Zt. KRYEMINISTRI I SHQIPTAREVE EDI RAMA - Edlira Jorgji Doko
Zt. KRYEMINISTRI I SHQIPTAREVE EDI RAMA
Para se te stolisni qytetin me drita festive sigurohuni qe populli ta kete ushqim te haje. Drita eshte lluks,
ushqimi domosdoshmeri.
Para se te ndertoni nje shkolle sigurohuni qe mesuesit te kene shendet mendor e pasuri shpirterore.
Ndertesa eshte lluks,
edukimi ardhshmeri.
Para se te ndertoni nje spital ose shtepi kurimi per moshen e trete
sigurohuni qe doktoret mos ta kene blere dipllomen, dhe sigurohuni te kalojne ne analiza me nje juri speciale
vit me vit me psikiater dhe psikologe. Ndertesa eshte lluks,
trajtimi njerezor eshte detyre.
Kur ndertoni nje universitet te ri sigurohuni qe studentet te frekuentojne cdo shpjegim dhe profesoret mos te mashtrojne ne vleresimin e tyre. Godina eshte lluks,
vetedija eshte siguri.
Kur ndertoni nje salle gjyqi te ri sigurohuni qe gjyqtaret avokatet mos korruptohen nga kriminelet. Godina eshte lluks,
krimi kundervajtje, - Thyerje ligji.
Kur publikoni nje thenie te vjeter nga autor te vdekur sigurohuni ta keni lexuar padyshim, dhe qe te jeni korrekt me veten dhe popullin tuaj, hidheni faqjen e librit origjinal. Respekti eshte kulture,
kultura eshte dije.
Pse ju a them keto?
Sepse shikoj ne fb tuaj nje zell pozitiv,
ndersa mua si poete me dridhet shpirti
me ndryshimin e ketij brezi te ri e te moshuar. Me ze frika.
Kam frike mendjet e vogla.
Grate e vogla.
Burrat e vegjel.
Dhe sigurisht do thoni -
pse fajtor me beni mua?
Sepse popullin e qeverisni ju. Ligjin e beni ju. Populli nuk ka ndergjegje te paster.
Shtepite botuese nuk kane rregulla.
Publikojne cdo dite vjedhje. Keto nuk jane ne kompetencen time. Jane ne tuajen. Dhe qe une kam gjithe kete bulizem shumevjecar
eshte faji juaj qe ju nuk respektoni ligjet.
Nese shpite botuese dhe redaktoret mernin gjoba,
nuk do kisha deme. Apo jo?
Dhe meqe jemi tek demet, kemi nje pjese te shqiptareve
me probleme patologjike te renda.
Me avancim ne semundje. E per kete fajtor jeni ju zt Rama.
Nuk jam une. Juve jeni te bulizuar nga shume njerez te vegjel e cmendurak, dhe kjo ju behet dyfish e pafalshme.
Une vuaj nga 10 vjet. I grije ne mulli te kafese se jam e zonja, por problemi eshte pse duhet te ndodhe? Ndodh nga ato qe une shtrova ne pjesen e pare te letres.
Mungon ndergjegja, edukata dhe njeriu. Ndodh zt Rama qe dhe Maragarita Xhepen
ta zere kriza e te recitoj vargjet e mia
ne emer te grave budallacka.
Edhe kemi shume aktor e artist
qe bejne keto veprime.
Zt, kryeministri i shqiptareve.
Para se te mereni me gjera materiale futjuni punes ne gjerat morale.
Materiali prishet e digjet e shembet, morali eshte themeli i shendosh i shoqerise civile.
Nje moral i mire,
krijon popull te mire.
Morali i shendosh zt Rama
eshte fakulteti natyror por kaq i lart, i gjere, i thelle e i shendosh
per njerezimin.
MJERE AI POPULL QE KA MORAL TE KALBUR! MJERE AJO POETIKE QE NDAN VJEDHJET DHE LAKMON LAVDI NE KURIZ TE HUAJ! MJERE AI POPULL zt RAMA
QE SHIKON STOLITE GODINAT DHE RRUGET
KUR MUNGON NJERIU BRENDA! DHE KOSOVES DHE SHQIPERISE
I MUNGOJNE KATEGORISHT.
Zt KRYEMINISTRI I SHQIPTAREVE EDI RAMA
Para se hidhet nje postim ne fb tuaj sigurohuni qe administratori te jete i vetedijeshem per cfare prezantoni e deklaroni. Te kete natyrisht
njohuri ampio ne leterature.
Nuk me kujtohet emri, (dhe ju siguroj qe mendimi im eshte negativ) por do ta gjej. Kapaciteti eshte vyrtyt,
besimi qorrazi eshte faj.
