UNE JETOJ PER SYTE E TU TE BUKUR SI NATYRA - Edlira Jorgji Doko
![](https://static.wixstatic.com/media/9188e2_ab6351af289a4283808c8bf28949cb98~mv2.jpg/v1/fill/w_800,h_552,al_c,q_85,enc_auto/9188e2_ab6351af289a4283808c8bf28949cb98~mv2.jpg)
Une emrin tim e ngrita si Krishti kryqin e tij,
dhe zili e kam dhimbjen e Zotit ne qiell.
Ata me pagazuan me lot e gjak.
Ne dhjete vjet, bera nje perandori me pyje me zogj
e admiroj malet me uje, fushat me buke
se jane me te mire se une.
Henen ne mes yjesh nuk e lakmoj…
Perse ta bej nje mekat pa kthim?
Perse te pushtoj trishtimin e saj te ftohte
Kam kaq dashuri gjer ne pa mbarim.
Me te deshiroj? Zerin e kanarines me dhane,
me pendet e saj me ngjyre ari ne gjuhe
Une kendoj ne ajer pa pyetur fllad e acar,
vrapoj e hap keshtjellat e detet ne furtune.
Bertas ne korijet e eres: ti je dashuria ime
e shenjte. Nga ty me vjen jeta, nga ty dhe vdekja.
Qesh per mua te qesh dhe une per ty
E mos me braktis kurre ne kujtimet e vjetra.
Une jetoj per syte e tu te bukur si natyra,
jam e verber nese nuk jetoj ne ty.
Me japin jete, e me japin krahe.
Ti me njeh, cdo qelize ne trup
qe lufton perrenjte neper gjethe
kufi pa kufi.
-fragment