METAMORFOSI I NENAVE - Edlira Jorgji Doko
![](https://static.wixstatic.com/media/9188e2_e012556d804e468eac6403f5b4419c07~mv2.jpg/v1/fill/w_640,h_640,al_c,q_85,enc_auto/9188e2_e012556d804e468eac6403f5b4419c07~mv2.jpg)
NENAT DIKUR: VAJZE... Behu e ndershme se ta hoqa koken si te zogut, une te solla ne jete e une ta marr prap. Dua te me besh te eci me koken lart e jo te me nxish faqen mes shoqesh, mos me turpuro, e more vesh..? Hengra jeten time te ushqej ty piva lotet e mija per te dhene ty shkolle hoqa kafshaten time nga goja per te rritur ty. Gazi i botes mos u bej. Pak duan e te njollosen emrin dhe po u njollos gruaja, zor se lahet me. Na fustanin e gjyshes, vishe, te shikoj si te rri se sonte fejohet vajza e filanit ne fshat. Ka bere nje tende te re ne oborr me fierin e fresket qe preu ne pyll dhe stolat i beri me derrase te re,
theri bagetine me te mire qe kishte
me raki e vere te re. Shko shiko nishanet
para se te vijne krushqit. Shko, mos te del fati dhe ty.
Tani qe je e vogel, e njome
se po kaloi mosha ngele ne dere,
behesh yzmeqare e nuseve. Mos qesh vend e pa vend, beji vend vetes.
Veri syrin nje djali te mire
te hapesh shtepi e katandi, te te respektoj e te te doje me shpirt. Nje djali qe ka familje te mbare. Prinder te bute. Na dhe keto vathet qe me solli yt ate per fejese duhet te te rrine me bukur ty se je e re si drita dhe plot jete. Mua me kaloi koha. He, t'u befte nena jote! me pac uraten, uraten, ja Zoti i madh qe lart...
Puth gjyshen para se te dalesh. NENAT SOT: Princesha e mamit... Mos degjo boten cfare thone per ty ec perpara dhe mos i jep llogari per jeten tende mos bej gabimet qe bera une qe flija me lot ne sy " jo tha vjerra keshtu, jo tha kunata keshtu" Sot nuk ka turp te enderrosh nuk ka shoqe qe ta duan te miren. Leket qe kisha i investova per ty ne shkolle tani jep frutat e tua. Leri qente te lehin e gjithmone koken lart nuk ka dinjitet sot, paraja te jep emrin.
E pe kurrizdalen e gjyshes ti?
Donte qe te vishje fustanin e saj me vrima.
Na u be mortje matufja. Uf, nuk ka vdekje.
Hodhi rrenje ketu e nuk shkulet me.
Ua... Te bleva nje fustan per merak tek shtate katshi i Tiranes, ate me te shtrenjtin zgjodha, me dekolte te hapur te duket pak gjoksi, me spakate te duken kembet e gjata e te bukura, se mishin do shikoj ai, leket nuk i mungojne. Dua te besh nje figure...per nam te flasin gazetat dhe interneti vetem per ty. Shpirti i mamit,
kukulla e mamit,
zemra dhe princesha e mamit,
mos shiko fukarane
eleminoi nga mandja dashurine.
Pasioni duron pak, shuhet,
jeta, siguria e nje shpatull e forte
fitojne cdo situate, cdo mik e armik.
Veri syrin me te pasurit
se dashuria vjen vete.
Syno lart e me lart. Hidhe fatin atij me mercedes, atij me para. Une nuk kisha mundesi ne kohen time bej cdo gje pa pedim, bej edhe ato qe nuk bera une.
Ajde te puth cik mami tani... pac fat o Zot, pac fat, fatt fatt, ja inshallah. Tpu tpu pupu, larg syri i keq.
Ik fshahurazi, mos te puth gjyshja, se te prishet tualeti
te ben me jarg. - fragment
NJERIU I MIRE, I MIRE
Njeriu i mire eshte si lulja per bletet, qe lypin nektar per te bere mjalt;
njeriu i mire eshte si simfonia e pranveres, qe lakmohet nga era per shuar klithmat e saj.
