top of page

NJE PERGJIGJE - Edlira Jorgji Doko


Lasgush Poradeci mbante ilace ne xhep nga frika se mos e kapnin komunistet?

  • Hahaha! Barcalete? Jo. Qarkullon nje shkrim i tille ne social oret e fundit.

Lasgushi nuk ishte nje burre frikacak, as i kishte frike komunistet qe te mbate ilac ne xhep. Per tipin e Lasgushit, per llojin e karrakterit te tij, atij i interesonte pak vdekja; nuk e them une se dua ta mbroj, o fitoj ndonje gje, por eshte deshmi impronta e shpirtit ne poezi.

Ketu, nuk flasim per nje roman te sajuar, per nje tregim o novel te sajuar. Ketu flasim per lirsherine e njeriut ne muze. Si poezia ashtu dhe lirika e nxjerrin autorin lakuriq para lexuesit. Pa dyshim, mund te permbahet disi, por serish e shperthen revolta pa shume mburoja.

Nje njeri i lire si Lasgushi nuk e llogariste burgun. Burgun e llogariten ata komunist qe vrisnin e spiunonin shoket e tyre per marre pushtet,

Dhe kush fantazme mundohet te shkuaj gjera per te mposhtur nje njeri qe nuk mund te pergjigjet as mund te mbrohet nga kjo shpifje, tregon se jeta e tij personazhi eshte plot mistere, drame e komendi.

Ne nje fare menyre njeh te verteten e asaj kohe, ndjen fajin por ne nje kohe merr e ka guxim te fryj dhe memorjen e nje poeti brilant. Kush e di pse luhen keto skece, kush e di!

Me kujton nje karton qe shikonim ne femijeri "Kau dhe Ujku".

" Pa brire ti je mbret, pa brire je pasha, pa brire eshte dhe moda."

Lasgushi hyn tek ata burra “xhanan”, mik i gjembit dhe i trendafilit, i yjeve dhe i reve, i shiut dhe i eres; eshte nga ata burra, jo trima por diplomat, qe tregojne cdo aspekt dhe dimesion jetik sado e sido te keqkuptohet nga politika. Lasgushi hyn tek ata poet dashuror qe duan vetem te shkruajne, duan vetem te shkruajne, vetem te shkruajne. Restoja, eshte asgje. ASGJE.

Padrejtesia qe i eshte bere ne komunizem dhe i behet gjer ne ditet e sotme, tregon vlerat e tij kulturore, kuroren e lirikut me bagazh poetik te vecant, kaq te larte e nderthurur me mjeshteri saqe nxjerr ne drite deshperimin e thelle te disave poet fatkeq e te deshtuar.

Po problemi nuk qendon vetem aty tek padrejtesia.

Problemi eshte qe nuk di kujt t’i drejtohesh ne atdhe:Te shkosh tek Presidenti (nuk ia mesova kurre emrin), mos o Zot, eshte injorant ne kete teme. Te shikon ne kokordhok te syrit e s’di si te pergjigjet. Nga sikleti te hap deren, e te thote: kam pune tani, eja nje dite tjeter.

Te shkosh tek Edi Rama fati nuk ndryshon shume. E njejta pergjigje do dal nga goja e tij, vec per t’u treguar me finok do thote: prit te pyesim ndonje qe di me shume nga ne. Edi i ben dhe pikture Lasgushit por nuk ben dot dallimin e muzes origjinale dhe ate qe ka shtuar dora e dyte ne demokraci. Dhe nuk eshte vetem Lasgushi ne kete beteje shpitrash. Eshte nje koloni. E bejne sociopatet, tahmaqaret. Poetika jone eshte varfer ne perperberje, mungonte liria, mungonte hapja e mendjes. Tani i gjejne gati dhe vidh.

Ndonje dite, une do kerkoj falje Olimpit ne emer te tyre. Nuk ka tjeter ligj. Shume here i kam thene ne fb Edit (ne faqen time)qe mos te thote qe shkruan, por ai kembngul ne te tijen

e nuk ka burre nene t'ia mbush mendjen!

Ministria? Lere kete dreq, se do kete jo kompetent qe nuk nderhyn. Te kishte ne liste nje poet te pulsit qe shkruan me gjakun e zemres, te them une si do shpallte lufte

cdo qerratai…

Featured Review
Tag Cloud

© 2023 by The Book Lover. Proudly created with Wix.com

  • Grey Facebook Icon
  • Grey Twitter Icon
  • Grey Google+ Icon
bottom of page