top of page

Ah, jo, o urate - Edlira Jorgji Doko


NJE PRIFTI TE GJORE

Ah jo o urate nga Shqiperia e jugut, Ti ne kete qiell nuk hyn me e mos u deshpero, as me lutjet e Zotit as me dhimbjet e Krishtit as me njemije marifete qe behen ne social. Edhe sikur te zvarritesh kemba dores per ne Kishen e Lacit edhe ne Medjugorje edhe ne Lourdes. Asnje nuk te hap me deren dere qe e thyeje me heshtjen tende.

Asnje nuk te kerkoi meshire meshire qe e pije ne altar me kupe. Dhe shkoje tek romaket e me ngulje nje gozhde dhe shkoje i pari, para Maria Madalenes e krisje nje gur ishe kudo ku digjej Troy. Ishte ne cdo mekat i pari ti "fisniku" i bibles ditore nuk le me armiq pa u puqur.

Ne nyjet e lisit beje gosti gjakun tim, ne meshat e urrejtjes klithje si i marre, ah, jo, harroje o urate ketu s’gjen shelte ne prag.

Nuk do gjesh buke per dhembet e rene qe duken si ure e shkretuar nga bombat. Hiqe kryqin nga gusha o urate hiqe dhe lekuren laje ne det hiqe dhe zemren e mjere, e behu njeri nuk ka c'te duhet veshja e zeze, qe nderit

s’ja njeh profumin e blerte.

Ti nuk je engjell i popullit te mbash estimat e Padre Pio,

qe ecte zbathur ne dimer

qe flinte ne dhome pa drite;

Ti nuk je shenjtori me i madh

Te ecesh ne shkretetire si Shen Antonio

qe beri familjen e madhe te monakeve

e qe nga antikiteti jeton ne kohet tona;

Ti nuk je bari i reve

te shikosh me sy lakuriq Shen Merine

qe te prekesh fytyren e Hyjes

qe te flasesh per mirakull ne mesh;

qe te perfytyrosh luftrat e reja, e reja

djallin me veshje njeriu, djallin,

e te hiqesh i convertuar me deshire,

qe besimtaret te afrohen ne shtepine e kultit

pothuaj nen nje marifet profetik

per te rrotulluar diellin ne shi.

Ti mund te jesh si krisja ne grure

ne nje fushe pafund, e shume shtylla

qe mbijeton nga zemergjeresia e tokes;

qe kendon nje paragraf te psalmit

per para; e del ne fshat si don Camillo

ne romance qe ben potere revolucionare,

eshte kudo, fut fundet ne punet qe njeh.

Asnje s’eshte i sigurt dhe ne kishe

per ty qe s’perjashtohet mundesia e pafajsise

por cdo veprim yti ishte kryqezim;

qe me linte pa fjale, turbullonte besimin tim

ne shpirt, dhe thoja: Nuk ka siguri

njeriu as ne krahet e Zotit.

Qe ne fund te fundit i desha te tere

me dashuri nene me vdiqen

me varrosen ne terrin me te thelle

qe vetem hijet e zeza flene;

si u zgjova pyet Shen Tomaso

me kaq jete te gjalle

u ringjalla nje pranvere.

Nese troket dhe njehere ketu o urate,

laj gojen, trupin, ndergjegjen me uje te bekuar,

lutjet e tua bej Pater, Ave Maria, Gloria

digiunio dhe gjynjezuar.

Une i kam falur armiqte e mi

e jetoj ne paqe me veten.

Kam vetem nje credo; nuk harroj.

Featured Review
Tag Cloud

© 2023 by The Book Lover. Proudly created with Wix.com

  • Grey Facebook Icon
  • Grey Twitter Icon
  • Grey Google+ Icon
bottom of page