Mund ti hipin ne sup, mbi koke, qe te dalin fitimtar mbi te;
por mjafton nje shkundje e trupit, nje levizje duarsh, e te bien si fruta te pjekura;
edhe mbasi e zene qiellin me dore, kufoma mbi kufoma, e veten shitur ne ankand;
edhe atehere renohen si keshtjellat me rere, tek oqeani merr gjurmet ne thellesi.
Katarre, njeriu i lig!
Jashteqitja e njerezimit!
Une do ti luftoj, gjer katastrofe, gjer ne strehen e fundit!..
- fragment
NUK ME MUNGON GJE MUA
Nuk me mungon gje mua, qe te zhvishem si grate e tjera neper hotele;
nuk kam arsye te shtirrem, as te behem nje skllave e devote per nje emer.
Une e shtrova rrugen time me gjemba e me qelqe, qe te kuptoja cfare eshte dhimbja;
e kafshova vetem time gjer ne palce, nata me nate, dita me dite per te mesuar gjuhen e Zotit;
qava vetem per 25 vjet ne emigrim atdheun tim, nenen time, babain tim;
rrita vetem dy femijet e mi, pa ditur as nga lindej krijesa e dashurise, as si kendohen nje ninulle;
mesova gjuhet e tokes se premtuar, mesova femijet e mi, mbajta familjen lidhur;
bera shoqeri me njerez te rangut te lart, por nuk harrova kurre nga vija;
hipa ne makina lluksoze, por nuk harrova femijerine time qe bredh zbathur dhe sot;
bera nje perandori me muze safi, serish nuk kerkova nje vend nderi, e kam.
Nje grua si une nuk ka nevoje per asgje!
I kam te gjitha!
TE GJITHA!
Nuk mungon qenia e ndershme ne mua, as vullneti per t'u persosur, gjersa te mbyll syte.
MUNGON DIPLLOMACIA TEK NJERIU I DREJTE
Mungon dipllomacia tek njeriu i drejt, gje qe njoh mire dhe veten time ne kete kategori fisnikesh;
mungon menyra e konvertimit djallezor, qe jep shansin njeriut te lig te te mund pa problem ne raundin e pare, se me pas, bie ne tapet, e ngrene osh, me dhembet thyer o fytyren gjakosur;
i ligu te provon nervat per te mesuar te verteten, e hiqet i paqte kur zjen si terri, i mire kur eshte kriminel, te citon shume here "qete, rri e qete", kur di qe eshte problematik me veten, fajtor e i vetedishem qe te ka hyr ne borxh, i lyer me turp e te ben moral kur ne trup duken ende shenjat e hunjve te thyer, hunj me hak, gerdep e krisma ne piace nga vendi i lindjes, per mashtrim e fallsifikim, e mori arratine kusari i lekeve te popullit, premtuesi i rreme i vizave; por eja de, te hiqet i pafajshem.
Mungon kjo lende e bukur tek njeriu i mire. Prandaj eshte i mire se nuk di te genjej, nuk di te vjedh, e nuk di te shes trupin.
