top of page

AUTOPSI E VJERSHES "MALL" TE AUTORIT ISMAIL KADARE


Premtoj qe kjo kritike nuk ka te bej me ligesi o ndjekje personale te autorit Ismail Kadare. Une jam nje kritike e mire, dhe hyj ne emocione mjaft lireshem. Per kete poezi kam kete opinion, dhe me mua, shume autor bio.

AUTOPSI E VJERSHES "MALL", TE ISMAIL KADARE.

Kjo poezi e njohur nga gjithe populli shqiptar, dhe me autor Ismail Kadare, apasionoi shume te rinj shqiptar ne kohen e komunizmit. Dhe poezia eshte e bukur, e dhimshme, nga ku personazhet qe hyjne ne poezi jane shembullor, te dashuruar fortesisht, dhe ndarja i ben me te lidhur. Figura qendrore e poezise, qe eshte vete autori, jep komunikim lexuesit te tij:

"ca pika shiu rane mbi qelq,

per ty une befas ndjeva mall"

Ne faze te apertures metaforike e poetike, hyn ne fuqi nje grua o nje burre (gjithmone poet) ne izololim, ne burg. Nje personazh i vuajtur, i torturuar. Shikon nga qelia, o nga ambjenti i mbyllur, ne pamundesi fluturimi o takimi, e rrefen ne leter o ne poezi kete emocion privat teper blilant. Nga ku Kadare, nuk e gezonte kete izolim, as kete torture.

Ndryshimi i motit, thika e qelqit, dashuria interiore e autorit origjinal, eshte me teper se nje himn njerezor, me teper se nje klithme per ndihme. Kadare nuk e gezonte kete necesitet. Ishte i lire. Te kalonte cdo qytet.

Dhe e konfermon autori origjinal:

"jetojme te dy ne nje qytet,

dhe rralle shihemi, sa rralle!

Pra, ka divieto. Ka pengensa. Ka bariera. Rralle shiheshin grate e poeteve te burgosur, ose burrat me grate e burgosura.

E thekson autori origjinal. Rralle, oh sa rralle. Zemer, kush na ndan.

Pse nuk vjen. Une nuk mundem. Dhe Kadare ishte i lire. Si ndodh te kishte keto pengesa kur ishte mbret, kur cdo gje qe kerkonte ishte deshire e plotesuar?

Dhe kembengul autori origjinal:

"dhe m'u duk pak e cuditshme,

si erdh kjo vjeshte ky mengjes!"

Eshte kategorik, metaforik brilant. Pyet te dashurin o te dashuren: M'u duk pak e cuditshme si erdhen me arrestuan, "vjeshte" futet qeveria ne fuqi, mengjesi eshte dita e arrestimi. Ka qene ne oret e para te mengjesit, sic e benin komunistet , dhe Ismaili, nuk mund te ofendonte o te peshtynte pjaten ku hengri. Jo, per dreq, jo!

Dhe dhemb ky autor mavria, dhemb eger:

"qiejt e ngrysur pa lejleke,

dhe shirat pa ylber ne mes.."

Ne gjuhen tuaj te thjeshte po ju bej nje perkthim: Autori origjinal e shikon qiellin gri, ngrysur, pa shprese. Dhe qielli eshte qeveria, Shqiperia, dhe nuk ka menyre shpetimi nga komunistet. E njeh vdekjen. Ja kane caktuar diten. Mungon ylberi. Dhe poeti ka shpirt feminor. Ka bere nje testament ne poezi. Ka rrefyer jeten e tij, shenjat, plaget dhe mbylljen e jetes se tij. Kadare nuk kishte keto probleme. Per Kadare ishte ngjyra plot. - Rrofte partia.

" te zgjuarit jane bashke ne bote,

ndersa te fjeturit jane vec"

Ne pjesen e pare te vargut autori tregon zhgenjimin. Pse ne te zgjuarit ne atdheun tim vritemi, e ne bote jane bashke? Pse keta te fjeturit e shpirt vecuar na ndajne?

Dhe bomba, dhe deklarata e FUQISHME e padyshueshme eshte ne vargun e fundit:

"Ne c'enderr kemi rene kaq keq,

Qe s'po zgjohemi dot valle?"

Autori biologjik dhe pronari i kesaj poezie brilante elegjike testamentare kerkon shpresen e pa shprese; e konsideron enderr te keqe ajo cfare po i ndodh. E dashur, i dashur, kur do mbaroj kjo enderr e keqe? pse nuk zgjohemi dot? Kush na e do te keqen? Kush na e beri gropen kaq thelle? Dhe sigurisht KADARE, nuk hyn ne kete dhimbje.

Dhe po autori origjinal e mbyll me vdekjen e tij:

"ca pika shiu rane mbi qelq,

per ty une befas ndjeva mall"

eshte nje addio e fundit. E fundit. E fundit,

e pa shprese, pa liri...

Featured Review
Tag Cloud

© 2023 by The Book Lover. Proudly created with Wix.com

  • Grey Facebook Icon
  • Grey Twitter Icon
  • Grey Google+ Icon
bottom of page