JU NUK DINI SHUME GJERA NGA UNE -Edlira Jorgji Doko
![](https://static.wixstatic.com/media/9188e2_e012556d804e468eac6403f5b4419c07~mv2.jpg/v1/fill/w_640,h_640,al_c,q_85,enc_auto/9188e2_e012556d804e468eac6403f5b4419c07~mv2.jpg)
- autobiografi
Per ju shqiptaret e mi qe nuk me njihni nga afer dhe nuk me pate kur linda, kur u rrita, kur beja gabime te nje pas njeshme, kur kundershtoja nene e babe, kur zihesha me motrat dhe vellezerit, kur qeshja me ta, kur kisha uri me ta, kur shikoja babain te merzitur se nuk i dilte rroga mujore, kur isha nje zonjushe e nuk kisha nje fustan te gjithin per mua, kur shikoja nenen te qante o te gatuante per tete goje fasule, patate, ndonjehere edhe buken thate.
Ju nuk me pate te qaja fshehurazi para se te flija, as arsyen nuk mund ta dini, as oren e mbremjes kur dilja e numeroja yjet, as pse e thyeja ndonje shishe te vjeter nga inati.
Ju nuk dini shume gjera nga une, (edhe pse nje pjese e hedh ne poezi o tregimet e radhes), ato qe cdo njeri i harron e i mohon,
Ju nuk dini shenjat qe mbaj ne koke kur ikja pa leje dhe lozja tek arra e madhe kur vinte dega e Vjoses ne vere,
Ju nuk dini shenjat qe kam ne gjunj kur vritesha ne kalldremet me cakull,
Ju nuk dini si i humba 500 leke per dy kumbulla mbi gardh rruges per ne Komitet dhe asnje nuk me qortoi,
Ju nuk mund te dini si thyeva gjithe dollapin me pjata dhe gota per fundvitin duke i shpetuar dhe vdekjes,
Ju nuk dini si u mbyta dy vjece ne fshatin e nenes dhe shpetova,
Ju nuk e dini sa here kendoja poshte pemeve ne kopsht e enderroja se nje dite do ia dilja,
Ju nuk dini sa e veshtire ishte per mua te ecja zbathur para djemeve te fshatit,
Ju nuk e dini sa here i thyeva kabashet prej qelqi tek cesma e mullirit,
Ju nuk e dini sa here dilja jashte ne emer te motres pse hante karamelet e miqve,
Ju nuk dini sa here e jepja pjaten time motres ose vellait kur humbja bastin,
Ju nuk dini sa here lypja buke tek dyqani borxh per ti a dhene serish kur paguante koperativa,
Ju nuk e dini sa here deshtova, sa here u plagosa, sa here gjerat me venin vetem ters, sa here denova veten pse kisha lindur vajze,
Ju nuk e dini sa lot kam derdhur, sa kenge kam kenduar, sa njerez besova, la lule keputa, sa fshese shita, sa here u luta ne fshtra te huaj per pak buke gruri;
Ju nuk i dini as mund ta imagjinoni jeten e fshatit dhe thashethemet e banoreve;
Ju nuk e dini sa here mesuesja me kerkonte leke per revisten"pionieri" dhe une nuk kisha,
Ju nuk dini sa here e punova token, e mbolla, e korra dhe te shkruaj siper "fine",
Ju nuk dini dhe s'keni si ti dini sekretet e mia,
sa kokoforte isha, sa e veshtire per t'u qeverisur, sa kembengulese ne idete e mia; kundershtuese per cdo gje,
Ju nuk e dini sa here me zinte korrenti kur laja cimenton me kembet zbathur e te lagur fusja ne prize dy telat e radios dhe dridhesa si ariu kur degjon defin ne cirk,
Ju nuk dini asgje nga jeta ime, pervec asaj qe ju kam folur. ---------------------------------------- Ju nuk dini sa here kam degjuar fjale ne familje kur nuk gatuaja se me kapte muza,
ju nuk dini sa here i kam lene pjatat pa lare, rrobat pa lare, shpenzimet pa bere.
Cmenduria e muzes (dhe une jam poetja me pjellore qe ka Shqiperia sot per sot) eshte shume e keqe. Eshte nje soj droge qe veshtire se del. Po nuk pate nje njeri te ndihmoj, do lesh gjerat pas.
Ju nuk njihni shume gjera nga mua, e kur me shikoni qe merzitem me grate debile, e bej se kam te drejte. Jeta ime eshte e drejte. Nuk fal gjerat e pafalshme. Ju nuk njihni shume gjera nga une, por une do bej te pamunduren te me njihni te gjithe, keshtu sic me njohin te gjithe poetet e medhenjt dhe lexojne cdo fb tim, sepse frymezohen, pergjigjen, sepse vjedhin.
Ju nuk njihni shume gjera nga une, por une do bej te mundur t'ju bej pjese te jetes time.