Mungon kjo materie dhe tek une. Mungon se rrjedh nga fis i mire, nga prinder te ndershem e punetor, eshte edukata morale familjare, e nuk ndryshohet dot me asgje;
Mungon kjo materie tek une edhe pse nuk jam shume tahmaqare ta kem;
me duket sikur lepihem te tjereve, sikur jam nje tjeter;
Nese do kisha diplomaci, nuk do kisha kurajo te beja kritike letrare kaq hapur, pa llustra, pa nje arsye private;
nese do kisha diplomaci gjuha ime poetike do kishte nje metamorfosi banal si te gjithe autoret e nuk do isha imituar as vjedhur nga nje koloni e madhe;
Per mua diplomacia eshte finoke, uniseks, e perdorin njerezit me brira, deshtaket, te dhjeret, qente qe kafshojne qetas, ata qe nuk ecin dot me nder ne jete;
per mua diplomacia eshte mes dy o me shume shtete, mes partive, besimeve fetare. Per mua diplomacia eshte nje mjet me dy presje; behesh diplomat per mos perballuar armiqte, tradhetaret; behesh diplomat per te mos patur sherr, telashe; per mua diplomacia perdoret nga njeriu ne raste, kur nje o dy episode prekin ineresin vetiak, por ne rast se ajo gjakderdhje perseritet e behet me kast, me vite, aty nuk ka kohe per diplomaci, aty kercet e verteta ne sy. I mjere eshte ai njeri qe thote duro turmen, ose hesht kur te vjedhin e te vrasin. Te gjitha i kuptoj modelimet e karakterit sipas interesit, por kete kurre.
Nese do kisha nje zgjidhje mes diplomacise dhe drejtesise, une zgjedh pa frike te dyten.
E dyta me jep liri, me jep force, me jep dhimbje, me jep lot, me ben te pasfidueshme! Drejtesia eshte diplomaci e pavdekshme, qe te stimulon gjithone, te mban njeri gjithmone, te persos ne cdo aspekt. Nuk ka njerez diplomat te drejte. Vete fjala i thote te tera.
NEW fragment
TI DASHURI ME MESOVE
TI ATDHE ME MESOVE (versioni 2)
TI NENE ME MESOVE (versioni 3)
Ti dashuri me mesove rrugen e Zotit
te verteten me durim cdo dite, shpetimin nga urrejtja
dhe deshiren te enderroj pafundesisht per ty.
Ti dashuri me mesove te gaboj, te rebelohem normalitetit ne rini; kujtoj dhimbjet nje e nga nje
sepse me rikujton brishtesine e vogelushes ne mua.
Une te mbaj dashuri ne zemer, te bej flamurin me te bukur te njerezimit, te bej himnin me te embel te luftes, te jap lavdi ne ferrin e djallit, te bekoj ne te gjitha lumenjte e gjakut njerezor, nga gjenerata ne gjenerate, te quaj mbretereshen e perjetesise. Ti me dhe doren te ecja, fytyren e gruas, nenes, poetes. Si mundem te shlyej borxhin? Ty dashuri qe me sheron shpirtin; me ben te fluturoj te qaj te qesh e te flas me vete; ti rrefimi ku gjej paqe. Une mund te te kendoj simfonine me te fuqishme, te mbush me krenari, poret e stuhise, te te jap kuroren e arte, ditet me te gjata, nenet te me thella, qiellin me blu, diellin shenjtor. Ti dashuri me ofrove fjalen te flas, te bertas, te hesht; me dhe krahet e hekurt te pastroj balten nga qyteti e nga fshati, me dhe nje nacionalitet, nje popull; ti dashuri me mesove te degjoj e mos degjoj, te bindem e mos te bindem, te fshihem e te dukem; ti dashuri me ngrite siper njeriut te lig, nuk lejove te mposhtem; me dhurove kembet prej akulli, zbathur per te njohur rendesine e jetes, dashurine tende per jeten, rendesine e gjerave te vogla, mos pretendoj por te jap, mos te qahem por te lumturoj, te hedh hapin sa kam armaturen ne trup.
Oh, dashuri, sa vjece je ti? Kush te praktikoi per here te pare? Kush e shijoi epshin e pafajsise tende?
Planeti yt frutplot derdhet ne pranvere, derdhet si qumesht nga gjoksi engjellor, puro dhe pjellore.
- fragment 2015 "Planeti ku celin njerezit"
SHQIPTARET E SOTEM QE FSHIHEN MBAS TRADHETISE
Lereni historine e turkut menjane
Iku e vate koha e shkuar
Atdheu digjet si Troja mbi zjarr
E asnje s'u hodh per ta shpetuar.
