BUKUROSHJA SHQIPTARE QE FOLI ITALISHT NE SANREMO - Edlira Jorgji Doko
![](https://static.wixstatic.com/media/9188e2_c3b2852a8eba47ab95b518f2e4eebb2b~mv2.jpg/v1/fill/w_578,h_518,al_c,q_80,enc_auto/9188e2_c3b2852a8eba47ab95b518f2e4eebb2b~mv2.jpg)
Sinqerisht, nuk doja te shkruaja, por u detyrova nga shkrimet e pafund dhe poezite boshe kushtuar bukuroshes shqiptare qe foli italisht ne Sanremo.
Alketa keshtu... Alketa ashtu...degjohet cdo sekonde ne rrjetet sociale. Flasin keq ata qe kane ndjeshmeri teper aktive, flasin mire dhe ata qe nuk kane njohuri ne kete fushe. Arti eshte art, dhe te gjykosh duhet te zoterosh nje kend te tijen, ndryshe? Behet lesh e li. Flasin ata qe dine, flasin dhe mermuraket. Keta te fundit, thjesht i lidh patriotizmi ose nacionalizmi i semure.
Problemi ku qendron? Nuk ka te bej patriotizmi fare. Ka te bej individualiteti qe prezanton ne nje vend te huaj duke e bere atdheun krenar ose indiferent nda figures se saj.
Alketa, eshte vajze e bukur shqiptare, enderronjese si shume shoqe te sajat, e shkathet ne paraqitje, e guximshme, por qe nuk di te krijoj dy fjale nga eksperienca e saj jetesore; sepse nuk njohu mjerimin, varferine, mungesen e robave, mungesen e ushqimit; sepse eshte rritur ne luks, dhe luksi nuk te jep mundesi te shikosh tej familjes, as te kesh mundesi ta rrefesh nje kapitull te mbyllur pa e kaluar ne kurriz revolucionin e varferise; prandaj i adopton ngjarjet si tregim jeten e vjeter, i con ne Sanremo pa leje, dhe hiqet viktime e komunizmit kur nuk e njohu fare; hiqet dashamirese me Italinet, kur nuk hipi ne asnje traget; ajo flet per anen pozitive por nuk rrefen turmen poshte ne ujerat e Adriatikut, nuk rrefen nenat nga e gjithe Shqiperia veshur me te zeza; sepse u mbyten djemte, vajzat, niperit, burri, vellai, kusherinjt. Ketu hesht Alketa. Ben parade mbi eshtrat e emigranteve. Dhe eshte teper e shkathet, ju them, - Ka nje elegance egoizmi te pa parashikuar...
Zonjusha, shqiptare, shkeli mbi varret e Vlores. Atje nen selvite e thyera nga era, ku flen eshtrat e shpresave. Aty ku fillon dhe mbaron liria. Aty ku digjen etapet e njerezimit. Aty ku trendafilat dalin cdo dite e sodisin brigjet ku lane britamat e fundit. Zonjusha anashkalloi gjithe situaten. Mendoi veten, por edhe Shqiperine. Gjysem e varros e gjysem e ngjall. Zonjusha na nderoi, zonjusha na turpuroi.
Alketa, flet ne skene, sikur te ishte nga nje planet tjeter. Dhe eshte serish enderonjese. I lumte per kete. Shikon karrieren e saj. Eshte nje vajze e bukur, teper fudulle, ekspertiste per monolog te vjedhur. Monolog qe nuk i njeh rendesine, as dhimbjen, as lumturine, dhe kurresesi dashurine.
Eshte e bukur Alketa. Ka prezence fantastike.
Eshte bukur, pa gram ne koke.
Alketa, deklaron se: para tre vjetesh pa ne enderr Maria De Filipi. Dhe asgje nuk eshte cudi. Ndodh te bejme te gjithe endra. Problemi? Se asgje na behet realitet. Si i ndodhi bukuroshes, nuk eshte mister.
Alketa eshte e rekomanduar. Nga kush? Nuk e di. Ndoshta nga Bledi. Balerini dhe "amante" i Maries. Qe padyshim, vazhdon kjo lidhje per te gjetur talente te reja ne Shqiperi. Me duket se dhe shkolla ne Tirane eshte opera e saj. Nuk e di me saktesi, por nuk do shume mend.
Maria shikon interesin. E pushtoi dhe Sanremon.
Po te shikoni me kujdes, prezentatoret
ngjanin me qenusha. Here pas here behej emri i saj. Pse? C'e lidh? C'lidhje ka kur punon ne Mediaset? Eshte puntorja e Berluskonit. C'do tek e majta? C'do tek kanali i popullit? Sepse duhet te kete financiuar nje pjese, ose duhet te kete bere nje akord privat me Rai. E nuk mbaron me kaq. Gjithe javen e Sanremos, kanalet e Berluskonit ndaluan programet e tyre. Po si? Nuk ishte ne duel me Rain? Ishte, po dicka ndryshoi, cfare? Nuk e di. Sigurisht eshte pune interesi. Dhe nuk mbaron me kaq. Gjithe kanalet e Berluskonit sidomos kanali 5, nuk foli njehere keq per Sanremon. Po qysh? Cdo vit masakrohej. Po qysh? Cdo vit gjenin skandale per te folur keq. C'ndodhi? Interesi, interesi. Ah, ky interesi...
- vijon