Para se te jepni cmime me duart e juaja sigurohuni qe autori ne ceshtje te jete
99% i ndershem, e 1% mashtrues. 1% falet, 99% eshte injorance ne materje.
Para se te flisni per Presidentin e shqiptareve e te ankoheni per budallalleqet qe ben Ilir Meta, sigurohuni qe ne fuqi mos e keni sjelle juve per te ardhur ne pushtet sepse dhe nje femije ju qesh ne fytyre. Harresa eshte qark i shkurter,
e verteta te verbon.
Para se te flisni ne RAI UNO tek programi "Porta a Porta" me prezentuesin televiziv Bruno Vespa, per tematiken delikate qe shqeteson gjithe njerezimin sic eshte ajo e eleminimit e droges ne Shqiperi, sigurohuni qe kanalet e tjera italiane si psh. NOVE mos nxjerr mbas pak muajsh; kamionet me hashash e me kokaine, hambaret plot stoqe stoqe, malet te lulezuar me hashash, policet te korruptuar gjer ne gjak, banda kriminale shqiptare e koalicion me mafjen napoletane, te filmuar ne detaj. Edhe njehere, ne detaj. Dhe krimi qe kryhej ishte ne veri te Shqiperise. Nje pjese e madhe e droges iku nga qarkullimi sic deklaronit ju, ndersa pergenjeshtrimi
(nuk e di sa e vertete eshte sepse nuk jam prekurore)
ishte cruciale dhe teper e frikshme. Shqiperia - thoshte gazetari - eshte baza ku kalohet e gjithe droga nga vendet latine.
Pra nje pike takimi per ta kaluar ne Evrope. Juve jeni ne dijeni per kete fakt? Ju rezulton ky krim ? Nese po, cfare jeni duke bere? Nese jo, pse nuk e pergenjeshtroni e te gjykohet gazetari italian? Pse gazateri italian thoshte: Shqiperia, Kolumbia e Evropes? Te beni kryeministrin eshte pergjegjesi, te mbroni veten dhe popullin eshte nder.
Para se flisni e te fryheni si gjel para nje gazetare injorant\e sigurohuni qe ajo ose ai te kene fakultet per kete mision. Dhe ju denucioj une publikisht mijera emra nese doni. Nga sot per neser jane vipa. Genjeshtaret patologjik. Gra e burra pa tru, pa kulture, pa njohuri. Pse ndodh kjo burrokraci ne atdhe zt Kryeminister? Tjeter eshte nje profesioniste ne profesion e tjeter nje mjeran per nje cope buke.
Para se te pergjigjeni nje gazetari o intelektuali siguroni qe personi ne ceshtje nuk ka kryer asnje kundervajtje. Psh. Ka shtepi botuese qe ushqehen me vjedhje, publikojne vjedhje. Ka redaktor qe ofrojne libra te vjedhura per para,
e nuk ka rendesi kujt.
Fillon nga 7 vjec e gjer ne 90 e ca vjec. Por, kujdesini nuk do ngre kete shqetesim sot
sepse e bera buje 5 mije here. Une sot do ngre kete - Pse keta kriminela te lire flasin keq per ju? Pse kane urrejtje karshi jush? Juve jeni ne favor te tyre, apo jo? Ata duhet t'ju puthin
(lere mos ta them)
kembet ne gjunje minute per minute. Pse kaq mosmirenjohje?! Po, po pra. Perderisa gjejne horizontin pa yje rete do sjellin shi e bore e dimer.
Juve nuk jeni une
qe jam ne objektiv padrejtesisht.
Dhe une duhet te mbrohem nga ligji.
Nga ai ligj qe juve nuk e vendosni ne perdorim. Per juve,juve jeni Kryeministri.
Eshte normale fyerja e urrejtja politike. (nuk duhet te ndodh ne demokraci, por ja qe ndodh)
Te thuash te verteten sot ESHTE HEROIZEM. E une jam nje heroine vlonjate.
Zt KRYEMINISTRI I SHQIPTAREVE EDI RAMA
Tematika poetike... Eshte nie problem serioz i pazgjidhur ne gjithe boten. Eshte nje menyre jetese moderne e re, hakmarrese, sidomos me social media behet akoma nje virus i eger; nga ku demton ndergjegjen njerezore te personave te brishte, nga ku krijon mekatar te vegjel e te medhenj, te ditur e te pa ditur, nga ku shtyhen njerezit te perfitojne mbi njerez, nga ku lakmojne gra burra e femije qe te cmohen me poezi te vjedhura.
