top of page

MA CUAN ATDHEUN NE FERR

Ma cuan atdheun ne ferr

ate atdhe ku fola fjalen "nene" qe

kaq shume me dhemb ne kete

dimer te ngrire

nderkohe politika e re

gjen zjarre

te bej flake mbi varre qe kerkon

gjak hyjnish ne sy

per te qeverisur

endrrat pa shprese

peme pa

sythe.

Ma cuan atdheun ne erresire

ne nje planet pa drite e pa

busull.

Ngado qe shkel eshte

heshtja e heshtur

ngado qe shikoj eshte

ajri i ndotur.

Kane gjetur pikat e parajses:

e plackisin

e renojne

e lendojne

behen si korbat e hienat

e atdheun ma fundosin ne terr.

Por shpirti im lufterar ka

shume dashuri.

Nuk duron dot

padrejtesi.

Jam ne gjendje te ngre eterit nga gjumi

te futem ne shpirtin e tyre

te flas gjuhen e tyre

te percjell ulerimat e tyre

te bere nga lot e dashuri

dashuri nga eshtrat

e shekujve te arte.

Asgje s'me ndalon mua

as vjeshta.

Atdheun

e shpetoj nga tradhetia.

Atdheun e

gjakut tim.

Featured Review
Tag Cloud

© 2023 by The Book Lover. Proudly created with Wix.com

  • Grey Facebook Icon
  • Grey Twitter Icon
  • Grey Google+ Icon
bottom of page