Kur ishte vahti folen burrat
Burrat si Noli si Vasa si Naimi
Keta te rinjte mezi fshijne qurrat
E fusin cdo dite ne shtigje mjerimi.
Me flasin disa gjak shartuar
Sikur t'u dhimbset Arberia
Poetet ca denuar e ca pushkatuar
Ai si mbreti u arratis nga Iliria.
E me qajne gjuhen shqipe ne altar
Kur vjen e varur para tyre ne piace
Miliona e miliona libra behen ankand
Sa krimbi gjalle u levron ne damar.
Cfare doni me nga atdheu ju arnaut
Dhe e vrisni dhe e beni sehir
Dhe me pas beni sikur hapni lufte
Lufte qe shkatoni per qejf me delir.
Juve gjuhen shqipe po e shqyeni
Per te bere fame, per nje interviste
Per nje titull ne fund te botes veni
Te preferuarit e regjimit komunist.
Abetarja eshte nje zonje e bukur
Qe mbrohet ne bore e ne shi
Nuk behet nje poezi per t'u dukur
E nga ana tjeter i behet autopsi.
Na qajne mjeranet me lot krokodili
Te egjer si ne dimer shuhet kandili
Ketej vrasin gra shatzane me muze
Andej duartokasin e puthen ne buze.
Te famshmit e dishepuj te Judes
Te diturit e fallsifikimit ne varg
Mos u shqetesoni, fjalet i merr era
Por asnje s'u heq meriten si hajvan.
komente:
Epo pike e zeze: "poetet te shkojne neper shkolla." tha Ruka mbas kritikes time. Te bejne cfare? T'u mesojne stilin e tradhetise?
Poetet shqiptar duhen futur ne shkolle edukimi per vete. Ne manastir dhe vence thupra kokes. hahaha, mos me keq
Gjithandej! eshte koha e debileve, e injoranteve te dipllomuar, e kusareve serial, i mafiozeve te vjeter e te rinj, e prostituteve uniseks, eshte nje bote qe duhet renuar nga themeli e te te ndertohet nga fillimi. Eshte bota e internetit, i lajme fallco, i parase se lehte, i mos punes, i degjenerimit ne mase
Jo jo, keshtu i kane linjat dhe antenat gati dhe shume te ndjeshme te fallsifikojne. problemi eshte qe nuk behet dot te ndershem, te shkruajne jeten e tyre
Vetem dipllomat!? Po e vjedhin atdheun ne emer te atdheut, ne emer te popullit vrasin popullin, ne emer te kombit vrasin kombin, ne emer te lirise vrasin lirine, ne emer te demoracise vdesin demokracine. Nje pafytyresi e madhe e ketij shekulli ziliqar dhe mendje bosh, pa dashuri, pa interes, pa qellime, pa shprese
Ka njeri ti thoj Ed Rames: o trap, o gomar! fatmir terziu nuk di te krijoj dy fjale! eshte plagjiator serial!
e po te doje nje konfrontim ne tv e tij, do ta bej te vras veten ne publik terziu. kaq i pafytyre eshte
Sa vjen dhe e lexoj, kaq filloj e ta kundershtoj. Kur nje burre shteti publikon ne faqen te tij kryesore plagjio, nuk tregon vetem mosdije dhe injorance ne ate qe publikon, por shtyn dhe isitigon me gjestin e tij te bejne akoma me teper. Apsolutisht po. Dicka nuk me kthehet ne baze. Mbetet pezull ne ajer. Edushka ben te mirin me leket qe merr borxh dhe nderton rruget. Puna nuk u hap. dhe populli eshte bere placke tregu. nuk kupton me asgje. 30 vjet fashizem nuk jane pak
Dhe mos ta ndash kurre! Nuk ka si babai e si nena! Ti gezon privilegjin ti kesh te dy te bukur moralisht fizikisht dhe menderisht. Dhe nese ke familjen mbi koke ajo kurre nuk te braktis, je bir i Zotit, je i bekuar, dhe mirenjohes rrenjes tende bio. Familja eshte tempulli qe ndertoi Zoti. Te uroj shendet dhe mbaresi dhe suksese gjithmone. Gezuar 2020 !