Tematika poetike... Ose me shkoqur sic i quaj une - kontabandieretet e shpirtrave, shitesit ndjenjave, trasfusimi i gjakut poetik dhe epopeja e lavdive te rreme, eshte nje akt persekutor publik ditor; nga ku mijera e miliona njerez ndajne kete krim (me dashje dhe jo), nga ku mijera e miliona njerez shikojne dhunen qe behet (si palacot ne cirk ).
Edhe sa me shume te shprehesh shqetesimin, kaq me teper vjen e qenesuar ne grup. Edhe sa me shume te thuash te verteten, kaq me teper u rritet uria e dhunes.
Tematika poetike nuk eshte loje. Loje ku lozin njerez te moshuar sikur te jene
nje 40 vjecar\e ne cmendurine e plot te hormoneve; loje ku lozin grate dhe burrat e vegjel me dhimbjen e huaj; loje ku vajza 8 vjecare te flet sikur ka pjelle 5 femije, pa u krijuar emocionalisht, por qe te jep keshilla sikur te kete jetuar dy shekuj, te kete luftuar ne ferr, te flas per varferine ne nje kohe qe fle si princeshe, te marr cmime dhe kritike letrare nga autor te medhenj, kur duhet kuruar me urgjence; loje ku lozin avokat e doktor e pensionist e studente; loje ku lozin gjithe sistemi hibrit; loje ku lozin mesueset e fillores, psikiatrat e farmacistet; loje qe per loje ka pak fare ose aspak. LOJE SCHADENFREUDE.
Tematika poetike eshte gjuhe dishepullore; nga ku jo te gjithe lexuest arrijne te kuptojne; nga ku jo te gjithe dine te lexojne cfare lexojne; nga ku me te deshtuarit hapin faqe internetike e blejne lexues; (dhe nuk eshte veshrite te marre pelqime. E krijon per ate pune) nga ku asnje ligj ne social media ka privacy per autoret dhe shkrimtaret.
Sot eshte ne emer te MARIA CALLAS, neser ne emer te SOFIA LOREN. Sot eshte ne emer te ARISTOTEL ONASIT, neser eshte ne emer GIULIO CESARE.
Kush pergjigjet? Kush e ben, dhe pse?
Perse leteratura jone antike (ajo pak qe eshte) po rinovohet me vjedhje moderne? Kush po i ben kaq qesharak rilindasit tane? Si lejoni ju zt Kryeminser nje plagjiature kolasale, ndryshim dhe devijim historik kombetar, perbaltosje , fyerje, trazim ne varr, degjenerim total mbi figuren me te shenjte te poetit me hyjnor qe kemi NAIM FRASHERIT?
Pse juve, KADARE, e nje koloni heshtni kete krim e turpesi?
Perse juve zt Kryeminister nuk ngrini nje juri ne atdhe me nje grup autoresh bio qe lexojne bukur nje autor tjeter dhe te vendosni rregulla per tu respektuar nga te gjithe, e nga ku te filloj ky solidarizem ne gjithe vendet e botes duke vrare drejtesisht neglizhencen e social mediave?
Ju garantoj qe eshte fare e lehte dhe legjitime dhe duke u shtyre ngaqe punoni me ndrshmeri per vendin tone. E..? Kete gjakderdhje me shume spektator juve e pushoni dot zt Kryeminister ?
Zt KRYEMINSTRI I SHQIPTAREVE
Une kam shume per te thene,
shume per te shprehur,
shume pyetje, qortime, dhe deshiren
per te qepur kete plage hemoragjike
qe kullon lot gjaku. Une dua ta filloj nga banoret
qe banojne ne atdheun tone. Kush jane, pse ky ndryshim,
(sepse e verteta nuk ishim keshtu),
cilet jane faktoret, e pse ky rebelim jo njerezor.
Do t'ju sjell nje shembull. Nje autor shqiptar nga Kosova
kishte bere nja 15 rrjeshta per I. Kadare.
Ishte keputur ne mes me demek. Nejse, e drejta e tij.
Por konteksti ne brendesi ishte qesharak.
Pak a shume ishte shprehur keshtu:
"Kadare eshte rrace ariane"
Kur e lexova m'u drodh shpirti.
Si eshte e mundur ne shekullin e 21
te kete kaq idotesi akoma?
Si eshte e mundur kaq injorance e racizem
ne pranveren e demokracise?!
Do t'ju sjell nje shembull tjeter.
Ndodhi para nje jave tek nje autor qe eshte cmuar nga
ishpresidenti Bujar Nishani.
Ne 2017 ka plagjuar nje poezi per atdheun, por
e beri replay kujtimin. Kush kometoi thoni ju?
Te gjitha hajdutet me patente. Po i cmuari si quante? Poet\e.
