PUSHTETARET E BOTES MODERNE PARA SE TE MBURREN QE NGITEN NJE STADIUM, BEJNE MIRE TE USHQEJNE POPULLI
![](https://static.wixstatic.com/media/9188e2_48213126235540fe90254e96c299b027~mv2.jpg/v1/fill/w_787,h_960,al_c,q_85,enc_auto/9188e2_48213126235540fe90254e96c299b027~mv2.jpg)
Pushtetaret e botes moderne
para se te bejne nje autostrade,
nje rruge o rrugice ne qytet o ne fshat, para se te bejne nje stadium, para se te bejne cdo punim materiale, duhet te punojne me shkollat, me mesueset injorante qe demtojne gjeneraten e re.
Duhet te punoj me spitalet
ku doktoret mbajne ne duar shendetitin e popullit, duhet te hapin teatro pa leke ne kete kohe krize, duhet te punojne ne cdo sektor te ekonomise, zhvillimit dhe te kultures,
duhet te ngrene juri perkatese ne leterature.
Duhet te sensibilizojne ndermarrjet e ndertimit
per te bere ndertimet falas krahun e punes
dhe materialin ta vendos shteti,
duke i kompesuar ata me pushime te sezonit, falas.
Qeveritaret e botes
para se te ndertojne jashterisht
estetiken e nje atdheu, duhet te punojne e modelojne
brendesine e njerezve. Se cdo gje materiale sot eshte,
neser nuk eshte.
Ja psh. bie nje termet,
zhduket ne pluhur ekonomia. Asgje dhe asnje vlere s'eshte
perpara shendetit.
Perpara nje femije qe qan,
perpapa nje plaku qe qan,
perpara nje populli qe nuk di tek kush parti te besoje.
Qeveritaret e botes moderne qe
hiqen shpetimtar.
Ne nje kohe qe kane shitur
nderin e kombit tek
shtetet e medha
kane hipotekuar pasurine e popullit
edhe kur thone po ndertojme atdheun
e bejne me leke borxh.
E bejne te gjithe
politikanet e sotem te deshtuar
dhe shume te tjere do vijne te mashtrojne
ne emrin tone.
Flasin me fjale te ndjeshme
me fjale biblike
te vyera,
por te gjithe jane genjeshtar
o mendje
djallezore,
perdorin flamurin,
himnin,
traditen e vjeter.
Me pas vrasin cdo vyrtyt.
Te vijne ne cdo shtepi,
te garantojne
e te puthin kembet
per nje vote
hiqen si mos me keq. Sa mbyllet
sipari i skenes
gjithcka vdes
dhe harrohet.
Te bejne te fluturosh
engjejt e rreme,
te vjedhin buzeqeshjen qe
u dhuron,
hiqen te pafajshmem,
te cajne daullen e veshit,
e kembengulin,
gjersa te
detyrojne,
pa te dhene asgje pervec dhimbjes
qe kthehet ne mjerim,
pa mundesine e zgjedhjes,
te lypin serish jeten tende,
lypin serish jeten tende,
jeten tende.
-.-
Ma cuan atdheun ne ferr
ate atdhe ku fola fjalen "nene" qe
kaq shume me dhemb ne kete
dimer te ngrire
nderkohe politika e re
gjen zjarre
te bej flake mbi varre qe kerkon
gjak hyjnish ne sy
per te qeverisur
endrrat pa shprese
peme pa
sythe.
Ma cuan atdheun ne erresire
ne nje planet pa drite e pa
busull.
Ngado qe shkel eshte
heshtja e heshtur
ngado qe shikoj eshte
ajri i ndotur.
Kane gjetur pikat e parajses:
e plackisin
e renojne
e lendojne
behen si korbat e hienat
e atdheun ma fundosin ne terr.
Por shpirti im luftetar ka
shume ankesa.
Nuk duron dot
padrejtesi.
Jam ne gjendje te ngre eterit nga gjumi
te futem ne shpirtin e tyre
te flas gjuhen e tyre
te percjell ulerimat e tyre
te bere nga lot e dashuri
dashuri nga eshtrat
e shekujve te arte.
Asgje s'me ndalon mua
as vjeshta.
Atdheun
e shpetoj nga tradhetia.
Atdheun e
gjakut tim.
-.-
Te gjithe flasin ne emrin tend
o popull
Te vjedhin te vrasin me ligjet
qe bejne per vete.
Ne te vertete eshte nje montazh
nacinalist.
Dhe eshte shpate me helm
ne zemren tende.
Eshte nje mashtim
Eshte nje varr i hapur
e pret vdekjen e shenjte.
Te gjithe flasin ne emrin tend
shkelin gjakun qe derdhe.
Dhe eshte e tmershme
Dhe teper e frikshme
nata e zeze.
E asnje s'te fshin lotet
ne fytyren
e bukur.
Asnje, nuk eshte solidal
ne kohe zie.
Gjithmone ke dale
vete nga balta.
Nje lavdi qe
korr cdo lufte.
Je ti qe kujdesesh
per atdheun.
E shikon si gerthasin ne parlament?
Ata, njerezit pa dinjitet?
Kodardet trashgimtar?
Eshte koha e tyre.
Eshte kthimi i legjendes
qe derdh qumesht ne kala.
E asnje nuk kujdeset
Asnje s'eshte ne lartesine e shqiponjes,
te shikojne si krijese te huaj.
Te gjitha keto e pak me teper
behen ne emrin tend
o populli im.
Ti qe dhurove bijte e tu me te mire,
je katandisur te kerkosh lemosh
ne krahet e nenes tende
kerkon ngrohtesi.
Tani ne kete mot te eger
enderron te ardhmen
per femijet e tu.
Era e jugut kerkon liri
kendon e vallezon.
Era e veriut
lundron mbi peme.
Tani mund te besh revolucion
mund te thyesh malet
pa frike
njelloj sic beri historia me
heronjte:
Gjergj Kastrioti,
Ismail Qemali,
Nene Tereza,
me shpirtin e dijes
te sollen driten
ne toke,
ujin e pijshem ne krua,
qe pikon mbi gur,
mbi bar,
mbi buze.