KATER FEMIJET NGA BOTA -Edlira Jorgji Doko
Kater femijet nga bota.
I ziu, i verdhi, i kuqi dhe bardhi. Te katert gjeten nje pik takimi ne Giardin des Planetes.
Prezantimi:
Une jam afrikan. Ju te bardhet me quani "negro". Ngjyra e lekures eshte e zeze. Jam bio, i pa evoluar nga uomo sapiens. Une nuk skuqem si bardhet, kam nje fytyre. Vdes me nje fytyre. Kam ngjyre gjaku te kuq si ju. Flas gjuhen time. Kam nje zemer. Dashuroj, bej femije, besoj ne fene e Zotit tim, dhe jetoj e vdes si te gjithe ju. Une linda i lire ne token qe na dhuroi Zoti, por ju te bardhet me moret nga shtepia ime, Afrika, e me roberuat, skllav, me lidhet me zhinxhir, me late pa ngrene, pa pire, me perdhunuat motrat, nenat pa deshiren e tyre e i vrisnit bashke me femijet qe lindnin nen themelet e kasolleve, ne arat e medha me kafe, ose ne ambjentin para forteses tuaj si triumf, e me vrat gjyshet e mi barbarisht, me tortura dhe punet me te renda: mendoj se eshte se minimumi te me kerkoni falje publike! Keshtu femija, i mbushi syte me lot, dhe ne heshtje i la vendin aziatikut.
Une jam aziatik. Ju te bardhet me quani "i verdhi" Ngjyra e lekures eshte e verdhe. Jam bio, nje kryqezim mes njeriut sapiens dhe atij erektus. Une nuk skuqem si te bardhet. Kam nje fytyre, vdes me nje fytyre. Kam ngjyre gjaku te kuq si ju. Flas gjuhen time. Kam zemer si ju. Dashuroj, bej femije, besoj ne fene e Zotit tim, dhe jetoj dhe vdes si te gjithe ju. Une linda i lire ne token e te gjithve, por ju te bardhet erdhet e na moret gjithcka: kulture, antikitet, vendet tona i mbajtet peng sa deshet. Edhe Aleksandri i madh i juaji, na admiroi, na pushtoi nga zilia, nga tahmaja. Na vrate barbarisht e pa asnje meshire, pa asnje dashuri njerezore, pa perendi edhe kur thoni se jeni femije te Zeusit: mendoj se nje falje publike do ishte njerezore, qofte edhe me kaq vonese! Keshtu femija, i mbushi syte me lot, dhe ne heshtje i la vendin indianit amerikan.
Une jam indian (indios e amerindi). Ju te bardhet me quani "i kuqi". Nuk skuqem si te bardhet. Vdes me nje fytyre. Kam ngjyre gjaku te kuq si ju. Flas gjuhen time. Kam nje zemer. Dashuroj, bej femije, besoj ne fene e Zotit tim, dhe jetoj e vdes si te gjithe ju. Une u linda i lire ne token qe me ofroi perendia, por ju te bardhet erdhet e na vrate grate tona, burrat tane, femije te vegjel, sepse deshet me cdo kusht shtepine tone. Na late te vdisnim ne shkretetire. Na c'rrenjosot besimin, dheun e varrit, gjithe paraardhesit dhe bete filma duke na kaluar si pushtues, si njerez crudel, si rrace pa rrenje, sikur kishim vjedhur tokat e juaja. Nje masaker e pa turp. E pa llogjikshme. E zhduket faren tone: Mendoj nje falje publike eshte e kot, pothuaj njelloj sikur e vret nje njeri dhe i ben frymemarrje qe te ngjallet. Eshte nje ironi e madhe e shekullit. Fakti eshte qe as sot as kurre do gjejme drejtesi! Keshtu femija, i mbushi syte me lot, dhe ne heshtje i la vendin evropianit.
Une jam evropian. Ju njerezit me ngjyre me thoni se kur vdes ndryshoj ngjyre. Mua me duket normale. Isha gjalle, kisha ngjyre, jam i vdekur, jam i vdekur. Me vdesin qelizat, me pushon zemra. Behemi i verdhe si aziatik, buza me nxihet si afrikan, dhe brenda mbetem i kuq si indian. Flas gjuhen time. Dashuroj e bej femije, besoj ne fene e Zotit tim, dhe jetoj e vdes si te gjithe ju. Pra, jemi perkohore dhe tranzitor. Toka u perket te gjithve dhe asnjerit. Une linda i lire ne token qe na ofroi perendia, por mes neve lindi xhelozi, mania per pushtet: greqia na pushtoi, italia na pushtoi, gjermania na pushtoi, anglia na pushtoi (kujtoni kronologjine historike). Erdhen te bardhet e vrane te bardhet. Vrane grate tona, nenat tona, burrat dhe djemte dhe femijet tane. Nje lufte per ekzistence: Ju keni te drejte e doni falje nga une qe i bej me deshire te madhe, po mua kush mi ben? Eshte nje ironi e madhe e shekullit. Rracat njerezore? - Nuk ka, eshte vetem nje,
- njeriu! Fakti, eshte, qe as sot as kurre, do gjejme drejtesi! Keshtu femija, i mbushi syte me lot, dhe ne heshtje perqafoi tre shoket e tij...
New entry ne letrat shqipe e ne letrat boterore, Shkroi per ju, Edlira Jorgji Doko