ME NDODHI, ME NDODH, DO ME NDODH GJITHMONE
![](https://static.wixstatic.com/media/9188e2_ab6351af289a4283808c8bf28949cb98~mv2.jpg/v1/fill/w_800,h_552,al_c,q_85,enc_auto/9188e2_ab6351af289a4283808c8bf28949cb98~mv2.jpg)
E hedh simfonine ne ajer
te lexoj partituren e arte nata
te kendojne zogjte e qiellit
te ngrohen gjethet e verdha
fisniku
tradhetari
hajduti.
Shume prej tyre i ze sindoma
stoccolma
sa me shume t'u ngresh zerin
e tu tregosh vendin
me te mira
o te keqija,
aq me teper te ngjiten
prej venes
gjer ne shterrim.
Por nuk mbaron keshtu historia
e koristeve me dekorate.
Te ngacmojne
pikat e dobta
gjersa te shperthesh ne
delir,
bejne orgazem me
urrejtje.
Njeri quhet nje provokator?
Diplomat quhet nje provokator?
E?
Si e mendoni ju me te zgjuarit nga une?
Plus demit edhe djallezia?
Gjithmone i kritikoj perballe
me shpirtin tim te cilter
pa menduar emrin e madh
pa hile
per te kuptuar se disa gjera quhen
turp.
Bejne statuse per drejtshkrim
dhe i komentojne analfabetet.
Thone faqja ime ka peshe
dhe lejojne ofendimet falas.
Bejne viktimen kur mund te kene armiq
qe numerohen me gishta.
Nje aktor nuk jep shpirt asnjerit
nemos merr shpirt nga populli,
paguhet per punen qe ben,
i jepet mirenjohje.
Cdo dite e me shume
me ka ndodhur, ndodh, dhe do me ndodh
ndeshja me shpitra te trazuar
qe kerkojne visibilitet
te hapen qiejt
pak drite e mohuar
ne vite
te hyj fati ne planetin
e trembur.
Cdo dite e me shume
me ka ndodhur, ndodh, dhe do me ndodh
kjo lufte e ashper
nga njerez te dhunuar
ne komunizem
e te shfrejne lirisht
iren e semure
mbi mua
qe nuk u kam borxh asgje
e gjithka e vjedhur
te kthehet me lot ne sy.
ESHTE IMJA,
kur them eshte IMJA,
ESHTE IMJA!