NUK KAM ASNJE PUSHTET TE PERMBAHEM - Edlira Jorgji Doko
- edlira jorgji doko
- 13 dic 2019
- Tempo di lettura: 1 min

Puthjet e mia i bera qindra zogj,
ne ajer, ne peme, ne pyjet me te bukura te planetit,
me simfoni pranverore,
me adrenalinen e nje njezetvjecare,
me flatrat me te fuqishme,
me gjak dhe me mish,
me dhimbjen qe trondit cdo te vdekshem,
me fytyren e qiellit ne naten e dashurise.
Heshtjen e bera keshtjelle,
me nga ato mure antike ne themel,
qe nuk rrezohen nga stuhia e nuk thyhen nga era.
Dhe perqafimet e mia i shkembeva ne njemije trendafila te kuq
si zjarri qe flakerin zemren ne miliona shkendi
Nuk gjendet nje kopsht kaq bujar sepse i thane vjeshta e plakur
qe grindet, sjell acar, e perpiqet te hyj ne pranvere pa pyetur,
jam nje hene qe dal kur dua e bej drite ku dua,
jam nje grua qe quhet natyre e gjalle e eci me kembe,
jam toka ne shkretetire me duart prej oazi,
e te nis dashurine nga shpirt si nje valange (ortek).
Jam shiu me i vrullshem qe bie ne syte e tu
qe kur bashkohen me lumenjte e dhimbjes time
nuk kam asnje pushtet te permbaj lotet. "
- fragment
Comments