REBELIMI I PAPES NE VATIKAN
Dje ne pershendetjen e madhe te fundvitit ne Shen Pjeter, mes shume njerezesh ardhur nga e gjithe bota, nje grua aziatike i terheq doren Papes me vrull te madh sikur te kishte nje deshperim te thelle per ta prekur, urgjente, per te marre bekimin e pontefices. Mirpo, rebelimi i Papes, jo shume edukativ, ishte i fort, teper egoist dhe mosbesues per cka e rrethon, si edhe ushtroi dhune karshi figures femerore, qe rrit intesitetin e gjestit ne ekstem - racizem.
Dhe e beri Ai qe kendon meshat AVE MARIA besimtareve te tij, ai qe gjunjezohet presindentit me lekure te zeze dhe i lan kembet, ai qe predikon artin e dashurise fetare, ai pranon edhe ndryshin nga gjinia seksuale (bota gay), ai qe filloi te pranoj dhunen e femijeve nga sherbetoret e Zotit(prifeterinj, kardinal, ) Pikerisht, ai, reagoi me nje forme ndryshe sic e kemi pare te qeshur, duke pershendetur perzemersisht. Pikerisht, ai, na thote se dhe ai gabon, dhe ai merzitet, dhe ai gjuan kur dikush i hyn ne sinoret e tij, se dhe ai nuk ben ate qe thote Zoti "kur te qellojne ne nje faqe, kthe tjetren."
I pabindshem Papa.
Nje episod banal qe mund te evitohej shume bukur duke e degjuar zonjen dy minuta, do ishte treguar nje burre nobel, prindor, dhe mirenjohes tunikes se arte.
Sot kerkoi falje. Dhe faljet pranohen. Gjesti do mbetet ne histori.
RINI E FRIKSHME MBASI DESHTUAN FAJESOJNE PRINDERIT - leter e hapur
Kur ishit te vegjel,
prinderit ju mesuan te beheshit trashigimtar te denje,
si ne komunizem edhe me pas duke ju porositur:
mos bini pre e botes se lehte,
e mendjes se lehte,
e parase pa djerse,
te studioni per vete qe mos ishit padije,
skllever te cdo partie o besimi fetar.
Por ju fare e dobet,
gjak me uje,
zgjodhet te braktisnit shkollen,
e, te shkonit ne cdo koncert te Noizit,
sepse ju pelqente jeta e bukur,
pa pune e pa pergjegjesi,
sepse ju pelqente te shperdoronit pronen e prinderve tuaj!
Tani mbasi i kryet keto veprime e pendoheni
keni fytyre te akuzoni prinderit tuaj?
Me c'te drejte!?
Kur ishit te vegjel
prinderit ju perserisnin gjithmone:
"dhe keta qeveritaret e rinj,
qe erdhen ne fuqi,
nuk e ndryshuan realitetin.
E vodhen,
e sakatuan,
e bene nje kazan plehrash atdheun,
e futen ne borxh."
Por juve,
jo,
kishit frike se nuk do blinit dot hashashin,
ju pelqente te dilnit kunder fjales se prindeve tuaj,
i sfidonit me injorance dhe arogance.
Menduat se do dilnit para tyre?
Dhe dolet, dolet.
U dhate fuqi bosave te mafies,
u dhate pushtet shqiptarve te keqinj,
i bete te pasur me vila e makina lluksi.
Ishit ju, qe dilnit ne piace
e donit gjerat ndryshe apo gaboj?
Dhe natyrisht e me fakt,
Zoti dha nje mesim i mire,
qe ta mbani mend per gjithe jeten,
cdo cast,
e cdo dite e me teper do ti doni
si syte e ballit.
Prinderit, ju mesuan te verteten:
Rini!
Perqendrohu!
Ai sistem komunist
nuk ben per ne shqiptaret.
