top of page

ATDHETAR BRENDA DHE JASHTE ATDHEUT - Edlira Jorgji Doko


Qeveritar te keqinj e hajdut, tha nje shkodran.

Kujdesni kujt ia jipni voten, u pergjigj nje durrasak.

Na vendosnin shume taksa, tha nje tiranas.

Edhe ne Kosove e njejta melodi, u pergjigj nje prishtinas.

Po na ndryshojne shqiptarine, tha nje kercovar.

Druri shtrember duhet drejtuar, tha nje vlonjate.

Varferi e madhe, pension i ulet, tha nje mesoburre.

Kujdesni ku shkojne kursimet e juaja, tha nje avokat.

Do ikim nga atdheu po vazhdoi keshtu, tha nje gjirokastrit.

Njesoj eshte bota ne kete kriz, tha nje shqiptar ne amerike.

Do ikni, po ku te veni? S’ka si atdheu yt. Tha nje emigrante.

Te pakten do jetoj dy dite te bardha, u pergjigj nje djalosh i ri.

Na mungon liria, tha nje shkrimtar.

Liria na mungon nga nje shekull, u pergjigj nje perkthyese.

Po ha njeriu njerine, tha nje plak i mencur.

Ka ekzituar gjithmone kjo mishngrenie, u pergjigj nje gjaktar shpirtrash.

Nuk ka vlere asgje ne kete bote me, tha nje vogelushe.

Vlera duhet kerkuar dhe ruajtur si hajmali, u pergjigj nje nene me shume femije.

Po e shuajne Lindjen e Mesme, femijet e tyre i bejne ofert djallit, thashe une.

Shume nena shqiptare iken me femijet e tyre ne Irak, u pergjigj nje gazetar.

Po e djegin Amazonen – turp i madh, tha turma ne social.

Aty po vdesin femijet ne Afrike pa buke pa uje, tha nje monake.

Nuk futemi dot ne Evrope keshtu si jemi, tha analist.

Te gjithe dalin nga Evropa, ti do te futesh?, tha nje poete.

Featured Review
Tag Cloud

© 2023 by The Book Lover. Proudly created with Wix.com

  • Grey Facebook Icon
  • Grey Twitter Icon
  • Grey Google+ Icon
bottom of page