NJEREZIT E MIRE - Edlira Jorgji Doko
- - Pjesa e peste - thenie ne veshjen time
Njerezit e mire kane virtytin te jene te ndershem.
Nuk futen ne mekat, bejne gabime, dhe jo faje.
Zakonisht shoqerohen me njerez si vetja.
Qendrojne fisnik, me miq dhe me armiq.
Nuk tradhetojne veten
dhe automatikisht
as familjen as atdheun.
Njerezit e mire merren me punet e tyre,
nuk fusin hundet tek familjet e huaja;
jetojne ne paqe me veten e tyre, jetojne bukur
dhe vetem, sepse respektojne gjerat e vogla;
nuk duan komplimente boshe,
cmime me 0 vlere.
Ne njerezit e mire futen grate e medha dhe burrat e medhenj.
Nuk ka rendesi profesioni, shkolla, pasuria.
Kam pare fshatar te mire une qe kane moral me te larte
se nje profesor me dhjete fakultete.
Kam pare profesor te kualifikuar shkeqyeshem
te mos bien nga throni i tyre i madheshtise.
Njeriu i mire eshte nje specie ne zhdukje.
Erdhi kafsherimi i ri qe sulmon pa fre njeriun e mire.
Njeriu i mire quhet keshtu, sepse ndergjegja eshte puro,
sepse eshte i paster ne cdo kendveshtrim, eshte NJERI.
Njeriu i mire e ka te veshtire bashkjetesen ne kete bote pa dashuri
lendohet shpejt nga qenesia e kafsheve me dy kembe.
Njerezit e mire duhet te mbrohen nga ONESCO.
Eshte detyre, qellim, shprese e liri.
Nese vdes njeriu i mire, toka shembet; bie qielli,
dhe yjet coptohen ne topa zjaresh ne pyje, oqeane,
dhe e ben ne miliona drita hijesh e hiri i tyre
nje lot pikellimi.
Njerezit e mire nuk behen pjese e se keqjes.
Preferojne varferise sasa te behen per meshire.
( ju futa nje thenien time qe eshte bere virus ne social por pa emrin tim. Jane mijera e mijera. Ja keto mekate nuk i bejne njerezit e mire, por IMORALET per ZILI. Dhe kur nje popull bie pre e ketyre ziliqareve nuk ka asgje te mire!).
![](https://static.wixstatic.com/media/9188e2_6281b137e89f4612ba60cab63e09040d~mv2.jpg/v1/fill/w_552,h_368,al_c,q_80,enc_auto/9188e2_6281b137e89f4612ba60cab63e09040d~mv2.jpg)
Comentarios