top of page

TE MOS ISHE TI ZOTI IM - Edlira Jorgji Doko


Te mos ishe ti Zoti im

une do kisha vdekur 46 here,

ne cdo ditelindje do isha nje zombie,

qe ecen pa ditur ku shkon

qe ha e pi trishtimin e vjeshtes,

do kisha naten per shpi

dhe derrasat e varrit per shtrat.

Nje varre te ngushte e

glastrofobik

do me dilte gjak nga syte

nga veshet

e ngrire.

E nderkohe qe gjuha

pertypej ne vetevete

do kalonte ne ngushticen e Bosfortit

pa prekur brigjet e mishit.

Ne heshtje si vdekja e Ajkunes

e do rrembente dallgen e fundit

te frymes.

E mendoj gjithmone

kete cast tragjik e

njerezor,

te mos ishte ti Zoti im

une do isha harruar

nga 46 vjet.

Asnje nuk do kujtohej per mua,

asnje nuk sillte do lule tek varri,

pervec 5 engjejve qe njoh

o vdekje e embel.

Asnje s'do recitonte

nje simfoni nga repertori im.

As nena ime as babai im

nuk e njohin filarmonine e pranveres qe krijoj.

Asnje vec teje o shpirt nuk

do thoshte

nje fjale te mire.

Te gjithe do turreshin neper vargje

si bishat

te coptonin muzen si trojet

arberore.

Te brohorisnin

mbi eshtrat e mija:

Tani nuk flet dot me.

Tani te mundem.

Ja dhe dhuraten e fundit

grushtin me dhè e ke shume

harroje nje pike lot me kuje.

E di

une e di.

E di qe do ta besh

e do ngrihesh ne kembe e t'u thuash:

Edhe pse e vdekur

frika ju kalon palcen

njelloj si turqit

me Gjergj Kastriotin.

Vini kenge.. nje gote vere e pini..

dhe gullufiteni shpirtin e saj

po mundet!

Lavdi ADARTES!

LAVDI KAPEDANES!

-fragment

E bejme nje gare o shpirt ose nje bast me diell e me stuhi: Kush e do me shume njeri tjetrin une apo ti? Une them une, ti thua ti.

E mire e ndryshojme kete loje antike.

Ikim ne kontinentin ku banon Niagara,

kush hidhet nga maja e shkembit

i ka puthjet e marra.

-.-

E bejme nje gare o shpirt ose nje bast me diell e me stuhi: Kush e do me shume njeri tjetrin une apo ti? Une them une, ti thua ti.

-.-

Si drita une. Si dielli ti. Si zemer une. Si shpirt ti.

-.-

Ke nje veti ti, nje veti prej engjelli.

Veti te me marresh mendjen nga kafka

sikur

Featured Review
Tag Cloud

© 2023 by The Book Lover. Proudly created with Wix.com

  • Grey Facebook Icon
  • Grey Twitter Icon
  • Grey Google+ Icon
bottom of page