top of page

Kundershtim miqesor me mendimet e Ismail Kadarese - Edlira Jorgji Doko


(1) Èric Faye:- Ismail Kadare, përse shkruani?

Ismail Kadare: – Sepse jam prej racës së shkrimtarëve, që është krijuar për të shkruar… Është një instikt race, të cilit i bindem.

-.-

Dhe une kam thene: shkruaj sepse nuk mund te bej ndryshe, eshte droge qe po nuk mora dozen, vdes...Nuk shkruaj per instikt, shkruaj sepse jam e detyruar te shkruaj. Shkruaj sepse brenda meje jeton shpirti binjak i qiellit. Jeton nje engjell e ngjajshme me mua. Me posedon, me con ne vende te panjohura, me ngre naten, me ben si te doje, e kur te doje. KJO PERANDORI quhet skallveria e qiellit. Je e detyruar sepse te braktis. Je e detyruar te bindesh nepsit te saj, prandaj je zgjedhur si dishepull ne toke, prandaj ky shpirt i huaj pushton poetet, misherohet shpirt ne shpirt.

(libri "Gjithcka qe nuk dini mbi poezine dhe poetet")

---------------------------------------------

(2) Éric Faye– Por një ditë do të keni thënë gjithçka!

Ismail Kadare:- Nëse shkrimtari shkruan mirë, zotëron ende rezerva të mēdha në vetvete, pa të cilat nuk prodhon dot. Ai është si një burim nafte që funksionon falë rezervave të arit të zi thellë nën tokë.

-.-

Dhe une kam thene: Poeti eshte si pusi me uje, sa me thelle te shkosh, kaq me shume gjen damarin kryesor te lumit.

Jane disa gjera ne letersi, qe kane nje vule mendimi, nje arsye, dhe gjykim verbal o e kenduar. Menyra sesi paraqitet mendimi, si trasformohet ndjenja, emocionet dhe kujtimet jane te ndryshme. Cdo autor ka ritmin e vargut, kronologjine e bashketingellimit, si edhe motamorfosi qe vjen gjate viteve. Cdo autor persoset. Me i madh behet, me shume vlere artistike ka.

Ka kohe autori. Ka limite. Ne fazen e pare te jetes poetike hidhet dhe shtrohet kapitali mendor, bagazhi mendor, fuqia shpirterore. Kjo ajke, ajke e virgjer, shfaqet gjithmone gjate jetes. Ajo shtohet, shumohet, zbukurohet, shkurtohet, eleminohet pjesa e dobet, zevendesohet.

Nga pjesa e pare e muzes safi, autori mbetet ne bllok. Kerkon jeten e perditshme te hedh gjera te reja, por gjithmone fisnik identitetit fillestar.

(libri "Gjithcka qe nuk dini mbi poezine dhe poetet")

----------------------------------------------

Éric Faye: – Rezervat tuaja nuk do të shterrin ndonjëherë?

Ismail Kadare: – S’e kam menduar. Kjo gjē nuk më tremb.

-.-

Dhe une kam thene: nje nga arsyet qe nuk kerkoj cmime eshte braktisja e muzes.

Ne rastin e tij Kadare e konsideron veten "rrace shkrimtaresh" dhe pranohet kjo teori. Respektohet natyrisht. Bej vetem konfront.

Ne rastin tim, une e konsideroj "krijese e bekuar".

Jetoj gjithmone me friken se mos me shterron muza, jetoj me friken se mos nje dite zgjohen si grua normale, jetoj me friken se nje dite kapitullon kjo magji kaq magjepse, kaq e mrekullueshme nga ku nuk mund te jetoj dot. Nuk mund ta parashikoj veten pa muze. Me tmerron fakti se nje dite do jem normale. Nuk e dua, e rrefuzoj fortesisht normalitetin. Prandaj qendroj fisnike. Prandaj nuk tradhetoj Zotin. Nuk genjej, nuk vjedh, nuk pranoj cmime. KAM FRIKE MOS ZGJOHEM NJE DITE PA MUZE. DHE ATEHERE E DI MIRE..KAM VDEKUR.

-.-

Por a sfidohen perendite? Natyrisht. Perendite sfidohen, sepse poeti njeh gjuhen e tyre, di te fluturoj si ata, por ne castin qe genjejne, mashtojne, vjedhin shpirt, vijne denuar ne ferr. U hiqet tunika e meshes dishepolare. Lihen vetem. Nuk u jepet me nje mundesi e dyte si me vdekataret. Ligji i OLIMPIT eshte shume i eger. Eshte vital ne perjetesi. Immortal. Mjere kush e injoron.

Featured Review
Tag Cloud

© 2023 by The Book Lover. Proudly created with Wix.com

  • Grey Facebook Icon
  • Grey Twitter Icon
  • Grey Google+ Icon
bottom of page