Neve gabuam,
Ndryshuam.
Kujdeseni atdheun!
Demokracia deshtoi!
Deshtoi!
se nuk ishit ne gjendje te dallonit
genjeshtren nga e verteta.
Nuk ishit rritur si enderronin nena dhe babai.
Eh!
Dhe cdo here qe votonit?
e kishit mendjen ne hava?
Kembet ne Amerike e koken ne Stamboll!
Me ju lumte!
Tani mbasi i kryet keto veprime e pendoheni,
keni fytyre te akuzoni prinderit tuaj?
Cfare kurajo…
Kur ishit te vegjel,
prinderit ju thane:
te beheni dikush duhet mundim,
pune dhe studim.
Qe te formohesh njeri duhet vuajtje,
shume lufte, shume eksperience.
Cfare bete ju?
Shkuat dhe gjetet nje menyre djallezore
si te blinit dipllomat.
Dhe u bete mor te mjere;
ministra, doktora, psikologa, psikiatra, mesues, profesora, gazetar, noter, avokat, gjyqtar.
U bete more injorant me brira,
u bete!
Por mbas pak vitesh,
si nuk ia dolet dot me mashtrime,
shpertheu e verteta e
u permbyti nga Kosova ne Cameri. Dhe oh, nderkohe te kerkoni falje,
e te keni turp para prinderve,
veni dhe i fajesoni per fajet e juaja?
Me c'fytyre!?
Sot Shqiperia,
toka e nderit,
mali i shqiponjes,
eshte ne duart e vakabondeve,
e trafikanteve, e te paligjive, ne duar te gabuar.
Pak rendesi ka
e djathte o e majte.
Per mua, keto parti nuk ekzistojne.
Keto parti perfituese mbi kurriz te popullit
duhen denduar. Por, ah,
jemi larg nga drejtesia.
Dhe ti djalosh je nje kusar.
Nje kusar i vogel shpirti.
Dhe per kete duhet te qortosh prinderit
qe nuk te mesuan mire gjerat. Gjerat e huaja nuk i adoptojme. Ato kur na pelqejne,
i marrin i ndajme me emrin e autorit.
Tani djalosh eshte vone pendimi.
Tani jemi skllever te Amerikes.
Eshte shitur atdheu.
Eshte ne ankand.
Dhe po nuk doli
nje bir nene rritur me gjoks perendie,
rrezikohet te thermohet historia.
Vdes cdo mendim i lire.
Tani djalosh,
shko te gjunjesh Zotit,
te te fal mekatet.
Mundesisht mer dhe shoket dhe shoqet e tua
te kerkoni falje prindeve…
Vit te mbare!
mjerimin e mora per dore, nuk e lashe te qaj
E VUAJTUARA FEMIJERIA IME
-.-
Varferine e preka brinje e shpate me shpirt
Dhe mizerjen e jetova dridhshem e pa faj ne sy
Vetem me gazin e nenes shikoja ne erresire drite
Vetem per lotet e babait nuk flija neteve gjume
Ngadonjehere binte ajo zija e skamjes se zeze
E doje te ikje te merrje malet e mos ktheheshe kurre
Binte heshtja si kembanat e vdekjes dere me dere
Qe rrembente shi, perrenj, peme, gjethe e gure
Ndonjehere thoje me vete: shejtan, te meson shejtani
Ketu eshte vatra jote, c'ben? ketu eshte jeta gjaku e vatani
Por sa kalonte mesdreka digjnin ethet urise babezitur
Babai fillonte nje kenge, e motra pajen per te qendisur
-.-
Femijeria ka stacione cdo dite te re qe lind
Dhimbja ka port te madh skaj me skaj te botes
Sado te jesh njeri me fat nje kryq e ke kapital
Ndaj mos ji mosmirenjohes asnjehere tokes.
-.-
- fragment
QE BOTA PO SHKON NE ROKULLIM
ESHTE FAJI I HESHTJES
Qe bota po shkon ne rrokullim eshte faji i njerezve