KESHILLA TE VLEFSHME PER SHKRIMTARET E RINJ - Edlira Jorgji Doko
![](https://static.wixstatic.com/media/9188e2_c892e0c6e1f84e5f8f33c0e2ae59ebb6~mv2.jpg/v1/fill/w_960,h_960,al_c,q_85,enc_auto/9188e2_c892e0c6e1f84e5f8f33c0e2ae59ebb6~mv2.jpg)
Keshilla mund te japin te gjithe njerezit, nga pervoja personale e familjare e shoqerore. Keshilla qe kane baze, shtat dhe shpetim nga nje problem kolosal qe ju shqeteson vertet dhe sjell mal humor.
Keshillat e mira jane si dashuria, jane baraz me nje fjale te Zotit. Ato nuk demtojne askend, perkundrazi mund te shpetojne shume jete njerezish qe vuajne dhimbjet e Krishtit nga vete te ngjajshmit.
Psh, une mund te jap shume per ata ato qe kane vesh te degjojne, per ata ato qe shkruajne ne gjakun e zemres se tyre, pa huazuar askund, pa shitur trupin, pa u bere skllever te modernizimit.
Nje nga punet e para qe duhet te beni eshte:
- Kur krijoni muzen fillestare mos e postoni asgjekund. Mos beni gafen qe bera une. Sepse kjo gaf do t'ju kushtoj shume me vone. Vone qe s'mund te rregulloni dot. Vone sepse te tjeret e kane perlare dhe sociali nuk pergjigjet per njerezit e ndershem, as ligji.
- Kur e formuloni muzen mos e hidhni ne word. Futen. Mos e ndani me miqte. Futen. Mos e dorezoni per nje mendim autoreve me te medhenj se ju: ju kane vjedhur, dhe ju bllokojne pa asnje arsye. Kur te kerkoni te drejtat, nuk ju beson asnje. E thame, sociali eshte me robota. Robota qe perfitojne si te te shqyejne, si te te turpurojne qe t'ju mbajne lidhur.
- Kur flisni ne chat, mos hapni shume jeten tuaj. Ajo jeta juaj, neser eshte vjedhur. Do thoni: jo, eshte imja, ia thashe filanit, apo cdo arsye tjeter, mos mendoni se ju besojne.
- Kur formuloni muzen e pare, eshte impronta biografike gjenerale e kurmit poetik. Eshte suko i zanafilles. Impronte qe zgjerohet, ngushtohet, persoset dhe modifikohet sipas lartesise se fjales ose burimit shpirteror. Eshte themelore mos jua vjedh njeri. Mos beni gafat e mia. Gafa qe nuk kane fund, pervec fillimit.
- Mos besoni tek asnje poet. Nuk ka miqesi te sinqerte. Kur je plot muze, keshtu si une, do ju ngjiten per pak kohe, ata qe vdesin per pak visibilitet, dhe ikin. Kaq eshte puna. Nuk ju njohin me. Madje shkojne tek emrat qe beni ju per te qelluar akoma me teper. Keshtu funksionon me mire dalja ne blog o ne gazete.
- Mos pretendoni aspak dashuri as askush. Nuk kane kusaret e shpirtit. Jane njerez te braktisur nga perendite. Mos shikoni emrin e madh qe ka, por mesoni ta lexoni ne detaj cdo damar per te bere nje gjykimin tuaj. Asnjehere me turmen. Beni nje perandori me kritike tuajen.
- Mos u ndjeni asnjehere mbi te tjeret si fillim. Asnjehere. Nuk lejon rritjen tuaj shpirterore. Nuk lejon mesimin dhe edukimin kultural. Kenaqeni me pak, kur mund te pretendoni e pretendoni duke lexuar, duke shkruar, e duke degjuar.
- Mos u mundoni te dilni ne gazete e reviste pa qene te bindur per kritiken. Une psh. nuk bera ate qe bejne shoqet e mia. Une ndenja kater vjet pa botuar librin tim. Dhe eshte gjeja me e bukur qe mund te beni. Pjekuria eshte themelore per nje autor.
- Lexoni ne vazhdimesi te gjithe autoret. Keshtu beni opinione per cdo njerin prej tyre. Mos beni fotografi sa andej- kendej me njerez te medhenj fillimisht. Bllokon rritjen. Eshte nje me nje.
- Gjate rritjes tuaj, do shikoni ata qe shkruajne si ju me mendime te ndryshme nga tuajat, dhe eshte normale, por mos imitoni asnjehere cfare thone e cfare bejne. Ju do flisni per ate qe jeni, dhe jo per ate qe duan te tjeret te jeni. Keni humbur betejen qe ne fillim. Keni humbur mundesine te jeni dikush.
- Gjate rritjes tuaj, do shikoni padrejtesi nga ata qe shkruajne si ju, dhe eshte normale, por mos bini kurre pre se keqjes. Nje autor i ndershem, eshte njeri i ndershem. Nje autor i mire, eshte me shume se dishepull. Nje autor i ndershem, eshte drite per popullin e tij. Nje autor qe futet ne politik, ka humbur lirine e tij. Nje autor qe kerkon pushtet me cdo kusht, eshte destinuar te jete hi. Nje autor i mire eshte bio, eshte i gjakte, i flakte, i persosur me gjithe gabimet e tij, dhe per nje cmim as qe i behet vone. Ka perendite. Ka qiellin. Ka menyren me te shenjte te flase, te qaj, te dhemb e te dashuroj me pasion. Nje auto bio, nuk vjedh kurre shpirt te huaj. Nese me shume jep. Jep se ka. Jep lumturi dhimbje e dashuri sepse e ka gjoksin plot me kenge. Nje autor bio eshte kapricioz. Testard. Shume i paster. I kalon dhe engjejt. Nevrik dhe impulsiv. Mburres dhe plot miresi.
