PASHE NJE ENDERR QE NUK DOJA TE ZGJOHESHA - Edlira Jorgji Doko
![](https://static.wixstatic.com/media/9188e2_4746d3a8ef6b4e7cb50adb0a58aa6626~mv2.jpg/v1/fill/w_800,h_672,al_c,q_85,enc_auto/9188e2_4746d3a8ef6b4e7cb50adb0a58aa6626~mv2.jpg)
Pashe nje enderr, nje enderr mengjesi
Diku ne toka te panjohura te njohura e te largta
Ku dielli digjte si puthje djaloshare
Dhe grate ishin te bukura si perendesha
Me veshje te gjata qe mbulonin kembet
Ne krahun e majte kishin nje qylim punuar me dore
(nje mendim mekatar ne koken time donte te vidhte nje)
Dhe ecnin e vinin si lule kembore.
Te heshtura te qeshura shkonin mbi grure
Po nuk degjoja ze, asnjera nuk me foli
Une veshur stil modern(nuk mbaj mend), por zbathur
Ne rruge me cakull e zhavorr
(ndryshe nga rruga e tyre e gjelbert),
Ato shkonin perposhte e une ngjitesha lart.
Me tej nje manaferre mbushur me fruta
E zgjas doren e kepus nje degez,
Nuk kishin shije si manaferra, pak me te serta,
Te tharta sa kumbullat e pa pjekur.
Ai qielli i thelle, kaq i madh, blu me ca re si qumshti
Pa yje ne sfond formonte nje oqean
E ngjasonte kaq i lart e i parritshem
Sikur nje tunel pa brigje e i pa ane.
Ne maje te kodres qindra shtepi (nje kateshe)
Sistemuar ne rradhe si keshtjelle ilire
Nje pasterti e nje ndarje arkitektonike
Kudo jeshil, kudo lule, kudo paqe.
Nuk pash zogj, as kenge, as vjeshte
Vetem nje mal me dhimbje e me mall
Dhe perroin tek derdhej perplot e ngadale
Tamam si ne enderr si ne perralle.
Drita nuk ishte kaq e fort sa tek ne
Pak me e ulet ne rreze, pak me e zbehte.
Dhe shikimi kishte kufinj e limite
Mure pa mure, duket nuk duket
Trasparence e hapur e mbyllur
Nje soje jete ne nje planet te vdekur.
Diku nje fshatar (mezi dukej) me parmende
Leronte arat si ne kohen tone
Ne koke kishte lidhur nje shami
Ashtu si arbereshet neper dasma
E fershellente nje melodi vaji
Sikur dicka e keqe t’i kishte ndodhur.
Nuk kisha ate etje te shushatur qe kam cdo dite
(Qe po s’e preka kureshtjen vdes nga mos dija)
Me dukej vetja ne mjegull e humbur;
Une per ta isha e padukshme si mos jetese
Ata per mua ishin real si ne jete normal.
Mendoj se ishim ne nje kohe biblike
Shume te bukur per te besuar syve
vijon