LIRIA ESHTE E DREJTA E CDO CIVILI - Edlira Jorgji Doko
![](https://static.wixstatic.com/media/9188e2_e012556d804e468eac6403f5b4419c07~mv2.jpg/v1/fill/w_640,h_640,al_c,q_85,enc_auto/9188e2_e012556d804e468eac6403f5b4419c07~mv2.jpg)
Liria eshte e drejta e cdo civili, dhe duhet respektuar gjer ne fund. Liria eshte nje grua qe dhunohet publikisht e dhunuesit bejme moral. Liria flet gjuhen e lire, pa thike ne zemer, pa fjale qe bejne xhiron e botes per te arritur ne tribune. Liria eshte fryma e cdo individi. Kujdes kur abuzoni mbi te. Dhe ajo fillon nga dashuria per familjen qe ne femijeri kur per shume faktor vjen e burgosur. Liria eshte shpirti i shenjte per njeriun. Shqiptar, italian, grek, siberian, kinez, amerikan, kurd, afrikan, indian, anglez, spanjoll, francez, popujt pa emer, popujt e zhdukur, peme, kafshe, pyje, libra, stine, heshtje, vdekje, dashuri: liria eshte atdheu i tyre. Liria u perket njerezeve. Gjithmone ka qene pushkatuar liria. Ne emer te lirise behet lufta. Ne emer te lirise jeton paqja. Ne nje shtet demokratik nuk duhet te mungoj kurre. Mjere nese ndodh: dhjete hapa para dhe njeqind mbrapa. Liria nuk njeh ngjyre, nuk njeh kufi, eshte pronesi e njerezimit. Sa frymojne ne kete toke gezojne te drejten e saj. Nuk eshte meshire, eshte tapi e patundshme.
Prandaj zonja e zoterinj, kur ju prekin lirine tuaj, mos hezitoni te shpalli lufte. Mjere nese nuk e beni. Do mbeteni skllever pergjithmone. Mjere nese nuk rebeloheni. Do sundoheni nga te keqinjt. Liria eshte si femija. Kur e merr nga krahet e nenes, ajo do gjej njeqind menyra ta rimarr serish. Liria eshte si gruaja. Kur e trajton me dashuri do gjesh mirenjohje ne pafundesi. Se flet nje gjuhe atdhetare, nje te huaj, o shume folk ne nje kohe, aq me teper hapet mendja e njeriut, aq me teper zbukurohet liria. Keni pare popujt e botes mbas clirimit nga lufta sa te lumtur ishin? Keni pare syte e tyre plot lot dhe shprese? Keni degjuar kenget revolucionare sa dashuri kane ne nje melodi te thjeshte? Pra, kendoni ne kor: Liri quhet nena. Liri quhet babai. Liri quhet motra e vellai. Liri quhet fisi, fshati, qyteti, atdheu. Liri quhet oksigjeni. Liri quhet jeta. Dhe mos ndaloni kurre kete performance simfonike.
TE GJITHA I LINI TI MARRIN NGA JETA JUAJ
POR ASNJEHERE LIRINE
ESHTE JUAJA
Te gjitha i lini ti marrin nga jeta juaj por asnjehere lirine eshte juaja.
Kur ju marrin familjen, fshatin, atdheun, mos u kerkoni llogari as mos beni lufte eshte nje lufte e kot me njerez qe urrejne e lakmojne ekzistencen tuaj o ndihen shume poshte nga qielli juaj
dhe kur ju bejne gjera te tilla zhgenjimi, deshtimi ne rrugen ku shkelen eshte i padiskutueshem... mos u deshperoni nga miliona gjethe pa dege, pa trung, te rrezuara nga era
mos kerkoni ndihme as te beni aleat sic bejne ata kjo i terbon si lupa e si dhelpra
kush ju do, ju do pa kompromis kush ju do, kupton identitetin tuaj kush nuk ju do, do bej njeqind komplote e kurthe per tu kenaqur kur ulerisni nga dhimbja dhimbje qe nuk gezojne dhimbje qe nuk kane fat dhimbje qe vrane me dashje ne moshen e vogelise e sot lypin ahme, ahme dy pika lot: te gjitha i pranoni ne jete se jeta eshte lufte se vdes nga duart e Zotit o nga nje fatkeqesi ne rruge se te mbaron trokitja ne zemer pa pritur por mos lejoni kembe njeriu te shkel mbi dinjitetin tuaj e ngrini zerin, duart, me fjale te ashpra, plot zjarr e dashuri u bini ne fytyren e pafytyre pa frike
Te gjitha i lini ti marrin nga jeta juaj por asnjehere lirine eshte juaja.
LIRIA SI DASHURIA E TIJ
Liria eshte si dashuria e tij qe futet nen lekure e deperton tej zemres.
e pa te thene kur dhe si do te pushtoj nuk ben poetere e ne heshje te puth si ben dielli me natyren neper stine.
nuk di te thote fjale te komplikuara, as te bej gjerat qe bejne yjet as te lendoj ne plage.
liria eshte si puthja e tij ne buzen time prej flake, e qe ngre ne stuhi e te ofron jete ne jeten qe ka per te renkuar me dhimbje.
eshte nje menyre per te care cipen e qiellit dhe konvertimi i dy qiejve ne nje.
eshte njelloj lirie qe digjet e ringjallet vdes trishtimi e jeton lumturia jep liri nga liria.
e keshtu shembet vjeshta me mendje te lire, buze me buze, trup me trup, dashuri me dashuri.
-fragment
SHKRUAJ PER TY SEPSE
Shkruaj per ty sepse ndihem ne qiellin e fundit shkruaj per ty sepse behem nevrike po nuk te putha shkruaj per ty sepse me ben te qaj me dhimbje shkruaj per ty sepse ma ben zemren ne nje mije therrime shkruaj per ty sepse me deh aroma e lekures tende shkruaj per ty sepse me mungon si toka poshte kembeve shkruaj per ty sepse fluturoj te mbledh yje shkruaj per ty sepse me vdes e me ringjall jeten dhe shkruaj per ty sepse me jep metaforat unikale
Shkruaj per ty sepse ndihem e lire qaj dhe qesh pa arsye jam e lumtur e trisht njelloj e syte e mi derdhin lumenj me lot e zjarr ne nje simfoni.
Mos mendo se mbaroi ketu dashuria tani fillon pranvera e re nga zilia per ty shpirt i shenjte eshte gjithe gjithesia.
Trendafili i nentorit me zgjat jeten.
Ka ngjyren e gjakut tim.
E mbaj ne kopshtin e zemres.
E vadis me puthje.
E perkedhel me puthje.
E qortoj me puthje.
Sido ta shumezoj e pjestoj zemrimin tim
me del: puthje.