KUR BABAI ME KRIJOI MUA - Edlira Jorgji Doko
Kur babai me krijoi mua, ne tokat e nenes
Mbolli qiellin me yje, e vodhi diellin e vetem te planetit.
Dhe u egersua me perendite: shtoi gjithe pranverat qe kishte jetuar dhe zjarrin me te madh qe kishte ne zemer,
E fluturoi si i marre per nje nente muaj te tere
e rrembeu nga syte e henes driten, hijeshine e saj magji plot
dhe mblodhi fuqite e detit, cmendurine e Vjoses.
Ngado qe vente luste Zotin, te bente nje djale mbas tre vajzave
Ngado qe fliste, nje ah, i keputej nga shpirti i lodhur
Asgje nuk deshironte ne gjurmet e fisit - brinjen trashgimtare
Dashurine me te shenjte e zgjodhi ne qershor - enderrat e bujshme
Priti shtatorin: shypi rrushin e rakine e desh safi:
Dhe Krishtin e priti me dhimbje: nenen ne varr...
E kur erdhi shkurti i vitit te ri, kenduan tre engjej
nata u zbardh.
Binin kembanat ngadale...vajze e solli fati, vajze...
Ne gjithe kete trazire e lakmi njerezore, bota e gjithe me perkiste,
Natyre e gjalle, lule dashurie
Nga ato bukuri qe babai pagezoi, e kohe
Pendimi s'kish me kthim.
E kish i madherishmi nje arye: e kot qe shikonin orakull
Plakat me zakonet e vjetra, barku me maje, barku i rrubullaket
Femija eshte surprize e shenjte.
E kishte nje arsye Prometeu te ngjizte flaket ne mua
Mes stuhive te ndeshem ne vjeshte, pa frike
Si djale te luftoj per atdheun, si grua te mbaj familjen
Si djale te mbrohem nga ujqet, si grua te bej buken
Si djale te thyej prangat, si nuse te mbaj trupin:
Keshtu e pacin fatin gjitha vajzat.