Te vjen hidhur, e? Jo zili, jo zili. Inat pse bien kaq poshte.
Duket sikur jemi ne cmendim ne pafundesi.
Dhe jane te gjithe zogj me simfonine time neper buze.
Do ekzagjeroj te sjell nje shembull te trete.
Kur une bej nje kritike letrare kam ndjesine
dhe aftesine te hyj ne nje autor tjeter.
Pa asnje problem.
Madje eshte ajo qe me shkakton konflikte,
sepse lexoj fare qarte. Me irriton perpara.
Tani perkujdesja ime nuk ishte te flas
per kete vesin tim me vyrtyt,
por per vyrtytin plot ves te turmes;
mbas pak oresh, ditesh, javesh, muajsh e vite,
e shikoj ngjitur ne autor hajdut\e,
e te bere nga redaktor hajdut\e.
Pse ndodh
ky fenoment komik?
Sepse juve zt Kryeminister punoni mire!?
Ne rastin e pare kemi nje veshje me prerje ne mase,
ne rastin e dyte kemi masa jashte mases.
Dhe serish, besomini, perkujdesja ime nuk ishte
vetja ime perfekt, jo,
por sesi nje mase e madhe e popullit shqiptar
del kunder parimeve fisnore e patriotike
duke komentuar me zell kur s'di.
Si behet
nje krim kaq hipokrit e publik?
Dhe nuk mbaron aspak tragjedia Shekspiriane.
Ulerima te tjera hijesh, krisma te tjera urrejtjesh,
do fluturojne sikur te jene nje tufe shqiponjash mbi kryeqytet,
ku ne nje dore flamurin, e ne tjetren shpatat e vdekjes.
Vrapojne si te marre ne ererat e vjeshtes,
sikunder nje gjethe s'gjen paqe, as ne peme, as ne toke,
as ne ajer, as pa Zot.
Guxuliten neper pika lotesh te thare,
rrokullisen si femijet kapricoze nder dhè,
pak ketej e pak andej,
dergjen ne shtrate stuhish boshe,
lengojne nje puthje pa shprese.
Ju lodha me duket.
Me duket e teprova.
Por do degjoni gjer ne fund
bemat e popullit tone.
Ka njerez soj - soj, ngjyra - ngjyra,
drame e teater e baste, kercet ankandi
nga Kosova ne Shqiperi,
e nga Shqiperia ne Kosove.
Te gjitha akuzat kane nje arsye,
te gjitha kane nje shpjegim.
Ajo qe nuk ka fytyre as nder eshte;
kur pedofilet shajne pedofilet,
kur perdhunuesi shan perdhunuesin,
kur ligesia shan ligesine,
dhe ne fund te banketit,
ja fusin nje cmim.
Ja me trshegime,
dhe bollek gjitheheret
o Kryeminister!
Keni inat?
I bini kokes ne mur.
Ajo dhe kjo eshte
kultura e popullit tone sot.
Kulture qe po shuhet me dashje.
Kulture te po trasormohet me dashje.
Kulture qe po zevendesohet me dashje.
Kulture qe nuk po mbrohet me dashje.
Kulture qe po behet si binjaket ne kor.
Kulture qe po cmend me pahir popullin.
Po shuhet sepse hyri bota e re.
Po trasformohet sepse hyri moda e vjeter.
Po trasformohet sepse luajne binaret e shekujve.
Po trasformohet sepse nuk ka qeveri ta mboje.
Po trasformohet sepse nje poezi ka zene rrenje 30 veta
qe lexohen ne fb. Sa jane ne libra bosh?
Nuk njihet numri i sakt i tasgresoreve.
Po trasformohet sepse autoret e vdekur po i bejne sharlatane,
e populli i thjeshte, nuk dallon dot kete barbari.
Per kete eshte shteti.
Per kete pergjigjet Minstria perkatese.
Si thoni ju zt Kryeminister,
kam te drejte une?!?
........
Mbyll: kur populli vuan per shpirt e per zemer
Juve mos e llustroni nga jashte si nje molle te kuqe
ku krimbi ben Pashke.
Per te luftuar kete krimb,
per te embesuar shqiptaret,
duhet pune e madhe e brendshme
themelet e pilastra te hekurta
qe te mbajne tradhetaret me gjak gjarpri
ne letargun me antik qe mbart Arberia.
![](https://static.wixstatic.com/media/9188e2_e012556d804e468eac6403f5b4419c07~mv2.jpg/v1/fill/w_640,h_640,al_c,q_85,enc_auto/9188e2_e012556d804e468eac6403f5b4419c07~mv2.jpg)
Comments