NE JETE BEHU GJITHCKA BIRI IM, POR MOS HARRO TE MBETESH NJERI - Edlira Jorgji Doko
Gjej toke,
dhe mbille.
Gjej peme,
dhe vadite.
Gjej shkolle,
dhe meso.
Gjej fjale
dhe thuaje.
Gjej heshtje
dhe hesht.
Gjej lum
dhe kaloje.
Gjej dimer
dhe dimeroje.
Gjej puthje,
dhe puthu.
Gjej enderr,
dhe enderro.
Gjej Zot,
dhe beso.
-.-
Do gjesh toka te djerra, te mjera, te shpuara nga plumbat e luftes, te lyera me gjakun e djemve e te vajza te reja, ku ngritur mbi eshtrat e eterve shikon si valvitet lavdia;
do gjesh toka qe burojne zerat e burgosur te vjeshtes,
toka qe fluturojne neper nate si zogj, toka te pushtuara,
te dashuruara, toka me mijera borxhe ne portofol;
mos harro, kur kalon, te mbjellesh nje peme;
nje peme te zbukuroj natyren;
te largoj zhurmen e betejave, mureve te pergjakura,
te sjell pranveren me mijera zogj te rinise se humbur,
dhe te kujtosh me krenari paraardhesit
gjer sa te thinjet koka e kembet te kene zene ndryshk.
Do gjesh shume filozof te rreme e te vertete;
disa nga gabimet qe bejne te vegjlit eshte se ne prezencen e pare:
fryhen si balone,
nuk degjojne cfare u thua,
dhe nuk besojne ne fjalen e vertete.
Kiji kujdes.
Me te tille fillozof mbetesh ne mes te rruges, humbet dhe ate dije qe kishte mesuar; te tille fillozof, me mire te te mungojne, se te vjedhin paqen.
Do te thone fjale nen gjuhe, fjale te ashpra, fjale te embla. Te gjitha futi ne mendje. Ne castin qe humbet njeren, ke keputur shpirtin e shenjte; ata te paret qe bluajne veten e kane me gjithe boten; ata te dytet kane pesuar dhune ne femijeri; ata te tretet dine vetem te ofrojne dashuri.