- Kur degjoni autor qe "une nuk jam autor i madh" i hiqni vize. Poeti eshte nga natyra i vetdijshem per pushtetin qe posedon. Ky gjest eshte viktimizem per te terhequr vemendjen e lexuesit. Eshte prova vertetuse qe nuk ka bekimin e Olimpit. Mungon pagezimi poetik. Mungon lartesia e diturise creative.
- Gjate rritjes tuaj do ndeshni dhe poet kanibal. Poet qe ushqehen me sy, goje, gjak njeriu. Vampire. Mos i imitoni asnjehere. Ata i shikoni ne social si nje grup peshkaqenesh. Me copeza mish njeriu neper dhemb, me egersi e terbim mbi viktimat e tyre. Gjakosin oqeanet, lumenjte, zemrat e juaja. Duhet kujdes. Shume kujdes.
- Gjate rritjes tuaj do keni presione psikologjike te tmershme. Mos u beni pjestar. Mos luani me jeta njerezish. Eshte e rendesishme te ruhet brenda jush ndergjegja e nje femije ne trup te plakur. Eshte e rendesishme te keni mekate te lehta njerezore dhe jo krime.
- Do shikoni veten tuaj te trasformuar ne nje lot endrrash. Do beheni te lehte si penda, te mire si perendia. Fillon drita e perjetshme, epoka e njohjes se jetes, te plageve, te bukurise njerezore. Shpalosja e nenes, babait, familjes, fisit dhe atdheut. Fillon njohja dhe ndryshimi i trupit, mendjes zemres dhe shpirtit. Do ndiheni te pathyeshem sepse keni universin brenda jush. E keni nese jeni si kristali. Do beni kujtimet germa, germat strofa, strofat poeme..
Do beni te djeshmen si tespite ne duart e nje plaku, do beni kujtimet si shkelqimi ne sy, do beni jeten nje rrefim ne publik. E nuk ka me terheqje. Nuk fshiheni dot ne asgje. Do jeni nje himn cantor.
- Do shikoni metamorfozin qe merr miqesia per pak interes. Mos e beni nje problem. Kerkoni ndihmen e familjareve, te eterve tuaj sepse ju pergjigjen, ju pergjigjen. Nuk ka lum qe s'kalohet. Nuk ka stuhi qe s'mbaron. Nuk ka qiell gjithmone me shi. Nuk ka bote pa kuptim. Ka humbje njerezish, ka dashuri e vdekje, ka urrejtje e admirim, ka keqkuptim dhe vazhdimesi.
- Do shikoni me syte e juaj e nuk do besoni ate qe shikoni, autor te medhenj shoqeruar me poet kusar. Nese nuk vijne te ju qe keni muze bio, ndajeni mendjen; ju jeni loja e tyre. Do do vjedhin cdo krahe e renkim, cdo lutje e fluturim; do jeni banketi i tyre. Do jeni vera e tyre, do jeni pjatanca me e preferuar. Kur jeni si pranvera, te gjithe te vershojne mbi barin e njome, te gjithe shkojne e kepusin trendafila ne kopsht. Kur jeni si vjeshta, nuk i duheni askujt, jeni skllever te kapricove dimerore, te tufaneve siberiane. Perdoreni si duan e kur duan. Mundohuni te jeni pranvera. Me mire te zilepsur, sesa te keqardhur. Me mire ne rrugen tuaj, sesa rrethuar me hiena.
- Mos beni problem nje dashuri mendore ose shpirterore(edhe te martuar), sepse nuk prekni asgje askujt. Nuk eshte tradheti. Poeti dashuron nga natyra. Kendon si zogjte gjithe diten. Nuk pushon as tej vdekjes. Dashuria pasionale ne krijimtari sjell dhe muze pasionale. Eshte mekati me i bukur qe ka qielli. Mekat qe falin dhe perendite, madje madje, xhelozojne mishin kur prek mish, buzet kur puthin buze, dhe vullkanet ne shperthim ne nje kohe kur zemra bie kembanat e ajrit qe degjohen ne Olimp. Nje orgazme e kesaj natyre, mund te ndertoj nje poezi mekatare qe s'mbetet poet(jo bio) pa e vjedhur. Nuk le me zvarranik pa u zvarritur, ujq pa uleritur,
hene pa u gjysmuar, yje te mbeshtjellur me re, te lepihen nga zilia, t'u bien jarget nga zilia, te vdesin nga zilia... Do ju quajne te cmendur. PO.. te cmendur nga dashuria, nga pasioni dhe bekimi qiellor. Po, te cmendur me damar te pavdekshem..
Mos e beni nje problem cfare thone kusaret o ligesite,
E rendesishme eshte te gjeni shpirtin binjak. Te ngjajshmin qe ju cmend nga dhimbja. Dhimbje qe kurorezohet me lumturi. Po. Nje poet ose shkrimtar eshte i lumtur kur shkruan.
Eshte si femijet. Gezon si femijet. Edhe vertet nje mrekulli njerezore te shikoni te rritur veten dhe te keni sjelljen e nje femije.
Keto qe ju thashe une, mua nuk mi tha njeri, prandaj ju a them mos kemi viktima te reja. Viktima qe zene qiellin.