ASNJE PUSHTET NUK KA FUQI TE PERMBAJ FURINE E NENE NATYRES – Edlira Jorgji Doko
![](https://static.wixstatic.com/media/9188e2_125896ee968f45d7bfb51e05ee4d7bec~mv2.jpg/v1/fill/w_900,h_595,al_c,q_85,enc_auto/9188e2_125896ee968f45d7bfb51e05ee4d7bec~mv2.jpg)
Tragjedi mbi tragjedi. Dhimbje mbi dhimbje. Gjak mbi gjak. Eshtra mbi eshtra. Varre mbi varre. Histori, legjede dhe tradite. Germadha mbi germadha. Lufte, vdekje e serish heshtje. Nata ze diten, e dita ze naten. Shiu mbi pluhurin e pallateve. Zera te brendshem, zera te jashtem gerthasin nga frika. Kanos natyra, nuk e do me njeriun. Mure te shembura mbi asfalt. Ulerima qe vrapojne. Shqiperia ne kaos. Italia ne kaos. Gjithe bota ne kaos.
Tronditet toka. Zgjohet me lendime. Plasariten rruget. Atdheu ne zemer goditet. 6.4 balle shkalla rihter, nderkohe interesohen vendet fqinje.
Shembje, deme, banesa, drita ne emergjence, plagosje e vdekje njerezish.
Kur nene natyra merzitet me njeriun, e shkateron, ate qe ka ne planin e saj, ate qe vete njerezit ia kane vjedhur padrejtesisht, ate pjese neutro mes njeriut dhe ambjentit natyral, nuk hyjne ne pune justifikimet,
asnje shkak behet i besueshem.
Komunizem e demokraci paralizohen
para saj.
ASNJE PUSHTET NUK KA FUQI TE PERMBAJ FURINE E NENE NATYRES, pervec lutjes
Zot mbaje doren.. Zot jemi fajtor.. Zot na fal..
o Zot mbroji femijet tane!!
TRE SHPIRTET E SHENJTE
Te gjitha gjerat i beni ne jete te provoni fatin tuaj per nje jetese me te mire dhe te shkoni kunder eres per pak liri qe te njihni kapacitetin e bashkejeteses permes nje bote qe digjet mes flakesh ne nje shperthim llave e hiri e guresh te vullkanit nderkohe qe te tjeret zgjedhin rrugen e thjesht e te shkurter ju i provoni te gjitha rreziqet e territ e luftoni cdo djall qe ju del perpara por vetem me nene natyren
me popullin e ndershem dhe me Zotin mos u sfidoni kurre me forcen dhe fuqine e tyre sepse shpresa vdes qe ne fillim.
ME THERRET ATDHEU IM
Me therret atdheu im me feshkellimat e eres dhe vrapoj drejt tij mbytur ne helm jam larguar nga vite ne emigrim jam e ikur por nuk ndaloj vrullin e mendjes e te zemres te qaj me te kur qan, te qesh me te kur qesh ta dua edhe ne harrese e mbroj kam nje mije kujtime nga femijeria qe me ben te largoj cdo lendim e padrejtesi pa shkak me therret atdheu im ne lotet e qiellit dhe trishtimi im grumbullohet sa nje det me yje dhe leshoj nga kraharori gjithe zogjte e paqes ku nje klithme e terheq ne shpirt ne nje dhimbje toke qe lengon perbrenda me therret atdheu une jam aty prek plaget nga vjeshta ne vjeshte perqafoj te gjakosurit, te vdekurit te tremb vdekjen e shamine e zeze e nuk do lodhem asnjehere do kete mijera shqiptare si une qe ndjekin shpirtat e ligj qe e deshirojne atdheun si femije jane miliona qe bertasin ne kor Shqiperia eshte kombi i fort.
JAM ZEMERUAR ME TY ATDHE
Jam hidheruar me ty atdhe
ma bere shpirtin vrer te zi
jam helmuar ne cdo vene
ne rulete e cove trupin tim
jam zemeruar me ty atdhe
jam zemeruar e zemeruar keq
-----
ATA MJERAN
Ata mjeran qe menduan se ia hodhen Zotit Dhe mbollen hashish ne vendin e grurit I kapi hiroshima e tronditjes se termetit Dhe djallin e zuri semundja e gurit
Ata mjaran qe klithen lavdi para kohe Dhe shiten armet e komunizmit per para I kapi gjynahu i popullit prej koke Dhe historine e lane cyrik e sakat
Ata mjeran qe menduan ceket Se behesh aga pa punuar e pa u lodhur Dhe ngriten pallate me gjak harrem, I zuri renkimi shekullor i plakut
Te gjitha i kishin menduar mjeranet
Si te pasuroheshin, si te benin fame
Por nuk e llogariten zemerimin e perendive
Se nje dite e therrisnin vete prape...
Nuk duhet bere ndonje nje e keqe qe te gjejme njeriun brenda nesh,
Nuk duhet te prekim tabanin per t'u lutur Zotit te na qendroj prane,
Nuk duhet te haj njeriu njerine per t'u penduar,
Nuk duhet te vdesin te pafajshem te kujtohemi per jeten tone,
Nuk duhet te bejme padrejtesi familjes per shkuar mire me boten,
ESHTE NATE E KTHJELLET NE ITALI ATDHEU IM QAN SI FEMI
Eshte kaq i qete sonte qielli Ketu pertej detit ne Itali Dalin yjet si rreze dielli Nata e kthjellet per bukuri
Fryn nje puhize e holle e holle Si ben era me lulet ne molle Tek qesh bilbili me ze tenor Dhe bota jeten e saj vazhdon
Vetem nje cep ne perendim Veshur me re te zeza e re gri Duket nje grua, qan neper shi Qe lutet dhe flet ne shqip.
Nga nje sy gjak te kuq pikon Nga tjetri derdh gjak te zi Eja, eja, o Zot, i thote, Kemi dhimbje ne Shqiperi. -.- Eshte nje grua neper shi Qe qan dhe flet ne shqip Syri pikon lot kuq e zi Emrin ia thone Shen Meri.