ Icon
bottom of page