ASTRITI
- tregim nga jeta reale
Astriti, ose Titi sic e therrisnim me perkedheli, ishte nje djalosh i shkathet, i zhdervjellte, me dy sy te medhenj sa Adriatiku, me ate ngjyre te thelle te qiellit blu ne gusht, dhe trupin te lidhur si boksier, teper i dashur, i hapur ne shoqeri dhe nuk thoshte nje fjale te keqe per asnje. Ishte ne qender te bisedes, ishte shpirti i ndezur i shoqerise, saqe ku shkonte ai, e gjithe klasa mbas tij. Titin e kisha krushk. Kemi marre tezen e tij ne fisin tone. Dhe sinqerisht ishte nje fat per kushon tim. Titi u dashurua heret. U dashurua me Rezarten, ose shkurt Rezin. Ai e donte vertete. Po dhe ajo shkembente kete gjest dashuror-feminor me te njejtin intesitet. O keshtu dukej ne ate kohe. Kishim 14, 15, 16 vjec. Cfare doni qe te jete nje lidhje ne kete moshe, se mos nje afekt dhe simpati reciproke. Ishte nje menyre per te thene: ja dhe une jam e zene. Po Titi nuk ishte vetem ky. Titi ishte shpirt xhanan. Kishte nje djale xhaxhi tersus qe me ngaxmonte. Une i thashe, dhe ai nderhyri menjehere. Nuk me ngacmoi me, por babai me hoqi nga shkolla e Trevllazerit (Vl) dhe me trasferoi ne Llakatund. Bera vetem simestrin e pare te vitit te pare. Qysh atehere une nuk e pashe me Titin. Gjithe ate djale te bukur dhe plot miresi. Kur jemi femije kemi endrra, bejne plane per jeten, si te martohemi, si te bejme familje. Dhe une kete bera. Mbasi mbarova shkollen e mesme, u martova dhe ika ne Greqi. Prape nuk mora vesh me c'behej me Titin. Kisha kushet e mija qe jane mbesat e tij e mund t'i pyesja, por nuk e bera. Rastesisht, Rezi, ishte ne fb. Me kerkon miqesi. E pranoj me mall. Une kur e pashe ndjeva nje bukuri motersore. I bera dhe poezi. - Cfare ben, i thashe, me se merresh? - Shkruaj dhe une Eda. Kam bere nje liber. - Shume bukur. Me gezon shume. - Po me Titin si mbaroi historia? - Eh, puna e Titit eshte e gjate. U ndame. Nuk e di ku eshte. Me beri pershtypje kjo pergjigje e vdekur. Keshtu Rezi ishte tjeter soj. Kishte ndryshuar. Nuk ishte ajo vajza e qeshur e bukur qe kisha njohur une. Une beja emra te poeteve hajdut ajo i komentonte me pasion. E hoqa nga miqesia pa i dhene aspak llogari. Me pas kushja ime me tregoi se Titin nuk e gjejne dot. - Cfare thua?, i thashe. Si, qysh, e tek? - Lere o e, mu pergjigj kushja. Muaj me vone, lexoj nje artikull ne nje gazete te njohur italiane. - Ua, ky eshte Titi, ky eshte Titi.. Titi kishte vdekur ne Itali. Titin e kishin vrare. Murosur trupin ne mur. Titin e kishin torturuar. Titi ishte thare. Menyra si ishte kryer vdekja ishte mafioze. E hoqen qafe Titin. Do kete pare gjera qe nuk duhet te shikonte. E si te mos mjaftonte Titi, vdes ne incident rrugor motra e vetme Alma. E si te mos mjaftonte vdekja e te dyve shtohet dhe vellai i vogel. E zuri traktori perfund. Zot shyqyr. Luani vendit. Imagjinoni nenen e tyre. I magjinoni si ka shterruar lotet. - fragment