KUR TE SHIKOJ NE TOKAT E MIA- Edlira Jorgji Doko
Kur te shikoj ne tokat e mia o shpirti im
Qe ndonje fjale si zogu ne dritare e hedh,
Mua, sikur me ze gjuha nje mal me brine,
Dhe mishi kuqet dhe lekura ngjeth.
Vjen rralle! nuk te pelqen zhurma e botes!
E, vjen shpesh! nuk duron dot, larg meje!
Si bere, e me mblodhe radaken e kokes,
Si me shtrove si rrugice dyshemeje...
Me ishte betuar se nuk do vije me,
Me kishte thene mos te shkruaj per ty,
Po si thua, jeten tone ne mes ta le
Vertet jemi nje, nje qe permban universin.