NUK MUND TE PRETENDOJME NGA POPULLI TE MESOJNE KUSHTETUTEN KUR JANE ANALFABET - Edlira Jorgji Doko
- edlira jorgji doko
- 25 mar 2020
- Tempo di lettura: 3 min
Aggiornamento: 30 set 2020

Eshte evidente, ne plan te pare, teper irrituese shume e dhimbshme per mua dhe si shume per ju te shikojme popullin tone ne renie stili, ne marsh pas duke perbuzur punen e Mesenjtores, librat ngarkuar ne mushka qe shkonin si nje meteor ne mesnate, duke lene lekuren mbi gure, mbi lis, dhe zemren nen jastek, o ne gjirin e nenes, per te bere drite dhe atje ku nuk hynte Zoti, per te bere zjarr dhe atje ku nuk kishte oxhak, per te lene brezave te rinj nje pasuri kombetare, per ta mbrojtur si syte e ballit, me cdo kusht e ne cdo situate, nga armiku dhe nga tradhetari, nga ziliqari dhe nga injoranti, nga kokat boshe qe e vendosin dijen ne faze te dyte, nje shkalle me poshte se vetja o egoizmi o pushteti. Eshte e kot qe po kjo kategori njerezish te pretendoj drejtesi, liri e barazi. Eshte injorante. C'ta bej pushtetin? Ta djeg atdheun gjer ne shtratin e lumit? Ta bej detin nje strehe per moluske?
Sigurisht e natyrisht, nuk mund te pretendohet gjuha shqipe as nga poet e shkrimtar kusar. Keta i bejne zbor alfabetit, i nxjerrin uje te zi kultures sone, e bejne te flas me vete. Dhe kur flasin per gjuhen shqipe, te shkojne te lajne gojen me uje te bekuar, duart me mjalt, dhe vetem me dylle e pluhur trendeline. Se vetem keta nuk e duan gjuhen shqipe. Cakenjte dhe ujkonjat.
Gjate tre dekadave, shkolla fillore, ajo e mesme dhe universiteti bejne gare, sfidojne injorancen dita me dite, duke i lene librat menjane, duke folur nje gjuhe te vogel, dhe albafetin te bere lemsh me shkronja greke, italiane, amerikane, kineze. Mes kesaj ngaterrese jam dhe une. E shtoj ne poezi si sjellje te re. Hap nje fjalor bio timin, qe te bej diferencen. Te gjitha u adoptuan. Njelloj si makaket ne metro, ne pazar, ne muret e qyteteve indiane.
Nje gare e persosur gjer tej persosmerise. Te gjithe jane fitimtar. Te etur per te shperdorur atdheun ne aspektet me delikate, duke e rrjepur dhe ate edukate morale qe mbart kombi yne. Njelloj si mongolet me polaket. Gjak, intriga dhe tradheti. Por ketu episodet e lashta jane shtet me shtet. Neve kujt i bejme keq, vetes? Po! Jemi bij te kryqezimeve vjeshtake. Fisnik obortarve te Otellos. Jemi gezimi dhe hidherimi i qiejve lunar.
Kemi dishendece qiellore: Jemi krijese e Zotit, Qiellit me token. Krishti eshte vellai yne, por dhe Juda eshte eshte vellai yne. Kemi dishendence mbreterore: kemi gjysh Gjergjin Kastriotin, por dhe niiper te Hamzait. Cdo shekull perseritet Bibla me evente origjinale. Do te thoja me nje perpikmeri unikale.
Gazetar qe s'njohin kushtetuten e Shqiperise, Analist qe nuk dine per cfare flasin, e kujt i mbajne qiririn e vdekjes, Petagog qe blihen e shiten njelloj si gjykatesit, Burgje qe nuk njihen me vraresit - keta mbyllur, o ata qe ngrohin kolltukun e kuq!? Populli lihet ne heshtje, i jepet ajo qe ka nevoje: pak uje, pak buke, energji elektrike me sezone, e ne te semes LIRIA, DEMOKRACIA, NDERI DHE LIGJI. PYETJA: mund te pretendojme kushtetuten nga nje popull me dimeson shpirtror te vogel, me mendje ekstemisht te dehur nga deliri, me trup pa gjak? Jo, jo, JO!
Sundohet e percahet lehte fare nje popull pa dije. I heq cdo te drejte morale e njerezore, i heq te drejten e endrres, e shpreses, te krenarise personale dhe asaj kombetare. Populli injorant eshte qorr, pa drite, pa synime, pa identitet. Eshte si nje femije ne hapat e para te jetes, si nje anije e re ne oqean..ne hapsire te panjohur edhe pse jeton ne token e eterve..eshte kuturu...i dehur me fjale boshe...pozitivitetin e sjellin kokat plot. Ata qe te bejne te fluturosh e te punosh me pasion per familjen e per kombin... - fragment. NEW entry ne letrat shqipe dhe ato boterore.
Comentários