top of page

UNE I KERKOVA MINISTRISE SHUME HERE TE NDALOJ TRAFIKUN E NDJENJAVE NJEREZORE - Edlira Jorgji Doko


Une i kerkova ministrise shume here te ndaloj trafikun e ndjenjave njerezore. Shpreha keqardhje dhe solidaretet per t'u bere krahu i saj i djathte ne kete beteje fantazmash, edhe nje disponim pa u paguar nga shteti, por nuk pati nje pergjigje.

Letrat kane qene te hapura publikisht, dhe asnjehere derguar ne destinacion. Nuk eshte e nevojshme. Tani jane socialet dhe kujt i bie kembana ne vesh e degjon ose e merr e publikon ne gazete o ne bloge te ndryshme. Kjo nuk ndodhi as do te ndodh. Sa mire e degjojne muzen time dhe e bejne simfoni ne kor! Pse nuk ndodhi me kete thirrje?

Tani une mund te pretendoj shume nga kerkesat e mia te bazuara thellesisht ne abuzim personal nga vite, mund te dukem e besdishme per cdokush, mund te keq interpretohem, mund ta deshiroj atdheun pa gabime, por nuk e lejojne shumica. Ajo shumice qe eshte dekoruar e gjithe.

Tani une mund te kerkoj qiqra ne hell, njelloj sic ndodh me politiken e re boterore; mund ta duan te miren atdheut te tyre, te flasin me fjale te pafajshme dhe kryesisht te besueshme ne popull, pse jo dhe me sinqeritet te pafytyre, por jane te vetedijshem qe nga ajo qe thone, do fluturoj ne ajer pas pak ditesh.

Dhe te me kuptoni, nuk eshte se nuk duan,

eshte se nuk i lene.

Sistematikisht qeverite e 30 viteve te fundit financiohen nga mafia. Si thoni ju, te lejon mafia te kesh liri?

Mua kjo liri me eshte vrare qe kur u bera poete.

Nje nga aryet qe asnje nuk nderhyn,

eshte shkembimi i favorit.

Featured Review
Tag Cloud

© 2023 by The Book Lover. Proudly created with Wix.com

  • Grey Facebook Icon
  • Grey Twitter Icon
  • Grey Google+ Icon
bottom of page