Cerca
LAJMERIM-Edlira Jorgji Doko
- edlira jorgji doko
- 17 nov 2019
- Tempo di lettura: 1 min

LAJMERIM
poeteve
Lajmerohen armiqte e mi te dashur
(nga une te pa deshiruar, kuptohet!)
Se mjaft e treguan veten te prapsur
Nga tradhetia edhe vdekja lendohet!
Lajmerohen kundershtaret e mi te mjere
Qe pa lejen time duan te behen me pahir
Se bota nuk eshte nje molle e kuqe e zeze
Ku gjithe jetes mund te levrish si krimb!
Lajmerohen miqte e mi pa emer
(miq per te lare duart e faqen)
Se nderi nuk eshte nje cope leter
E lufta nje soj dobici per paqen!
Lajmerohen grate e vogla ne mendje
(gra qe nuk i njoh, por me njohin mire)
Se te kendosh kengen e qiellit me endje
nuk zhvishet trupi me burra lavir!
Lajmerohen yjet e gjithesise ne mesdhe
(yje me drite te verber e te rreme)
Se nje peme me fruta me enderra fle
Dhe s’ka frike tufanin, as naten e zeze.
Comments