ME GATUAJ NJE PERQAFIM-Edlira Jorgji Doko
![](https://static.wixstatic.com/media/9188e2_bf446da1c55346128d084baa9288a71f~mv2.jpg/v1/fill/w_497,h_960,al_c,q_85,enc_auto/9188e2_bf446da1c55346128d084baa9288a71f~mv2.jpg)
Me gatuaj nje perqafim,
shtrenguar rreth meje,
plot dashuri.
Une po te puth me etje
e ti me puth me dhimbje.
Udheto,
udheto ne trupin tim
ne te cilin behemi nje
nga ku s’mund te iki e te ikesh,
kurre.
Me gatuaj nje fjale,
nje te thjesht plot ndjenja,
nje qe me vret drejt e ne zemer!
Me deshiro,
kur dridhesh nga ethet
e buza te digjet nga zjarri.
Nese nuk ke kundershtim
lerme te kem ftohte si ti.
Cfare eshte imja eshte jotja
e me gjysem ndahet bota.
Eshte ligji i natyres njerezore
qe as Zoti as kanuni bejne pjese.
Me shpall
nje lufte ku mos kemi paqe
e une do luftoj.
E nese me plagos me dashje,
nuk dua tjeter vdekje
vetem te vdes ne krahet e tu!
24 nentor 2019 20:21