top of page

E VERTETA MBI NJERIUN - Edlira Jorgji Doko


Duhet te besojme ne nje Zot na thane femije!

Duhet te studiojme historine, gjeografine, kombin tone dhe popujt e botes!

Duhet te shikojme yjet cdo nate te shprehim nje deshire!

Duhet te jemi krenar per cfare jemi dhe te ecim me koken lart gjithmone!

Duhet shkojme ushtar te mbrojme atdheun!

Duhet te bejme ushtri te sfodojme armikun!

Duhet te jemi mirenjohes per gjithcka qe na japin!

Duhet te njohim rrenjet tona nga vijme!

I degjoi shkencetari Njutoni dhe tha: kujdesni forcen e gravitetit!

  • Jo jo, gabohesh, i thote Ajshtajni, njeriu beri bomben atomike, por miu nuk e ben dot kuth vetes.

  • Ohoho, qeshi me lot Carls Darvin: njeriu mendon se eshte veper e madhe, krijese hyjnore, por ka origjine nga kafsha.

  • Une mendoj, tha Bukovski – njeriu beri krevatin dhe bomben; i pari te heq neverine, dhe i dyti te hedh ne ere.

  • Qepeni, qepeni, hidhet Mark Twain, njeriu beri faj te madh qe zbuloi Ameriken, do ishte mire ta kishin injoruar egzistencen e saj.

  • Sikur te mos ishte Eva kureshtare, peshperiti Margatita Hach, per te shuajtur vertetimet e shkences, nuk do kishte lidhje besimi fetar.

  • Me mire admiroj nje trendafil sesa te eleminoj rrenjet ne mikroskop, u hodh Oskar Wild.

  • Duke e ditur catine ku pikon, tha Sokrati, me mire te hiqemi injorant se sa te ditur.

  • E kemi gjyshen te zeze qe nga zanafilla, ma tha nje shkecetar.

  • Une kam shume miq "te zinj" nga Arabia e nga Egjipti, u hodh shoku im. Qesha kaq shume, kaq shume, por me lot. Qesha, jo te ofendoj mikun, po se nuk e pranojme ne te bardhet dot historine origjinale. Na dhemb shume.

  • U novrikos DARVIN: Njeriu nuk eshte specie e fort, as inteligjente, por ai qe reziston ndryshimeve, prandaj Zoti nuk fut hundet ne punet e shkencetarve.

  • -fragment

-.-

Njeriu eshte e vetmja kafshe qe mohon kategorikisht origjinen nga zanafilla, e shumica injorojne faktin si erdhen deri ketu nga frika te shikojne veten, ose dija shkakton shume probleme injorances.

Evolimi i kafshes-njeri eshte nje art per t’u admiruar, jo se e meriton, por se perballoi shume sfida te natyres, madje arriti te behet i bardhe ne lekure, te flas gjuhe te ndryshme, te kendoj e te ndertoj shtepi ne gjithe planetin toke. Zhvillimi i trurit eshte NOBEL. Nje inteligjence shume here diabolike me specien e tij.

Dallimi mes kafshes dhe njeriut eshte i dukshem: i pari nuk di te mbrohet nga njeriu, ndersa njeriu e vret e nuk i jep llogari.

DILEMA

Jam ne udhekryq me te djeshmen te sotme e te ardhmen

Ketu, ku toka eshte terr, parajse, pa rruge e pa makine,

Ngado qe kthehej frymen ajri fluturon si zogu siper resh

Asnje nuk di te flas, anglisht, frengjisht, latinisht e shqip.

Nuk shikoj varre me mermer, qe te shkruhet emri me bronx

Ne murin e keshtjellave pikture ka figura rituale te shenjta.

Nuk ka tavolina, pirunj, nje vaske porcelani per te bere banjo

Ne shtresat e argjiles numerohen miliona shekuj te gdhedura.

Cfare ti them te sotmes, cfare, se fjalet me iken, ah, me iken,

Cfardo qe te them nga nje vesh u hyn nga tjetra u del.

Nga pema qe rrjedhim domosdo dija na fut ethet e frikes

Jemi krijese e natyres, apo te babait Adam me nenen Eve?

Bibla thote jemi dele te Zotit, brinje nga brinja e tij

Kundershton ashper cdo paragraf prap shkenca

Do ishte mire ti vinim qetapin ne histori e gjeografi

Se diten mbulohemi me flamur e naten me velenxa.

Qesha mbreme me lot para se te merrja nje sy gjume

M’u kujtua gjyshja ime miliona shekuj si hidhej ne dege:

  • Imagjino, i thashe atij, majmunken tende si lahet ne lume.

  • Shiko majmuken tenden, tha ai, mos te ta kapin te tjere.

- fragment

Featured Review
Tag Cloud

© 2023 by The Book Lover. Proudly created with Wix.com

  • Grey Facebook Icon
  • Grey Twitter Icon
  • Grey Google+ Icon
bottom of page